15 May Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave firmos tre marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës
Marrëveshja i hap rrugën strukturave përbërëse që të hartojnë programe dypalëshe më të detajuara për të bashkëpunuar në fushat kërkimore-shkencore mbi bazën e mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjellë
Marrëveshja Ad hoc parashikon transferimin e 61 000 kultivarë ulliri autokton të Shqipërisë së mesme të prodhuar në serat eksperimentale nga Universitetit Bujqësor i Tiranës tek fermerët