07 Mar Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Jemi këtu për të komunikuar së bashku lidhur me zhvillimet më të fundit, por në mënyrë të veçantë jemi këtu për t'u përqendruar në një moment tjetër, atë të kërkesës së vazhdueshme dhe sigurisht qesharake të Kryetarit të Partisë Demokratike, lidhur me dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit.
Kërkesë kjo nga e cila kryetari i Partisë Demokratike do të bënte mirë që të hiqte dorë sa më parë për arsyen e thjeshtë, sepse Kryetari i Partisë Demokratike është i vetmi shqiptar i cili nuk mundet ta bëjë një kërkesë të tillë.
Të gjithë qytetarët e këtij vendi e kanë mjaft mirë të fiksuar në mendje, që ky person është akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vjedhjen e 230 milionë dollarëve në mega-aferën e rrugës Durrës-Kukës.








