Posted at 07:40h
in
News
by Partia Lirise
Lëvizja Rinore për Integrim zhvillon takime me të rinjtë e qarkut të Shkodrës
Endrit Braimllari: Partitë politike nuk janë zyra punësimi. Ne duhet të krijojmë mundësi punësimi nëpërmjet biznesit privat e fason
Kejdi Mehmetaj: Të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës
Agron Çela: Kjo është vera jonë, të ecim më shpejt
Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvillua disa takime më të rinjtë e qarkut të Shkodrës, ku morën pjesë edhe deputetët e LSI-së, Agron Çela dhe Kejdi Mehmetaj.
Duke bashkëbiseduar me të rinjtë dhe të rejat shkodran, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari shprehu kënaqësinë për zhvillimin e takimit në qytetin e Shkodrës duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për të ngritur një sistem arsimoi i cili plotëson kërkesat dhe rrit cilësinë e arsimimit e rinisë shqiptare.