I. EMRI
1.1. Partia e Lirisë është parti politike. Ajo është bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, të bindjeve, të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit.
1.2. Emri i plotë i partisë është Partia e Lirisë dhe inicialet e saj janë PL, të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentet zyrtare të partisë.
II. SELIA
2.1. Selia qendrore e PL-së është në Tiranë.
III. SIMBOLI
3.1. Simboli i Partisë së Lirisë është i përbërë nga një rreth i kuq, që personifikon ngjyrën e flamurit të Republikës së Shqipërisë dhe një stilizim grafik në ngjyrë të zezë, që personifikon shqiponjën dykrenare. Brenda rrethit të kuq dhe sipër stilizimit grafik të shqiponjës dykrenare, shkruhet me shkronja kapitale, në ngjyrë të bardhë emri i plotë i partisë “PARTIA E LIRISË”. Simboli vendoset në stemën, vulën dhe flamurin e PL-së.
IV. VULA
4.1. Partia e Lirisë ka vulën e saj, e cila është në formë rrethore me simbolin e PL-së në qendër. Rreth simbolit shkruhet me gërma kapitale forumi i PL-së, i cili e përdor.
V. DOKUMENTAT BAZË
5.1. Dokumentat bazë mbi të cilat bazohet organizimi dhe funksionimi i PL-së janë Programi dhe Statuti i PL-së.
5.2. Programi dhe Statuti janë dokumente të hapura për ndryshime dhe përmirësime, kur zhvillimet i bëjnë ato të nevojshme.
VI. PARIMET KRYESORE
6.1. Partia e Lirisë është krijuar, organizuar e funksionon mbi bazën e disa parimeve kryesore që janë:
VII. ANËTARËSIMI
7.1. Anëtar i PL-së mund të jetë çdo shtetas shqiptar, pa dallim race, kombësie, feje, seksi, gjendjeje ekonomike dhe përkatësie shoqërore, i cili:
7.2. Anëtarësimi në PL bëhet individualisht, mbi bazën e vullnetit të lirë të çdo shtetasi shqiptar që shpreh me shkrim kërkesën e tij për anëtarësim në Organizatën e PL-së, pranë Qendrës së Votimit në territorin e së cilës ai ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.
7.3. Vendimin për pranimin në PL të kërkuesit, e merr Kryesia e PL-së pranë Njësisë Administrative përkatëse, pasi ka shqyrtuar më parë kërkesën dhe rekomandimin e Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit.
7.4. Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së PL-së në një Qendër Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qendrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë, shqyrtohet nga Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e QV-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse plotëson kushtet e Nenit 7.1. dhe pranohet, anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e qendrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.
7.5. Shtetasi shqiptar që jeton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që ka dëshirë dhe plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në PL, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë Kryesisë së PL-së në vendin ku jeton. Në rastet kur PL nuk ka struktura në shtetin ku jeton shtetasi shqiptar, që do të anëtarësohet në PL, ai i drejtohet me një kërkesë me shkrim Kryesisë së PL-së në Bashkinë ku ka gjendjen civile në Shqipëri.
7.6. Anëtarëve të PL-së, që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, u garantohet përfaqësimi në Konventën Kombëtare të PL-së. Mënyra e përfaqësimit në Konventën Kombëtare dhe e zhvillimit të jetës politike përcaktohet me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar.
7.7. Anëtari i PL-së, i cili për arsye personale është i detyruar të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë, mund të ruajë anëtarësinë duke njoftuar me shkrim Organizatën e PL-së pranë Qendrës përkatëse të votimit për adresën e tij të re, si dhe të shprehë angazhimin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga ky statut.
7.8. Anëtari i PL-së ka për detyrë:
7.9. Anëtari i PL-së ka të drejtë:
VIII. MASAT DISIPLINORE
8.1. Çdo anëtar i PL-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara në Nenin 7.7., i nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.
8.2. Masat disiplinore janë:
8.3. Procedurën për dhënien e masës disiplinore anëtarit të PL-së e fillon forumi i cili ka konstatuar shkeljen.
8.4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të PL-së dhe të Kryetarit të Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Konventës Kombëtare, i drejtohet Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur apo të emëruar nga forumet e PL-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.
8.5. Kërkesa duhet të përmbajë një përshkrim të hollësishëm mbi shkeljen e konstatuar, si dhe masën disiplinore të propozuar.
8.6. Marrja e vendimeve dhe ankimimi i tyre bëhet në përputhje me parashikimet e këtij Statuti dhe të vendimeve të Konventës Kombëtare.
8.7. Rregullat e hollësishme për dhënien e masave disiplinore përcaktohen nga Konventa Kombëtare.
IX. ORGANIZIMI I PL-së
9.1. PL-ja është një parti politike me karakter elektoral me organizim vertikal nga baza në qendër, e cila në themel të organizimit të saj ka demokracinë e brendshme në parti, lirinë e shprehjes dhe të besimit, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, sipas parimit “një anëtar-një votë”.
9.2. PL-ja e ushtron aktivitetin e saj në të gjithë territorin e vendit dhe jashtë vendit ku ka struktura të ngritura në përputhje me Statutin e PL-së dhe që veprojnë në respekt të plotë të ligjeve të shtetit, ku kryen veprimtarinë e vet.
9.3. PL-ja është organizuar në dy nivele: në nivelin vendor dhe nivelin qendror.
9.4. PL-ja në nivel vendor ka këtë organizim:
Organizata pranë Qendrës së Votimit – OQV
Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative – KNJA
Komiteti Drejtues i PL-së në Bashki – KDB
Kryesia e PL-së në Bashki
Sekretari Politik i Qarkut
9.5. Në nivel qendror PL-ja ka këtë organizim:
Konventa Kombëtare KK
Komiteti Drejtues Kombëtar KDK
Kryesia
Kryetari
Zëvendëskryetari
Nënkryetarët
Sekretari i Përgjithshëm
Këshilli Ankimor Kombëtar
Bordi i Auditimit të Brendshëm
X. ORGANIZIMI I PL-së NË NIVEL VENDOR
Organizata e PL-së pranë Qendrës së Votimit
10.1. Njësia bazë e organizimit të PL-së është Organizata pranë Qendrës së Votimit.
10.2. Organizata e PL-së pranë Qendrës së Votimit formohet nga të paktën 5 anëtarë të PL-së. Në rastet kur nuk mund të arrihet ky numër, me miratimin e Kryesisë të PL-së të Njesisë Administrative, anëtarët e PL-së e zhvillojnë jetën e tyre politike, në një nga Organizatat e PL-së pranë Qendrës së Votimit fqinje.
10.3. Organizata e PL-së pranë Qendrës së Votimit i zhvillon mbledhjet e saj të paktën 4 herë në vit. Mbledhja e Organizatës e PL-së pranë Qendrës së Votimit thirret nga kryetari ose nga 1/3 e anëtarëve.
10.4. Gjatë periudhës së fushatave për zgjedhjet në parti, për organet e qeverisjes vendore apo zgjedhje të përgjithshme, Organizata e PL-së pranë Qendrës së Votimit konsiderohet e mbledhur në mënyrë permanente.
10.5. Organizata e PL-së pranë Qendrës së Votimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj politik:
10.6. Kryetari i Organizatës së PL – së pranë Qendrës së Votimit
10.7. Për mbarëvajtjen e punëve të përditshme, zgjidhet Kryetari i Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit. Kryetari zgjidhet për një periudhë katërvjeçare, nëpërmjet një procesi votimi nga anëtarësia e Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, në prani të Kryetarit ose të njërit prej anëtarëve të Kryesisë së PL-së të njësisë administrative.
10.8. Kryetari i Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit:
Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative (ish-komunat)
10.9. Drejtimi politik dhe organizativ i PL-së në Njësinë Administrative realizohet nëpërmjet Kryesisë së PL-së pranë Njësisë Administrative.
10.10. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e PL-së në OQV.
10.11. Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së PL-së në Njësinë Administrative.
10.12. Rregullat dhe kriteret për përzgjedhjen, mënyrën e kandidimit, të zhvillimit të zgjedhjeve dhe të përfaqësimit në strukturat e PL-së, miratohen nga Komiteti Drejtues Kombëtar.
10.13. Kryesia e PL-së së Njësisë Administrative mblidhet jo më rrallë se një herë në tre muaj me kërkesë të kryetarit ose 1/3 e anëtarëve.
10.14. Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:
Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative
10.15. PL në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari i PL-së në Njësinë Administrative, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të fshehtë nga anëtarët e Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.
10.16. Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative:
Komiteti Drejtues i PL-së së Bashkisë
10.16. KD i PL-së së Bashkisë realizon drejtimin politik dhe organizativ të PL-së në periudhën midis dy zgjedhjeve në parti:
Kryesia e PL-së në Bashki
10.17. Kryesia e PL-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e PL-së të Njësive Administrative, që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e PL-së.
10.18. Kryesia e PL-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në muaj. Ajo thirret nga Kryetari i PL-së në Bashki ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së PL-së në Bashki.
10.19. Kryesia e PL-së së bashkisë:
Kryetari i PL-së në Bashki
10.20. Kryetari i PL-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim të fshehtë, me më shumë se një kandidat, sipas parimit një anëtar-një votë, ose në mungesë të kandidaturave alternative, zgjidhet me votim të fshehtë nga KDB, për një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të PL-së në Bashki, e merr Kryesia e PL-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të paraqitura.
10.21. Kryetari i PL-së në Bashki:
Struktura e PL-së në bashkinë e Tiranës
10.22. Struktura e PL-së në teritorin e Bashkisë së Tiranës do të funksionojë në bazë të komiteteve drejtuese në nivel njësish administrative, të kryesive të PL-së të njësive administrative, Konventës së PL-së të bashkisë së Tiranës, komitetit drejtues dhe kryesisë së PL-së të Tiranës.
10.23. Konventa e Bashkisë së Tiranës përbëhet nga delegatët që zgjidhen me votim të fshehtë. Delegatë të drejtpërdrejtë janë deputetët e qarkut të Tiranës, këshilltarët e bashkisë së Tiranës si dhe kryetarët e PL-së të njësive administrative.
10.24. KD të njësive bashkiake në bashkinë e Tiranës gëzojnë atributet e KD të PL-së në bashki.
10.25. KD i PL-së së bashkisë së Tiranës organizon, koordinon dhe drejton veprimtarinë e KD së njësive bashkiake dhe është forumi vendimmarrës për gjithë veprimtarinë e PL-së në bashkinë e Tiranës, me përjashtim të rasteve kur këto atribute Statuti ia njeh KDK-së dhe Kryesisë së PL-së.
Sekretari Politik i Qarkut
10.26. Sekretari Politik i Qarkut caktohet me vendim nga Kryesia e PL-së.
Sekretari Politik i Qarkut koordinon dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat zgjedhore.
XI. ORGANIZIMI I PL-së NË NIVEL QËNDROR
11.1. Konventa Kombëtare e PL-së
11.2. Konventa Kombëtare është forumi më i lartë vendimarrës i PL-së.
11.3. Konventa Kombëtare thirret të paktën një herë në 2 vjet me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar ose me kërkesë të 1/3 së anëtarëve të Konventës Kombëtare.
11.4. Mbledhja e Konventës Kombëtare, vendi i mbajtjes, kohëzgjatja dhe rendi i ditës, njoftohen të paktën dy javë përpara mbajtjes së saj.
11.5. Konventa Kombëtare drejtohet nga Kryesia e Konventës, e cila zgjidhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare mbi bazën e propozimit të Kryesisë së PL-së.
11.6. Konventa Kombëtare i zhvillon punimet në bazë të rregullores së saj, e cila hartohet nga Kryesia e PL-së dhe miratohet nga Konventa Kombëtare.
11.7. Konventa Kombëtare:
Konferenca Kombëtare e të Zgjedhurve Lokalë
11.8. Konferenca Kombëtare e të Zgjedhurve Lokalë përbëhet nga të gjithë të zgjedhurit e PL-së në organet e qeverisjes vendore. Ajo mblidhet jo më rrallë se një herë në dy vjet. Mbledhjet e Konferencës Kombëtare të të Zgjedhurve Lokalë, thirren me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar.
Komiteti Drejtues Kombëtar i PL-së
11.9. Drejtimi politik dhe organizativ i PL-së në nivel kombëtar midis dy Konventave Kombëtare realizohet nëpërmjet Komitetit Drejtues Kombëtar.
11.10. Anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar zgjidhen nga Konventa Kombëtare për një periudhë katër vjeçare, nëpërmjet një procedure konkurimi me kandidatura alternative dhe me votim të fshehtë. Numri i anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar caktohet me vendim të Konventës Kombëtare. Anëtarë të KDK-së pa votim janë Kryetari i PL-së, Kryetari i LRI-së, Kryetarja e LGI-së, deputetët e PL-së në Kuvendin e Shqipërisë, të zgjedhurit kryetarë të bashkive si dhe Kryetarët e PL-së të bashkive dhe të qarqeve.
11.11. Në rast se mandati i anëtarit të KDK-së ndërpritet përpara kohe, zëvendësimi i vendit vakant bëhet nga KDK-ja me propozim të Kryesisë së PL-së.
11.12. Komiteti Drejtues Kombëtar:
ç. cakton numrin e anëtarëve të Kryesisë së PL-së;
11.13. Komiteti Drejtues Kombëtar e zhvillon veprimtarinë e tij në bazë të rregullores së tij, që hartohet nga Kryesia dhe miratohet nga Komiteti Drejtues Kombëtar.
11.14. Mbledhjet e Komitetit Drejtues Kombëtar thirren me vendim të Kryesisë ose nga Kryetari i PL-sw. Vendi i mbajtjes, kohëzgjatja dhe rendi i ditës, njoftohet të paktën 5 ditë përpara mbajtjes së saj.
11.15. Mbledhjet e Komitetit Drejtues Kombëtar drejtohen nga Kryetari i tij, i cili zgjidhet nga rradhët e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar dhe është anëtar i Kryesisë së PL-së.
Kryesia e PL-së
11.16. Kryesia e PL-së përbëhet nga një numër tek anëtarësh, duke përfshirë Kryetarin, Zëvendëskryetarin, Nënkryetarët, Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Sekretarin e Përgjithshëm, Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe anëtarët.
11.17. Anëtarët e Kryesisë zgjidhen nga rradhët e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar për një periudhë katërvjeçare nëpërmjet konkurimit me kandidatura alternative.
11.18. Kryesia e PL-së mblidhet jo më rrallë së një herë në muaj.
11.19. Mbledhjet e Kryesisë thirren nga Kryetari ose nga 1/3 e anëtarëve të saj. Kryesia e PL-së e zhvillon aktivitetin e saj mbi bazën e rregullores përkatëse, e cila miratohet nga Komiteti Drejtues Kombëtar.
11.20. Kryesia e PL-së:
Kryetari i PL-së
11.21. Kryetari është drejtuesi kryesor politik i PL-së.
11.22. Kryetari zgjidhet një herë në 4 vjet nëpërmjet votimit nga anëtarësia sipas parimit një anëtar–një votë dhe me kandidaturë alternative. Nëse pas përfundimit të afatit të aplikimeve për konkurrimin për Kryetar të PL-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e Kryetarit të PL-se bëhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare, me votim të fshehtë.
11.23. Kandidatëve për Kryetar të PL-së u krijohen kushte të barabarta infrastrukturore, financiare dhe qasja në shtypin apo në publikimet e PL-së.
11.24. Procedura e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetar, mënyra e paraqitjes së programeve nga kandidatët, mënyra e zhvillimit të fushatës elektorale për zgjedhjen e kryetarit të PL-së, miratohet me vendim të Komitetit Drejtues Kombëtar.
11.25. Kryetari i PL-së:
ë. emëron nëpunësit e PL-së;
Zëvendëskryetari i PL-së:
11.26. Zëvendëskryetari në mungesë dhe me porosi, zëvendëson Kryetarin. Me vendim të Kryetarit apo të forumeve përkatëse të PL-së, Zëvendëskryetarit i caktohen edhe detyra të tjera. Zëvendëskryetari, në mungesë të kryetarit drejton Kryesinë e PL-së.
11.27. Zëvendëskryetari propozohet nga Kryetari i PL-së dhe zgjidhet për një periudhë katërvjeçare nga KDK-ja, me votim të fshehtë.
Nënkryetarët e PL-së:
11.28. Nënkryetarët e PL-së zgjidhen nga KDK-ja për një periudhë katërvjeçare, me votim të fshehtë. Në vendimin e tij, Komiteti Drejtues Kombëtar përcakton edhe detyrat e kompetencat e nënkryetarëve.
11.29. Zëvendëskryetari dhe nënkryetarët ndihmojnë kryetarin në përmbushjen e detyrave të tij dhe e përfaqësojnë atë brenda dhe jashtë vendit sipas prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së
11.30. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së zgjidhet nga Komiteti Drejtues Kombëtar me votim të fshehtë, për një periudhë katërvjeçare. Sekretari i Përgjithshëm drejton dhe koordinon procesin administrativ dhe organizativ të partisë nga qendra në bazë dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit si dhe të vendimeve të KDK-së, të Kryesisë së PL-së dhe transparencën financiare. Sekretari i Përgjithshëm siguron mbarëvajtjen e procesit të transparencës financiare.
11.31. Sekretari i Përgjithshëm:
Ndjek zbatimin e vendimeve të KDK-së, Kryesisë dhe kërkon mbledhje të KDK-së dhe Kryesisë kur konstaton se vendimet e tyre nuk zbatohen;
XII. MARRJA E VENDIMEVE
12.1. Në forumet e PL-së vendimet merren vetëm pas debatit dhe ballafaqimit të lirë të mendimeve.
12.2. Vendimet në forumet e PL-së merren me konsensus dhe në mungesë të konsensusit me votim të hapur.
12.3. Vendimet që kanë të bëjnë me individët, me normat e Statutit dhe të Programit, apo kur kërkohet nga 1/3 e anëtarëve të forumit të PL-së që merr vendimin, merren gjithnjë me votim të fshehtë.
12.4. Vendimi i miratuar nga shumica e pjësëmarrësve në votim është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë ata të cilëve u drejtohet ky vendim.
12.5. Vendimet e forumeve publikohen në organet e shtypit të PL-së apo në buletinet e saj periodike informative.
XIII. KËSHILLI ANKIMOR KOMBËTAR
13.1 Këshilli Ankimor Kombëtar përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga KDK-ja nëpërmjet një procedure konkurrimi me kandidatura alternative dhe me votim të fshehtë, për një periudhë katërvjeçare. Mandati i Anëtarëve të Këshillit Ankimor mbaron vetëm me konstituimin e Këshillit Ankimor pasardhës.
13.2 Anëtarët e Këshillit Ankimor nuk mund të zgjidhen në asnjë forum drejtues të PL-së.
13.3 Këshilli Ankimor Kombëtar shqyrton:
13.4 Në Këshillin Ankimor Kombëtar nuk mund të ankimohen vendimet e Konventës Kombëtare.
13.5 Vendimet e Këshillit Ankimor Kombëtar janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.
13.6 Rregulla të hollësishme për procedurat e ankimimit dhe elementet formale që duhet të përmbajë ankimimi, llojet e vendimeve, mënyrën e marrjes së vendimeve, kuorumet e nevojshme për vendimmarrje në Këshillin Ankimor Kombëtar, sanksionohen në rregulloren e Këshillit Ankimor të cilën e miraton KDK-ja.
XIV. FRAKSIONET NË PL
14.1. PL-ja njeh dhe garanton të drejtën e krijimit të fraksioneve.
14.2. Përfaqësuesit e fraksionit kanë të drejtë të propozojnë kandidatët e tyre për në forumet drejtuese të PL-së, të paraqesin për diskutim qëndrimet apo platformën e tyre në çdo forum apo strukturë përfaqësuese të PL-së.
14.3. Përfaqësuesit e franksionit kanë të drejtë të shprehen lirisht në çdo forum apo strukturë të PL-së, në shtypin e saj në mënyrë të barabartë si të gjithë anëtarët e tjerë të PL-së, pa u cenuar apo diskriminuar për shkak të bindjes apo mendimit ndryshe.
14.4. Rregulla për mënyrën e legalizimit dhe të përfaqësimit të fraksioneve në forumet e PL-së përcaktohen nga Konventa Kombëtare.
XV. RIKONFIRMIMI I MANDATEVE
15.1. Të gjithë funksionarët e PL-së, të zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga anëtarësia apo të zgjedhur nga forumet, mund t’i nënshtrohen procedurës së rikonfirmimit të mandatit.
15.2. Procedura e rikonfirmimit të mandatit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur nga anëtarësia apo forumet e PL-së, fillon me kërkesën me shkrim e të paktën 1/3 e trupës zgjedhore të të zgjedhurit nga anëtarësia, ose 1/3 e anëtarëve të forumit që ka bërë zgjedhjen.
15.3. Rikonfirmimi i mandatit në çdo rast zhvillohet me të njëjtën procedurë të zgjedhjes së funksionarit të PL-së që i nënshtrohet rikonfirmimit të mandatit.
15.4. Rregulla të hollësishme mbi procedurën e rikonfirmimit të mandatit miratohen nga Konventa Kombëtare.
XVI. BURIMET FINANCIARE E MATERIALE DHE PËRDORIMI I TYRE
16.1. Burimet financiare të Partisë së Lirisë janë:
16.2. Veprimtaria financiare dhe ekonomike e PL-së drejtohet nga Kryefinancieri i PL-së.
16.3. Kryefinancieri i Partisë së Lirisë zgjidhet nga Komiteti Drejtues Kombëtar nëpërmjet konkurrimit me kandidatura alternative. Mandati i tij zgjat 4 vite, me të drejtë rizgjedhjeje.
16.4. Aktiviteti financiar dhe ekonomik i PL-së mbikqyret nga Bordi i Auditimit të Brendshëm, sipas përcaktimeve të bëra në këtë statut.
16.5. Çdo 6 muaj, Kryefinancieri i paraqet Bordit të Auditimit të Brendshëm një raport në lidhje me aktivitetin financiar dhe ekonomik të Partisë së Lirisë. Forma dhe përmbajtja e këtij raporti miratohet nga Komiteti Drejtues Kombëtar. Ky raport, bëhet publik në faqen zyrtare të Partisë së Lirisë.
Bordi i Auditimit të Brendshëm
16.7. Bordi i Auditimit të Brendshëm është një strukturë qëndrore e cila përbëhet nga 5 anëtarë, të emëruar nga Komiteti Drejtues Kombëtar sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara në këtë statut.
16.8. Auditimi i brendshëm mbështetet në parimin e ligjshmërisë, paanësisë, integritetit, pavarësisë, objektivitetit dhe profesionalizmit.
16.9. Anëtarët e Bordit të Auditimit të Brendshëm përzgjidhen sipas një procedure transparente, konkurruese dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
16.10. Kryetar i Bordit të Auditimit të Brendshëm zgjidhet me shumicë votash nga KDK-ja me propozim të kryetarit të partisë.
16.11. Bordi i Auditimit të Brendshëm:
16.12 Bordi i Auditimit të Brendshëm i paraqet Kryesisë dhe Komitetit Drejtues Kombëtar një raport vjetor që nënshkruhet bashkërisht nga anëtarët e Komitetit të Auditimit të Brendshëm. Në rast mosmarrëveshje secili anëtar paraqet veçmas mendimet dhe vlerësimet e tij në Komitetin Drejtues Kombëtar, i cili merr vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen.
16.13. Procedurat e përzgjedhjes, rastet e shkarkimit të anëtarëve të Bordit të Auditimit, rregullat e organizimit dhe funksionimit, si dhe shpërblimi i anëtarëve miratohen nga Komiteti Drejtues Kombëtar.
XVII. ORGANIZATAT PARTNERE
17.1. Lëvizja Rinore për Integrim dhe Lëvizja e Gruas për Integrim janë organizata partnere të PL-së.
17.2. Anëtarët e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim, janë automatikisht anëtarë të PL-së nëse plotësojnë kriteret e vendosura nga ky statut.
17.3. Lëvizja e Gruas për Integrim përfaqësohet me lista të veçanta kandidimi për në forumet e PL-së në të gjitha nivelet, duke respektuar parimin e barazisë gjinore. Ky parim është i detyruar të respektohet edhe në përbërjen e të gjitha forumeve të PL-së.
17.4. Lëvizja Rinore për Integrim përfaqësohet me lista të veçanta kandidimi për në forumet e PL-së në të gjitha nivelet jo më pak se 30%. Në çdo rast përfaqësimi i Lëvizjes Rinore për Integrim do të jetë një përfaqësim i barabartë gjinor.
17.5. Përfshirja në forumet e PL-së me kuota të caktuara, nuk pengon kandidimin dhe zgjedhjen e përfaqësuesve të këtyre dy organizatave, të rinjve e të rejave apo grave, në forumet e PL-së jashtë këtyre kuotave.
17.6 Në buxhetin e Partisë së Lirisë, parashikohen zëra më vete për Lëvizjen e Gruas për Integrim dhe për Lëvizjen Rinore për Integrim.
XVIII. MARRËDHËNIET ME ORGANIZATAT E TJERA POLITIKE DHE SHOQËRORE
18.1. PL-ja bashkëpunon me sindikatat si dhe me organizatat politike e shoqërore që veprojnë në përputhje me legjislacionin shqiptar, kryesisht me ato organizata të cilat ashtu si PL-ja shikojnë socialdemokracinë si modelin më të mirë për zhvillimin e vendit.
18.2. PL-ja bashkëpunon me të gjitha ato organizata politike e shoqërore që synojnë një shoqëri demokratike e drejtësi shoqërore, duke u bazuar te debati konstruktiv dhe respektimi i pikëpamjeve.
18.3. PL bashkëpunon me organizatat shoqërore, të angazhuara në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Ajo mbështet në mënyrë të veçantë organizatat shoqërore, përfaqësuese të pakicave kombëtare, duke ju garantuar integrimin e gjithëanshëm si dhe promovimin e mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor e fetar.
18.4. PL-ja, duke respektuar pavarësinë dhe parimin e mosndërhyrjes, bashkëpunon më të gjitha partitë politike dhe organizatat politike apo të shoqërisë civile të shqiptarëve kudo që janë, në interes të mbrojtjes dhe të përmirësimit të të drejtave të shqiptarëve dhe zgjidhjes së çështjes kombëtare.
18.5. PL-ja bashkëpunon me të gjitha organizatat politike në botë që synojnë një shoqëri demokratike.
XIX. MBAJTJA E REFERENDUMEVE
19.1. Anëtarët e PL-së kanë të drejtë të propozojnë mbajtjen e referendumeve.
19.2. Çështjet që mund të shqyrtohen në referendum janë ato lidhur me normat e Statutit, Programit dhe organizimit të brendshëm të PL-së.
19.3. Referendumet në PL mund të thirren nga shumica e anëtarëve të KDK-së së PL-së ose nga pesë mijë anëtarë. Për votimin e referendumeve thirret në votim e gjithë anëtarësia në nivel kombëtar.
19.4. Çështja e hedhur në referendum konsiderohet e miratuar, kur atë e votojnë pro, jo më pak se tre të pestat e anëtarëve pjesëmarrës në votim.
19.5. Procedurat për zhvillimin e referendumeve përcaktohen me vendim të KDK-së së PL-së.
XX. DISPOZITË TRANZITORE
20.1. Në rastet kur një apo më shumë strukturave të organizimit qendror apo vendor të PL-së iu ka kaluar afati statutor i ushtrimit të kompetencave apo funksioneve të tyre, vendimet merren sipas rastit nga strukturat e tjera, të cilat vazhdojnë të gëzojnë legjitimitet sipas Statutit.