10 Feb Deklarate nga N.Kryetarja e LSI-se, Klajda Gjosha
LSI vlereson ceshtjen e punesimit si nje nder prioritetet kryesore te shoqerise tone per zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit.
Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per favorizimin e politikave lehtesuse mbi hapjen e vendeve te reja te punes theksojme faktin se jemi ne nje moment te rendesishem si fillim viti ku ende mund te fokusojme ndarjen e buxhetit ne favor te punesimit.
Levizja Socialiste per Integrim ka qene dhe mbetet e fokusuar ne punesimin e te rinjve, te grave dhe vajzave dhe te gjithe shtresave ne nevoj. Ndaj arsimi professional, nxitja e sipermarrjes se biznesit nga grate nepermjet trajnimeve te shumta dhe politikave lehtesuese ka qene kryefjale e punes tone por njekohesisht ne kerkojme mbeshtetjen e te gjitha institucioneve perkatese per t’I drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit te punesimit.
Cdo hapje e re e nje vendi pune, cdo mundesi punesimi per te rinjte, kryefamiljaret dhe per cilindo pjesetar te familjes do te thote te dhurosh lumturi e buzeqeshje ne familjen shqiptare. Do te thote nje integrim I sigurte ne familjen e madhe europiane. Ky duhet te jete prioriteti dhe sfida e politikes shqipare dhe e cdo instance drejtuese ne vend.
Ne tashme kemi hyre ne nje vit electoral ku procesi zgjedhor cdo dite e me shume po ze nje vend kryesor ne axhendat e partive politike dhe te medias. Ndaj LSI ben thirrje te mos humbim vemendjen ndaj ceshtjeve edhe me paresore qe rendojne mbi shoqerine. Bejme thirrje qe punesimi te jete pjese e cdo axhende politike dhe mediatike per ti siguruar shqiptareve nje stabilitet dhe zhvillim te qendrueshem ne familjet e tyre.