24 Feb Takime me qindra emigrantë në Larisa, Volos dhe Elasona, në Greqi Ilir Meta: LSI, paketë incentivash për emigrantët e kthyer në Atdhe

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar takime madhështore me qindra emigrantë shqiptarë në Greqi, konkretisht në qytetet e Larisës, Volosit dhe Elasonës, takime këto të organizuara nga strukturat e degëve të LSI-së në këto qytete. Në këtë takime z. Meta ka qenë i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, njëherazi ministër i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Korçës, Piro Kapurani, si dhe nga kryetari i LSI-së në Pogradec, Roshi Tollozhina. Lideri i LSI ka zhvilluar bashkëbisedime me emigrantët shqiptarë atje për probleme që ata i shqetësojnë si dhe ka folur për çështje të rëndësishme në politikën shqiptare. Z. Meta në fjalën e tij ka vlerësuar kontributin e të gjithë emigrantëve për Shqipërinë, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshme.