13 Dec Klajda Gjosha emërohet zv/ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Klajda Gjosha emërohet zv/ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, është emëruar Zv. ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Znj. Gjosha ka zëvendësuar në këtë post znj. Filloreta Kodra, e cila është emëruar pak kohë më parë ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuar dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.
