05 Feb Bashkëbisedimi i Kryetarit të LSI-së, z. Meta me gazetarët

Dua të shpreh angazhimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në radhë të parë, për t’i kontribuar një procesi zgjedhor të standardeve evropiane dhe detyra e parë e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha instancat do të jetë zbatimi i ligjit dhe i kodit dhe përpjekja për të arritur vendime konsensuale, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe në të gjitha nivelet e tjera të administrimit zgjedhor. Kjo sepse edhe mesazhi kryesor i Komisionerit për Zgjerimin dje ishte pikërisht për të arritur standardet europiane në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që ato të shënojnë një moment kyç për demokracinë dhe funksionimin e të gjithë institucioneve demokratike në vend.