Financimi i subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike ne respektim të nenit 92/1 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar
Financimi i subjekteve zgjedhore nga fondet jopublike ne respektim të nenit 92/1 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar
• Subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre mund të marrin fonde për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Për qëllim të këtij ligji, konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
• Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t’i japë një subjekti zgjedhor, përfshirë kandidatët e tij, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlera në sende ose shërbime. Vlera e shumës sipas fjalisë së parë të kësaj pike, indeksohet nga KQZ-ja çdo pesë vjet sipas normës së inflacionit.
• Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksionar i tij nëse ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme:
a. ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 3 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë. Ky ndalim zbatohet edhe në rastin e nënkontraktimeve apo të kontratave të partneritetit publik privat;
b. ushtron veprimtari në fushën e medias;
c. ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme;
ç. ka detyrime monetare ndaj Buxhetit të Shtetit ose ndaj çdo institucioni publik.
Ky detyrim nuk zbatohet nëse aksionari i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike.
• Personat fizikë ose personat juridikë, që i kanë bërë dhurime një subjekti zgjedhor apo kandidatëve të tij në zgjedhje, nuk mund të përfitojnë për periudhën deri 3 vjet pas datës së zgjedhjeve kontrata publike, kontrata të partneritetit publik privat ose në çdo mënyrë tjetër fonde me vlerën totale që tejkalon shumën prej 10 milionë lekësh, përfshirë edhe si nënkontraktues të një kontrate/koncesioni publik.
• Subjekti zgjedhor është i detyruar të bëjë publike dhe të sigurojë akses të plotë e të pandërprerë të të tretëve në bazën e të dhënave, ku subjekti zgjedhor regjistron dhurimet, huatë ose kreditë e përfituara nga ai dhe kandidatët e tij, për të gjitha vlerat e barabarta dhe më të larta se 50 mijë lekë.
MËNYRAT E PAGESËS
PAGESA
ONLINE
OSE PARAQITUNI PRANË
DEGËS BANKARE MË TË AFËRT
SWIFT I CREDINS BANK CDISALTRXXX
NUMRI I LLOGARISË AL80 2121 1009 0000 0000 0010 5129
I vetëdishëm që të dhënat e mia personale do te kontrollohen dhe përpunohen në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, pasi mora dijeni, autorizoj subjektin për sa parashikohet në këtë ligj.