16 Apr Manjani: Për hir të parimit të balancës politike, pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës
Nga mbrëmë kriza politike e thelluar në vend ka vetëm një emër: Ky është Sali Berisha. Integrimi evropian i Shqipërisë ka vetëm një pengesë dhe kjo pengesë është Sali Berisha dhe Partia Shtet, që qeveris sot në minorancë Shqipërinë. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nga mbrëmë kanë vetëm një armik: Ky është Kryeministri ende në detyrë që zëvendësoi ligjin zgjedhor të miratuar me konsensus me një marrëveshje tepër të vjetër politike që daton që nga koha kur ai ishte në opozita duke i kujtuar, për fatin e mirë të shqiptarëve, se i ka ardhur koha të jetë prapë në opozitë. Kursi i përplasjes me perëndimin ka vetëm një emër, ka vetëm një autor dhe ky është Sali Berisha.
Në këto kushte, duke vlerësuar situatën aktuale me shumë kujdes dhe përgjegjshmëri të lartë qytetare, ne vlerësojmë se ekziston vetëm një objektiv politik i përbashkët i gjithë opozitës shqiptare dhe ky është largimi i menjëhershëm dhe përfundimtar i Sali Berishës nga qeveria dhe nxjerrja e Partisë Demokratik, që tashmë është Parti Shtet, në opozitë. Ky është objektiv, jo thjesht i opozitës por tashmë i shqiptarëve që në shumicë paguajnë kostot i diktatit të partisë shtet dhe të sjelljes së diktatoriale të Kryeministrit të vendit.
Tashmë fillon projekti: Çdo votë duhet të hidhet kundër këtij diktati. Objektiv tjetër më të rëndësishëm se ky opozita shqiptare nuk ka arsye të ketë. Ky projekt do të udhëhiqet nga opozita e bashkuar, e cila në mënyrë të menjëhershme do të marrë hapa konkretë për këtë çështje. Janë hapa të cilat do të ndërmerren në mënyrë të koordinuar.
Sa na takon neve si LSI që tani dua të komunikoj qartë dhe prerë se për hir të parimit të balancës politike në vend, parim i cili u zbulua nga vetë kryeministri, në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, pushteti vendor do të vendoset nën kontrollin maksimal të opozitës.
Veçanërisht detyrat e përgatitjes së listëve të zgjedhësve është detyrë parësore. Për këtë qëllim, LSI deklaron bashkimin e votave në të gjitha këshillat vendore me Partinë Socialiste, që nga ky moment, dhe heq mbështetjen politike çdo të zgjedhuri vendor që ka dalë nga koalicioni i LSI-së me Partinë Demokratike. Në vijim, sigurisht në koordinim të plotë me Partinë Socialiste, në ditët në vijim besoj do të anançohet.
Do të ketë qëndrime konkrete për Parlamentin ilegjitim. Që nga mbrëmë, ky Parlament është totalisht ilegjitim. Ka vendosur të legjitimojë partinë shtet, kështu që meriton një kurs të ri politik, në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme të pak ditëve më vonë.
Natyrisht është koha që opozita e bashkuar të kërkojë garanci shtesë në kushtet kur mungon ligji, në kushtet kur ligji është hedhur në koshin plehrave nga partia-shtet dhe nga kryeministri. Të kërkojë garanci shtesë për menaxhimin e procesit zgjedhor. Ndryshe, ne nuk mund të lejojmë që vota e shqiptarëve të numërohet vend e pa vend, vota e shqiptarëve të administrohet nga shumica të dhunshme dhe deri atëherë ne do t’i kërkojmë, në mënyrë të veçantë, atyre partive që kanë propozuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sepse ky është parimi që vendosi kryeministri tashmë, ta politizojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, tu kërkojmë përfaqësuesve të tyre apo të zgjedhurve nga ata në KQZ që të mos bëhen pjesë e vendimmarrjeve e KQZ-së, vendimmarrje të cilat diktohen nga shumica 4 me 3. Asnjë vendim 4 me 3, nga çastet që flasim, për ne nuk do të jetë i pranueshëm.
Kështu që do të kërkohen balanca të reja, do të eksplorohen mundësi të reja për garanci shtesë që lidhen me funksionimin e KQZ-së, për garanci shtesë që lidhen me lejimin e zgjedhësve që të votojnë sepse sot në çastin që flasim në listat paraprake të zgjedhjeve janë 400 mijë shtetas pa adresë. Për turp dhe për faqe të zezë janë shtetas që kanë votuar tradicionalisht në qendrat e tyre të votimit dhe sot Ministria e Brendshme nuk paska adresë për këta shtetas. Janë projekte që ne do t’i mbikëqyrim me shumë kujdes. Kemi informacione të bollshme tashmë për të gjykuar se ne nuk kemi ndërmend t’ia lëmë menaxhimin e zgjedhjeve një partie të papërgjegjshme dhe një kryeministri që e ka çuar vendin në drejtimin e përplasjes me Perëndimin. Kjo është e papranueshme.
Kështu që deri në rivendosjen e këtyre limiteve apo arsyetimeve të logjikshme ne LSI në raport me pushtetin vendor tashmë ajo do t’i kthehet opozitës siç është edhe shumica e shqiptarëve dhe do të kuptoni se çfarë pakice ka Partia Demokratike dhe në vijim do të komunikohet edhe për të qenë nevoja për shkallëzim të masave politike dhe reagimit politik. Nuk ishte dëshira jonë, nuk ka qenë dëshira jonë por për një reagim i arsyeshëm në funksion të menaxhimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Qytetarët janë shumë të rëndësishëm por e drejta e votës kur fillon edhe kontrata mes çdo qytetari me qeverinë e vet është pa diskutim prevaluese në këtë moment.