LRI edhe një herë me risi

LRI edhe një herë me risi

lri08022013

Nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde”, LRI zhvillon sot me mijëra të rinj “Facebook Wall real”

Të rinjve nga e gjithë Shqipëria tashmë do të kenë zërin e tyre për të ideuar të ardhmen. Në një mënyrë risi të rinjtë do të kenë mundësinë të shkruajnë në një “Facebook Wall real”.

Një eveniment i tillë bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe mbi 1500 të rinj kanë konfirmuar tashmë praninë e tyre në këtë aktivitet. Ky event do zhvillohet nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim tek “Ura e Shallvareve” në qendër të Tiranës, nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

Të gjithë të rinjtë që do të jenë të pranishëm në këtë aktivitet shumë të veçantë do të mund të japin idetë e tyre dhe të shprehin nëpërmjet statuseve të shkruara në “Facebook Real Wall” ëndrrën për të ardhmen e tyre dhe të vendit tonë. Lëvizja Rinore për Integrim i fton të gjithë të rinjtë që të marrin pjesë në këtë aktivitet për të shprehur kështu nën moton “Shkruaj të ardhmen tënde” idetë dhe ëndrrat e tyre se si e duan ata të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.