04 Feb Klajda Gjosha: Vizita e z. Fyle, mezash i qartë për t’i dhënë fund konflikteve dhe për të punuar për integrimin e vendit
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, në fjalën e saj në Komitetin Drejtues Kombëtar të LGI-së i bëri dhe një herë thirrje politikës shqiptare që të përfitoj nga vizita e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, dhe të lërë mënjanë konfliktualitetin e të punojë për integrimin e vendit. Znj. Gjosha në emër të LSI-së u shpreh se i duhet dhënë fund konflikteve dhe për të votuar në mënyrë menjëhershme të tria ligjet në Parlament ku nuk do të ishte vetëm një status i sigurt për Shqipërinë në Bashkimin Europian por do të krijonte edhe një klimë pozitive për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.





