13 May Meta: T’i japim fund një herë e mirë politikës që është shkëputur nga realiteti. Meta : LSI një paket konkrete për legalizimin e banesave

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim mjaft entuziast me qindra banorë të Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë qytet, nënkryetarin e LSI-së Ylli Manjani. Në fjalën e tij z. Meta u shpreh i bindur në arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë të LSI-së në komunitetin e shkëlqyer të Kamzës më 23 qershor. “Çështjet e kësaj marrëveshjeje që i parashtroi qartë edhe Nënkryetari i LSI-së, z. Ylli Manjani do të respektohen pikë për pikë. Por unë dua t’iu siguroj në mënyrë të veçantë se me votën tuaj më 23 qershor ju, jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga lidershipi aktual i qeverisë për gati tetë vjet, por njëkohësisht do të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga sorollatjet absurde nga burokracitë e panumërta.






