Ilir Meta priti Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala

Ilir Meta priti Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala

ilirmeta07042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste z. Luis Ayala.

Z. Meta dhe z. Ayala diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri para zgjedhjeve të 23 qershorit. Gjatë takimit, u vlerësua roli i Internacionales Socialiste në shërbim të forcimit të bashkëpunimit mes forcave të majta në Shqipëri dhe u theksua rëndësia që merr në këtë kontekst partneriteti i ri mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste për të garantuar përshpejtimin e ritmeve të integrimit evropian të Shqipërisë.

Z. Meta: Ishte kënaqësi që të prisja sot në selinë e LSI- në Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, z. Luis Ayala, i cili ndodhet në Tiranë për të biseduar me ne dhe për të na përgëzuar për iniciativën më të fundit, e cila ka të bëjë pikërisht me një koalicion të ri, që synon rritjen e mundësive të alternativës të së majtës së bashkuar për të pasur sukses dhe fitore në zgjedhjet e 23 qershorit, për të pasur mundësi për të kontribuar në përballimin e të gjitha sfidave që vendi ka për të ardhmen, sidomos në raport me përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. Me këtë rast dua ta falënderoj z. Ayala për interesimin e vazhdueshëm të Internacionales Socialiste për zhvillimet e demokracisë në Shqipëri, njëkohësisht edhe për zgjedhjet e ardhshme të 23 qershorit. Për ne është i rëndësishëm ky bashkëpunim, i cili jam i bindur që do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me jo vetëm familjen socialiste evropiane dhe botërore por në tërësi për të gjithë proceset integruese të vendit.

Z. Ayala: Jam shumë i kënaqur që jam këtu në Shqipëri sot. E gjithë lëvizja botërore e socialdemokratëve dhe familja socialiste evropiane apo botërore që bën pjesë në organizatën tonë i kanë ndjekur me shumë interes gjatë viteve zhvillimet politike në Shqipëri. I kemi shoqëruar ata që ndajnë idealet dhe bindjet e njëjta me organizatën tonë. Ne jemi këtu që të mbështesim ato forca që ndajnë idealet tona, bindjet tona, dhe  që ndajnë këto ideale në interes të zhvillimit demokratik.  Kam ardhur sot se Shqipëria gjendet në një moment shumë të rëndësishëm. Ne sot jemi këtu për elementët e nevojshëm për një moment ndryshimi. Të gjitha forcat progresive janë bashkuar për këtë lloj ndryshimi. Së bashku me vendimet dhe idetë e duhura për të premtuar një ndryshim për Shqipërinë.
Erdha të flas me Ilirin sot, dhe më pas do të flas me Edi Ramën. Kam ardhur këtu për t’i përgëzuar për vendimin e rëndësishëm fondamental që së bashku kanë marrë. Duke krijuar këtë koalicion, duke bashkuar forcat së bashku, për të bërë realitet atë që shqiptarët kanë luftuar për shumë kohë. Sot politika premton një të ardhme me të mirë falë vendimit të këtyre zotërinjve, Ilir Metës dhe Edi Rama. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, është lajm i mirë për të gjithë familjen progresive në të gjithë botën dhe patjetër që është një lajm i mirë për Internacionalen Socialiste. Ne do jemi këtu me 23 qershor. Unë do të jem vij personalisht. Duam t’ju shoqërojmë ju dhe shqiptarët në përpjekjet e tyre për zgjedhje të lira. Dhe mbi të gjitha për axhendën që sjell mundësi në Shqipëri dhe për axhendën që sjell ndryshimin që jemi përpjekur prej vitesh. Do ju shohim së shpejti. Gjatë këtyre muajve dhe javëve në vijim para zgjedhjet do jemi shumë afër me miqve tanë këtu dhe do jemi gati për axhendë fituese.

Është pjesë e marrëveshjes LSI-PS, paketa e tre ligjeve për marrjen e statusit?

Z. Meta: Objektivi ynë kryesor është fitorja e zgjedhjeve më 23 qershor dhe përshpejtimi i procesit të integrimit evropian, para dhe pas zgjedhjeve.