News

ilirmeta108022013

“Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dëshiroj të ftoj sot kryetarin e PD-së, z. Berisha dhe kryetarin e PS-së, z. Rama, por edhe të gjithë kolegët e tjerë, përfaqësues të forcave politike në kuvendin aktual, që në seancën më të parë të miratojmë rregulloren e parlamentit dhe dy projektligjet e tjera, të cilat janë konsideruar prej kohësh si një minimum i domosdoshëm për arritjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria.

Lidhur me miratimin e rregullores së Parlamentit vlerësojmë se miratimi i këtij dokumenti me konsensusin e të gjitha partive parlamentare do të bëjë të mundur që të ftojmë parlamentin e ri të pas zgjedhjeve të 23 qershorit që të fillojë punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira të parlamenteve të demokracive më të zhvilluara evropiane.

monikakryemadhi01052013

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, si dhe nga kryetari i LSI-së për Lezhën, Viktor Tushaj, ka marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet entuziast të zhvilluar me qindra të rinj të Lezhës. Në këtë aktivitet u prezantua dhe u shpërnda programi i Lëvizjes Rinore për Integrim “Arsimim për Punësim”, program ky i konceptuar në një mënyrë shumë të veçantë, program i shkruar në një fletëpalosje e konceptuar si një “iPhone”. Aktiviteti i zhvilluar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve është organizuar në Kalanë e Lezhës.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Italisë, z. Enrico Letta, për marrjen e detyrës së re dhe për formimin e qeverisë italiane.

"Emërimi juaj është dëshmi e përgjegjësive të mëdha që ju janë besuar nga forcat politike, ndërkohë që votëbesimi i parlamentit na jep shpresë se do të keni mundësi të përballeni me sfidat madhore që keni përpara, jo vetëm në të mirë të Italisë, por për mirëqenien e të gjithë Evropës", u shpreh z. Meta.

ilirmeta29042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha ishte i pranishëm ditën e sotme në Aktivin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Qarkut të Vlorës. Të pranishëm gjithashtu në këtë takim entuziast të zhvilluar në Pallatin e Sportit të këtij qyteti, i mbushur me qindra mbështetës dhe aktivistë të kësaj partie, ishin edhe zv/kryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili si dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së, z. Spartak Braho. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Meta deklaroi se pas 24 qershorit askush nuk do mund ta anashkalojë më këtë qytet ku lindi shteti shqiptar. Sipas tij, qytetarët e Vlorës meritojnë dhe duan që Shqipëria të zhvillohet ekonomikisht e të integrohet në BE, por siç tha ai vendi është sot në udhëkryq dhe integrimi mbahet peng nga politika konfliktuale. Kreu i LSI-së deklaroi gjithashtu se, Shqipëria ka nevojë për një alternativë që kujdeset për njerëzit, një projekt dhe plan konkret për ekonominë dhe punësimin, për bujqësinë e fermerët. Z. Meta shprehu edhe njëherë vendosmërinë për të qëndruar larg politikës konfliktuale, që mban peng mirëqenien e shqiptarëve dhe integrimin në BE, teksa tha e vendi ka nevojë për pjekuri politike pasi Shqipëria është i vetmi vend në NATO që zhvillon zgjedhje që në fund kontestohen. Nga qyteti i Vlorës, kreu i LSI-së siguroi kryeministrin Berisha që opozita jo vetëm që nuk do ti bojkotojë zgjedhjet e 23 qershorit, por u shpreh i sigurt për fitoren e koalicionit të majtë.

ilirmeta28042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, si dhe nga Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun Koracë, Piro Kapurani, ka zhvilluar sot një takim entuziast me qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë gjithashtu edhe drejtuesit e dregës së LSI-së së Athinës të cilët përshëndetën me fjalën e tyre. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së, Ilir Meta, shpalosi programin e LSI-së për emigrantët dhe për zhvillimin tërësor të Shqipërisë. Z. Meta i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të marrin pjesë në votimet e 23 qershorit dhe të votojnë LSI-së pas sipas tij LSI do të jetë garancia që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të ndryshimit dhe të integrimit pas 23 qershorit dhe garancia më e mirë për të ecur më shpejt. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se fitorja e LSI-së dhe “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” jo vetëm do të garantojë rrotacionin e domosdoshëm të pushtetit dhe balancimin e pushteteve në vend, por do të çlirojë edhe potencialet ekonomike duke krijuar vende të sigurta pune”.

monikakryemadhi27052013

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka marrë pjesë sot në Aktivin  e Lëvizjes Rinore për Integrim në Rrethin e Matit, një takim entuziast ku merrnin pjesë qindra të rinj.

Në fjalën e saj znj. Kryemadhi deklaroi se të gjithë më 23 qershor duhet të votojnë LSI-së sepse kjo votë është një kontribut për të ecur më shpejt drejt një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Duke vlerësuar kandidatin për deputet të LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, znj Kryemadhi tha se matjanët dhe dibranët kanë nevojë për një njeri që të ngrejë gjithmonë zërin për problemet e përditshme të tyre.  “Për ne në Tiranë është shumë e thjesht të bësh politike për ta bësh këtë në vende si Burreli, Peshkopia, Bulqiza apo edhe nëpër komuna është shumë e vështirë për shumë arsye, për vetë situatën, për vetë ambientin, për vetë agresivitetin e politikës. Mendjeshkurtësia e disa njerëzve që mendojnë që pushtetin e kanë të përjetshëm bën që për ju të jetë shumë e vështirë dhe unë për këtë dua t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra sepse ju jeni heronjtë e Lëvizjes Socialiste për  Integrim.

30012013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Komitetin Drejtues të LSI-së në qytetin e Kavajës. Qëllimi i këtij takimi ka qenë diskutimi për përgatitjen e LSI-së së Kavajës për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në fjalën e tij Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit angazhimin dhe kontributin e dhënë për një sukses të jashtëzakonshëm anë zgjedhjet e ardhshme tha se tashmë mbeten edhe 60 ditë për ndryshimin e madh që pret vendi.

lsibudva23042013

U mbyll sot ne Budva, Konferenca e Ballkanit organizuar nga Partia e Socialisteve Evropiane nen moton "Qeverite dhe partite progresiste ne Ballkanin Perendimor - Premtim per shoqeri me te drejta dhe integrim evropian". Konferenca u hap te henen ne Shkoder, ku u nenshkrua edhe marreveshja e bashkepunimit parazgjedhor mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. 

Ne diten e dyte te Konferences, LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar Ralf Gjoni, i cili mori pjese edhe ne darken e punes se drejtuesve te partive social-demokrate te rajonit. 

ilirmetaedirama22042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe ai i Partisë Socialiste, Edi Rama, nënshkruan në Shkodër marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Marrëveshja u firmos me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të së majtës së evropiane. Marrëveshja LSI-PS është në kuadër të së majtës së bashkuar në koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Europiane". Firmosja e marrëveshjes u bë pas Konferencë për Ballkanin së Partive Socialiste Europiane. Në këtë konferencë u diskutuan problemet më të mprehta që shqetësojnë Europën e në veçanti, rajonin e Ballkanit, ku mjaft çështje, me karakter etnik kryesisht, janë mbyllur me mundim. Ata kanë nxitur nevojën e pajtimit atje ku ka pasur urrejtje, nevojën e bashkëpunimit atje ku ka pasur përçarje, nevojën e afrimit atje ku ka pasur ndasi. Çështje me shumë rëndësi është konsideruar përfshirja edhe e vendeve si Shqipëria në BE. Në fjalën e tij kryetai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se bashkimi i të majtës shqiptare dhe i gjithë forcave progresiste, përmes kësaj marrëveshjeje, është një aksion politik historik, i domosdoshëm, që bashkon vullnetin dhe dëshirën e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim substancial në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit.

ilirmeta20042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim më strukturat e LSI-së së Qarkut Lezhë. Ky takim në të cilin Lideri i LSI-së ishte i shoqëruar nga kryetari i LSI-së së Lezhës, njëherazi kryetari i baskisë, Viktor Tushaj, ishte i pari pas vendimit të LSI-së për koalicion me Partinë Socialiste dhe shënoi hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit në këtë qark. Në fjalën e tij z. Meta i falënderoi të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen lidhur me vendimin e LSI-së për koalicion me PS-në dhe opozitën e bashkuar.