10 May Prezantohet në Delvinë kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, z. Rigels Balili
Ilir Meta: Projekti ynë i Shqipërisë Europiane dhe i "Aleancës për Shqipërinë Europiane" do të bëjë të mundur që në Delvinë të hapen vende të reja pune
Meta: Aleanca jonë për Shqipërinë Europiane nuk është thjesht një fuqi e jashtëzakonshme për të fituar, por mbi të gjitha për të sjellë transformime rrënjësore për të gjithë qytetarët
Paraditen e sotme u prezantua në qytetin e Delvinës, kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europiane", z. Rigels Balili.
Të pranishëm në këtë prezantim ishte Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, deputetët z. Spartak Braho, z. Andrea Marto, z. Koço Kokëdhima si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta shprehu mbështetjen më të fuqishme për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së re të Delvinës, për z. Rigels Balili.