21 Jun Meta i përgjigjet diversionit te Sali Berishës. Meta: Përjashtoje çdo koalicion pas zgjedhor me Sali Berishën dhe PD

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një miting madhështor në qendër të qytetit të Beratit, takim ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe simpatizantë të LSI-së nga i gjithë qarku. Gjatë këtij takimi përmbyllës të fushatës së LSI-së në Berat mori pjesë dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim i shoqëruar nga ekipi i 8 kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Berat. Lideri i LSI-së, z. Ilir Meta në fjalën e mbajtur në këtë takim u shpreh se Beratin dhe Shqipërinë e ndajnë edhe 72 orë nga fitorja e madhe. “Edhe 72 orë për të festuar fitoren e merituar që do të ndihmojë Beratin të ecë më shpejt dhe gjithë Shqipërinë të ecë më shpejt dhe pa u ndalur. Ne do të fitojmë sepse Berati meriton një të ardhme më të mirë dhe e meriton sot. Ne do të fitojmë sepse Berati kërkon punë dhe Plani ynë për Punësimin do të vërë Beratin në punë dhe të gjithë Shqipërinë në punë”, tha ndër të tjera z. Meta.







