LSI konsolidon strukturat ne Sarande e Delvine

LSI konsolidon strukturat ne Sarande e Delvine

logo

Ne vazhden e konsolidimit te strukturave ne nivel qarku, LSI ka konfirmuar kete fundjave ndarjen e detyrave dhe strukturat elektorale te rretheve Sarande e Delvine.

Sekretari Politik i Qarkut Vlore z. Kasem Cenaj dhe i deleguari i zones z. Ralf Gjoni zhvilluan takime te vecanta me Kryesite e LSI ne Sarande dhe ne rrethin Delvine.

Me kete rast, z. Cenaj theksoi se ashtu si mesazhi kombetar i LSI ne qender per gjitheperfshirje dhe bashkepunim politik, keshtu edhe ne nivel lokal organizativ, LSI ka per synim te siguroje nje perfaqesim sa me gjitheperfshires te te gjithe elementeve progresive e pozitive te Qarkut Vlore ne menyre qe te rritet perfaqesimi demokratik i kerkesave dhe shqetesimeve te qytetareve ne platformen politike te LSI ne komunitetet ku jetojne qytetaret. 

Ne kete drejtim, gjate takimit te Kryesise se LSI ne Sarande u vleresua puna e deritanishme e Keshilletareve znj. Venera Guri dhe z. Luftar Hasanllari dhe u mirepriten tre keshilletaret e rinj te Keshillit Bashkiak te cilet iu bashkangjiten LSI-se gjate ketij muaji, znj. Enkelejda Vasili, z. Delfin Hajno dhe z. Hajri Goxhaj. 

Gjithashtu u vleresua kontributi i te gjithe perfaqesuesve te LSI ne pushtetin dhe administraten vendore, te cilet u sherbejne qytetareve me dinjitetin qe karakterizon dhe qe meriton qyteti i Sarandes. 

Z. Cenaj u shpreh se konsolidimi i grupit te LSI ne Keshillin Bashkiak te Sarandes ne 5 anetare, do te rrise pergjegjshmerine e vendimeve qe do te merren ne interes te qytetareve te qytetit, duke iu larguar keshtu bllokimeve konfliktuale dhe te pakuptimta te forcave te tjera politike. 

Z. Cenaj theksoi gjithashtu qe fryma konstruktive e LSI do te vleresohet nga vota e qytetareve te Sarandes e Delvines ne 23 Qershor dhe Qarku Vlore do te siguroje perfaqesimin te merituar parlamentar te LSI.

Gjithashtu, ne kuader te kesaj vizite, Sekretari Nderkombetar i LSi Ralf Gjoni zhvilloi takime me te rinjte e Sarandes dhe Delvines duke falenderuar dhjetera anetaret e rinj qe i jane bashkangjitur LRI-se gjate muajve te fundit dhe duke shprehur besimin se rinia eshte forca me pozitive e Shqiperise qe gjen misherimin e vlerave dhe endrrave te saj ne platformen politike te LSI-se.