13 Jun Ilir Meta: Ne do t’i japim fund ankthit të legalizimeve. Ilir Meta: Ne kemi projekte të qarta për realizimin e parqeve industriale dhe zonave të lira ekonomike.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me banorët në këtë njësi. Në fjalën e tij z. Meta ka falënderuar ekipin e LSI-së që punon në njësinë 8 për frymën e bashkëpunimit që rrezaton në të gjithë komunitetin për lidhjet e forta dhe në rritje që ka me të gjithë banorët dhe shtresat e kësaj njësie. “Ndaj besoj se mbështetja për Dritan Yllin si kandidat për deputet i LSI apo për Matildën është domethënëse dhe do të reflektohet në përfaqësimin e të gjithëve ju në qeverisjen e ardhshme. Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit, që janë tepër të rëndësishme.








