News

ilirmeta12032013-1

Z. Meta cilat janë pritshmëritë e ODIHR-it lidhur me procesin zgjedhor dhe çfarë garancish keni dhënë ju si forcë në qeverisje?

Ne mirëpresim angazhimin e ODIHR-it dhe vlerësuam të gjithë punën që është bërë dhe që synon ODIHR-i të realizojë në të ardhmen, në bashkëpunim me të gjitha autoritetet shqiptare, për të garantuar një transparencë maksimale të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve përpara, gjatë dhe pas ditës së votimit. Ne nënvizuam angazhimin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhje të standardeve më të larta evropiane më 23 qershor, sepse janë të gjitha mundësitë. Njëkohësisht nënvizuam besimin tonë se përfaqësuesit tanë, të cilët janë në të gjitha nivelet e procesit të administrimit zgjedhor, do të sillen gjithmonë në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe në respekt të zbatimit të ligjit. Nënvizuam gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë forcave politike, pavarësisht programeve, dallimeve dhe qëllimeve të tyre elektorale për të garantuar një klimë pozitive për sa i takon mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Njëkohësisht edhe nxitjen që të gjitha partitë, sidomos ato të cilat kanë përgjegjësitë e përfaqësimit në të gjithë piramidën e administrimit të zgjedhjeve, që përfaqësuesit e tyre të shkëputen nga interesat e politikës së ditës dhe t’i shërbejnë bashkëpunimit në zbatim të ligjit dhe të kodit konsensual.

ilirmeta11032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim madhështor dhe mjaft entuziast me mijëra  qytetarë të Korçës. Në fjalën e tij z. Meta deklaroi se ky takim  i cili konfirmon faktin se LSI-ja është sot një alternativë shumë e rëndësishme dhe shumë e mbështetur në qytetin, në rrethin dhe në mbarë qarkun e Korçës, sepse e ka treguar se është alternativa e së ardhmes, është alternativa e cila garanton stabilitet dhe prosperitet për të gjithë korçarët dhe për të gjithë shqiptarët. “Një falënderim i veçantë i takon gjithë vajzave dhe djemve të LRI-së së Korçës, sepse janë vërtetë të mrekullueshëm dhe unë kam ndjerë kënaqësinë ta ndjek nga afër fuqizimin e LRI-së këtu në Korçë, e cila është një shembull i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes politike të vajzave dhe të djemve të Korçës, i vendosmërisë së tyre për të qenë një zë i fuqishëm vendimmarrës për të ardhmen e këtij komuniteti të mrekullueshëm. Po kështu, dua të falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat, të cilat kanë bërë të mundur që LGI të jetë një alternativë shumë e mirë për pjesëmarrjen e vajzës e të gruas korçare.

ilirmeta09032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, ka marrë pjesë sot në një takim mjaft entuziast të organizuar me strukturat e Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Durrësit. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë mijëra anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së në Durrës, janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 1500 anëtarë të rinj, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë.

Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke i falënderuar të gjithë të rinjtë për praninë e tyre deklaroi se LSI është krenare për të rinjtë tanë sepse sipas z. Meta ato janë e sotmja e Durrësit dhe e gjithë Shqipërisë dhe këtë do ta tregojnë edhe më 23 qershor. “Ishte një surprizë shumë e këndshme për mua që të shoh këto vajza dhe këta djem të veshur si marinarë. Cilido që do të donte të bënte një pyetje se përse janë veshur kështu? Sepse të rinjtë dhe të reja e Durrësit duan të ankorojnë sa më shpejt këtë vend atje ku e meriton, në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

petritvasili09022013

Jemi sot përpara jush sepse pas analizës që i kemi bërë për ecurinë e deritanishme të procesit të integrimit konstatojmë me keqardhje një stanjacion të këtij procesi dhe një vlerësim minor të tij në raport me madhësinë dhe rëndësinë që ka ai për jetën e vendit. Konstatojmë për fat të keq se integrimi nuk po konsiderohet një argument parësor por thjesht dhe vetëm një argument rutinor në retorikën politike, po konsiderohet një argument për një luftë të drejtpërdrejtë politike. Nuk po konsiderohet një detyrë kombëtare, e cila shkon përtej partive, mazhorancave dhe opozitave por po konsiderohet gjithmonë e më tepër një argument si gjithë të tjerët dhe gjithmonë e më shumë një argument elektoral dhe jo si një argument i qenësishëm që ka të bëjë me të ardhmen shumëvjeçare të Shqipërisë.

shezairrokaj07022013

Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Në këtë ditë të shënuar për trevat shqiptare, Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh mirënjohje dhe u uron gëzuar festën e 7 Marsit gjithë misionarëve të dijes që, me punën e tyre të palodhur, edukojnë e formojnë brezat e rinj me vlerat e atdhetarisë, të qytetarisë, të demokracisë, të humanizmit dhe të integrimit global. Shkolla është një dritare nga ku projektohet e ardhmja e shoqërisë sonë, tempulli ku ruhen dhe zhvillohen vlerat kombëtare, rruga nëpërmjet së cilës ato bëhen pjesë e integrimit në mozaikun kulturor ndëretnik, ku diversiteti kulturor shihet si pasurim i ndërsjelltë.

 

ilirmeta07032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku vizitoi nga afër disa biznese të prodhimeve fason, konkretisht në ndërmarrjen ‘Berttoni 1991, ku prodhohen këpucë dhe me numër prej 800 të punësuarish. Gjithashtu, z. Meta vizitoi edhe biznesin ‘Justin Confecsion 2006’, e specializuar për prodhime veshjesh si dhe në kompaninë ‘Calzaturificio Adelchi’, me mbi 400 të punësuar. Gjatë këtyre takimeve, Z. Meta shprehu kënaqësinë e tij që ka vizituar dhe ka parë nga afër punën që bëhet në këto sipërmarrje të suksesshme të prodhimeve ‘Made in Albania’ në vendin tonë.

ilirmeta06022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me qindra gra dhe vajza në qytetin e Shkodrës. Në këtë takim, i cili bëhej në kuadër të festave të 7-8 marsit u nderuan me çmim mirënjohje 6 gra personalitete të jetës politike dhe sociale në Shkodër si Violeta Zefi, Hejdie Talani, Zenepe Dibra, Shpresa Luha, Lumturie Hoxha, Saimira Laçi dhe Zyliha Kraja, mjekja e cila e mori certifikatën e mirënjohjes nga z. Meta. Në fjalën e tij përshëndetëse, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, uroi të gjitha gratë dhe vajzat e pranishme për festat e 7-8 marsit.

zeriamerikes

Znj. Gjosha, tema e sivjetshme e sesionit të OKB-së është shmangia dhe parandalimi i çfarëdolloj dhune ndaj grave. Si paraqet gjendja në vendin tuaj? Si do ta cilësonit ju pozitën e gruas sot në Shqipëri?

Unë do të thosha se çështja e dhunës është një çështje e cila nuk ka filluar vetëm ditën e sotme por është një çështje e cila ka ekzistuar edhe më parë. Megjithatë mua më vjen mirë që ka një ndërgjegjësim tepër të madh në qeveritë shqiptare dhe të gjithë shoqërinë shqiptare për çështjen e dhunës. Ky ndërgjegjësim shikohet edhe me pjesëmarrjen tonë shumë të gjerë edhe në këtë sesion të 57, i cili zhvillohet në Nju Jork, të Kombeve të Bashkuara, dhe që Shqipëria është shumë krenare që sot merr pjesë duke marrë përsipër edhe iniciativa tepër të rëndësishme siç është edhe iniciativa COMMIT”, e firmosu nga qeveria shqiptare në datën 15 shkurt. Ne kemi marrë përsipër tri pika tepër të rëndësishme.

ilirmeta01032013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke pasur një takim të veçantë me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.

Në një prononcim për mediat pas takimeve Lideri i LSI-së ka deklaruar se ka biseduar me diplomatët e BE-së për çëhstje të rëndësishme të politikës shqiptare, kryesisht për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Z. Meta tha se ka shprehur angazhimin e qartë të LSI-së për avancimin e procesit të integrimi si dhe për një proces maksimalisht transparent dhe të ndershëm zgjedhor.

ilirmeta28022013

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Nikolin Jaka, dhe me një ekip përfaqësues. Në qendër të diskutimit gjatë këtij takim ishte një paketë propozimesh që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës ka përgatitur për forcat politike, në mënyrë që të adresohen më shpejt për zgjidhjen e problematikave të biznesit. Pas takimit z. Meta dhe z. Jaka dolën në një konferencë për shtyp për mediat e pranishme në selinë e LSI-së. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se këto propozime do të përbëjnë edhe angazhimet kryesore të LSI-së në programin e saj pro biznes. Z. Meta u shpreh se kjo ka të bëjë me një standard më të lartë për çdo qytetar tonin dhe me një ekonomi më të zhvilluar dhe më konkurruese. Nga ana e tij Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës, Nikolin Jaka, falënderoi LSI-në dhe lidershipin e saj për mbështetjen e vazhdueshme që i japin biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. “Jam i sigurt që LSI dhe në veçanti z. Meta do të na krijojë mundësi të tjera për të analizuar jo vetëm këtë paketë por edhe mundësi bashkëbisedimi dhe të ekspertizës lidhur me integrimin e sipërmarrjes shqiptare, lidhur me formalizimin e saj por njëkohësisht lidhur edhe me krijimin e një roli të duhur për të qenë partnerë dinjitoz të ekonomisë globale”, tha ndër të tjera Nikolin Jaka.