Ilir Meta ndalet tek aktiviteti i LRI-së. Meta: E ardhmja nuk është më ajo që ishte

Ilir Meta ndalet tek aktiviteti i LRI-së. Meta: E ardhmja nuk është më ajo që ishte

ilirmeta08022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, para se të merrte pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, iu bashkëngjit aktivitetit risi të Lëvizjes Rinore për Integrim nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”. Mesazhi i z. Meta, i shkruar në “Facebook Wall real” të LRI-së ka qenë “E ardhmja nuk është më ajo që ishte” duke i dhënë kështu një mesazh të qartë të gjithë të rinjve të pranishëm por edhe qytetarëve të moshave të ndryshme që iu bashkuan aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim. Lideri i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama, dhe Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, lëvizi në këmbë nga selia e LSI-së deri tek ura e Lanës pranë Shallvareve, ku LRI kishte vendor ““Facebook Wall Real” e saj. Z. Meta përshëndeti të gjithë qytetarët që i ishin bashkuar LRI-së në këtë aktivitet duke dhënë edhe ata mesazhet e tyre për të ardhmen e të gjithëve.

Aktiviteti i LRI-së “Facebook Wall Real”

Nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”, LRI zhvilloi sot së bashku me mijëra të rinj “Facebook Ëall real”. Të rinjtë nga e gjithë Shqipëria por edhe qytetarë të moshatare të ndryshme tashmë kanë zërin e tyre për të ideuar të ardhmen. Në një mënyrë risi të rinjtë kanë mundësinë të shkruajnë në një “Facebook Wall Real”. Një eveniment i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe mijëra të rinj iu bashkëngjiten këtij aktiviteti. Të gjithë të rinjtë që ishin të pranishëm në këtë aktivitet shumë të veçantë dhanë idetë dhe mesazhet idetë e tyre dhe shprehën nëpërmjet statuseve të shkruara në “Facebook Real Wall” ëndrrën për të ardhmen e tyre dhe të vendit tonë.

Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari

Në një prononcim për mediat gjatë aktivitetit të mbajtur sot, Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Bramllari, ka deklaruar se LRI ka vendosur që t’i japë një zë real të rinjve ku ata të shprehin mesazhet e tyre për të ardhmen. Z. Braimllari është shprehur se të rinjtë janë të lodhur nga politika dhe konflikti i saj dhe kanë nevojë për një jetë sociale me të gjerë. “Me anë të këtij aktiviteti të sotëm Lëvizja Rinore për Integrim ka vendosur t’i japë një zë real të rinjve. Ne kemi parë që në faqet tona të “Facebook” shfaqen statuse pafund, shfaqen mesazhe pafund nga rinia për të ardhmen e tyre. Sot ne kemi vendosur t’i japim një zë real të ardhmes së tyre. Po të shikojmë qartë se çfarë shkruhet në këtë “Facebook Wall” janë tërësisht mesazhe që vijnë nga të rinjve dhe kryesisht mesazhe për të jetën sociale që ato duan. Të rinjtë sot janë të lodhur nga klasa politike, janë të lodhur nga konflikti politik. Duan më shumë stabilitet, duan më shumë paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin dhe ajo çfarë ka më shumë sot rinia shqiptare është një jetë sociale më e gjerë, e cila nuk mbetet thjesht në “Facebook” apo Twitter” por një jetë sociale e cila shfaqet edhe në realitet. Ky është një mesazh i qartë për të gjithë të rinjtë ndaj ne do të jemi gjithmonë në ndihmë të të rinjve duke organizuar aktivitete sociale që janë në shërbim të tyre”, u shpreh për mediat kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari.