Ilir Meta: Koalicioni qe i duhet Shqiperise, “koalicioni per punesimin

Ilir Meta: Koalicioni qe i duhet Shqiperise, “koalicioni per punesimin

ilirmeta15032013

Në vazhdën e takimeve për inkurajimin e hapjeve të vendeve të reja të punës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme një kompani “Call Center” në kryeqytet. Gjatë kësaj vizite Lideri i LSI-së u shpreh se do t’i jepet një mbështetje maksimale biznesit “Call Center” në Shqipëri, pasi sipas tij kjo mbështetje do të ishte në shërbim të rritjes së punësimit.

Gjithashtu, Meta tha se bashkë me biznesin fason, “Call Center” është një tjetër mundësi e shkëlqyer në Shqipëri për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Është një kënaqësi e veçantë për të vizituar një biznes shumë të suksesshëm të shërbimit “Call Center” këtu në Tiranë që është një nga aktivitetet më të dobishme dhe më produktive për të hapur vende të reja pune , sidomos për gjeneratat më të reja. Së bashku me biznesin fason, biznesi “Call Center” është mundësia më e shkëlqyer për të rritur punësimin në një kohë të shpejt dhe ne e mbështesim plotësisht hapjen e këtyre bizneseve të reja në vendin tone, te cilat nuk kane ekzistuar 5-6 vite më parë.

Z. Meta theksoi se pavaresisht impaktit negativ te krizes nga vendet fqinje, Greqi dhe Itali, ne duhet te jemi vigjilent per te shfrytezuar edhe oportunitetet qe mund te sjellin investimet e huaja ne aktiviteteve të tilla biznesi nw vendin tone.

Me tej ai shtoi : “ Se mbështetja për këto aktivitete, për këto biznese, është një domosdoshmëri që ne të rrisim në një kohë sa më të shkurtër numrin e të punësuarve, sidomos të vajzave të reja dhe të djemve të rinj, të cilët njëkohësisht kanë edhe kualifikimin apo mund ta fitojnë atë në një kohë shumë të shpejtë për të ofruar këtë shërbim. Sot janë me mijëra të punësuar në “Call Center”, kjo falë edhe krahut të lirë të punës, por edhe barrës së ulët fiskale ne vend.

Z.Meta theksoi se për Lëvizjen Socialiste për Integrim punësimi i të rinjve ka qenë dhe mbetet jo vetëm prioriteti kryesor i programit ekonomik, por edhe obligimi më i madh që klasa politike ka ndaj gjeneratës së re, për të ngjallur besimin për një Shqipëri që ofron më shumë punësim, më shumë siguri dhe mirëqenie, jo vetëm për të ardhmen por edhe për të tashmen.

Meta nenvizoi edhe nje here : “ LSI beson se “Koalicioni per punësimin e qytetarëve” është koalicioni që i duhet Shqipërisë në këto kohë të turbullta si në Greqi ashtu edhe në Itali, në mënyrë që kriza e tyre mos të ketë vetëm efekte negative por edhe oportunitete të reja për thithjen e investimeve të huaja në vend sepse “Aleanca me bizneset” që punësojnë qytetarët, sidomos të rinjtë, është ajo që hedh themelet për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe LSI është e vendosur të bëjë gjithçka për këtë mision.