15 Mar Ilir Meta: Koalicioni qe i duhet Shqiperise, “koalicioni per punesimin

Në vazhdën e takimeve për inkurajimin e hapjeve të vendeve të reja të punës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme një kompani “Call Center” në kryeqytet. Gjatë kësaj vizite Lideri i LSI-së u shpreh se do t’i jepet një mbështetje maksimale biznesit “Call Center” në Shqipëri, pasi sipas tij kjo mbështetje do të ishte në shërbim të rritjes së punësimit.
Gjithashtu, Meta tha se bashkë me biznesin fason, “Call Center” është një tjetër mundësi e shkëlqyer në Shqipëri për hapjen e vendeve të reja të punës.







