10 Jul Ilir Meta priti Ambasadorin e Greqisë z. Leonidas Rokanas
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidas Rokanas.
Ambasadori Rokanas shprehu kënaqësinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit dhe e uroi z. Meta për suksesin e arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në këtë kuadër Ambasadori vlerësoi rolin konstruktiv dhe pro evropian që LSI manifestoi gjatë fushatës elektorale si një kontribut i vyer për axhendën e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.