07 Nov Fjala e Kryetarit të Grupit të LSI-së z. Petrit VASILI

I nderuar zoti drejtues i seancës,
Të nderuar kolegë deputetë, shumë të respektuar ata që ndodhen në sallë.
Normalisht ndihem i keqardhur, sepse për një temë kaq delikate, e cila ka të bëjë me një problem shumë të veçantë, siç është punësimi, një nga elementet që ka të bëjë pikërisht me krizën familjare të shumë njerëzve, shumë nga përfaqësuesit apo shumica dërrmuese e përfaqësuesve të të zgjedhurve të elektoratit nuk ndodhen sot.
Megjithatë, meqenëse është preokupacion kryesor elektorati, po i referohem dhe po i drejtohem atij dhe shumë më pak sallës, normalisht duke respektuar kolegët e nderuar që ndodhen këtu.







