08 Jun Meta: Do e mbështesim Kryebashkiakun e Kukësit për te mirën e komunitetit. Halilaj-LSI është force serioze

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim të jashtëzakonshëm më qindra të rinj dhe të reja të LRI-së së Kukësit. Në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 300 anëtarë të tjerë, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Z. Meta i dorëzoi sot dokumentin e anëtarësisë në veçanti kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, i cili pak ditë më parë deklaroi bashkimin e tij me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Kukësi pas 23 qershori do të ecë më shpejt me LSI-në drejt punësimit dhe zhvillimit. Ai u shpreh i bindur se fitorja e LSI-së më 23 qershor do të fillojë nga Kukësi dhe do të përshkojë të gjithë Shqipërinë.