18 Jun Meta: Më 23 qershor fitojmë të paktën dy mandate në Qarkun e Elbasanit. Ilir Meta: Zemra e fitores do të jetë Elbasani, qendra e Shqipërisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një miting madhështor në qytetin e Elbasanit, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Gjatë këtij takimi tepër entuziast u prezantuan serish kandidatët për deputetë të LSI-së në Qarkun e Elbasanit.
Lideri i LSI-së, z. Ilir Meta në fjalën e mbajtur në këtë miting u shpreh se LSI-ja duhet të fitojë që Elbasani dhe e gjithë Shqipëria të vihet në punë. Ai tha se LSI-ja do të fitojë, sepse ka programin më të mirë, që pengon rënien e mëtejshme të ekonomisë sonë, premton ristrukturimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë sonë si edhe hapjen e vendeve të reja të punës.