09 Jun Meta-LSI, forcë e së ardhmes, nuk sjell konflikte politike, por shton kontribute

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëherazi kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, Luan Rama, ka marrë pjesë ditën e sotme në Konventën e Lëvizjes Rinore për Integrim së Kavajës. Të pranishëm në këtë aktivitet entuziast ku merrnin pjesë mjera të rinj kavajas ishin gjithashtu të pranishëm kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Erisa Xhixho, kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, si dhe kandidati për deputet i LSI-së në Kavajë, Parid Xhihani.







