12 Mar Z. Ilir Meta priti sot përfaqësues të Misionit të Vlerësimit të OSBE-ODIHR
Posted at 20:01h
in News
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot përfaqësues të Misionit të Vlerësimit të OSBE-ODIHR.
Gjatë takimit u diskutua mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe mbi përgatitjet në kuadër të procesit të administrimit të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Z. Meta pasi vlerësoi rolin e rëndësishëm të Misionit të Monitorimit të OSBE-ODIHR, shprehu angazhimin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të përfaqësuesve të saj në garantimin e standardeve sa më të larta të procesit të administrimit të zgjedhjeve.