Meta: Vendimet e LSI në shërbim të së ardhmes

Meta: Vendimet e LSI në shërbim të së ardhmes

ilirmeta12042013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë sot në një takim në Koplik me qindra qytetarë të Rrethit të Malësisë së Madhe. Në këtë takim u prezantua edhe kandidati për deputet i LSI-së në Malësinë e Madhe, Ritvan Heba, ndërkohë që 200 anëtarë të rinj i janë afruar radhë të LSI-së, një pjesë prej të cilëve Lideri i LSI-së u dha edhe dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, e cilësoi z. Heba si një “një shok i shkëlqyer, është një nga themeluesit e LSI-së, është një drejtues me përvojë dhe me të gjitha vlerat, kapacitetet dhe mbi të gjitha integritetin për të qenë përfaqësues i denjë i popullit të mrekullueshëm i Malësisë së Madhe”.

Z. Meta tha se 23 qershori po vjen dhe është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sepse do të sjellë shpresa të reja për një të ardhme më të mirë, për një ecuri më të mirë dhe më të shpejtë të vendit, jo vetëm drejt procese integruese në Bashkimin Evropian por mbi të gjitha për një dinamikë më të lartë të rritjes ekonomike, për një rishpërndarje më të drejtë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë e sidomos të shtresave në nevojë. “Lëvizja Socialiste për Integrim është konfirmuar si një forcë bashkëpunuese, si një forcë e motivuar fuqimisht nga interesi për t’i shërbye stabilitetit të vendit, integrimit evropian, realizimit të reformave, të cilat të gjitha së bashku synojnë standarde të reja të demokracisë dhe mbi të gjitha të mirëqenies dhe të jetës së qytetarëve tanë”, u shpreh ai. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se LSI gjithmonë ka marrë vendimet e më të drejta për vendin.  

“Ne jemi të bindur se në çdo kohë kemi marrë vendimet më të drejta që i kanë shërbyer vendit. Edhe vendimi më i fundit është një vendim plotësisht i drejtë, i cili do të ndihmojë vendin për të shënuar një fazë të re të demokracisë, të funksionimit të institucioneve, të rivendosjes së ekuilibrave politikë dhe të balancimit midis pushteteve që garantojnë një demokraci më të shëndetshme dhe më funksionale, që garantojnë një frymëmarrje më të gjerë edhe ekonomike dhe një përkujdesje sociale e cila do të ndihmojë akoma më shumë qytetarët tanë që hasin probleme më të madhe sot. Shqipëria ka nevojë të eci më shpejt. Malësia e Madhe ka nevojë të eci më shpejt dhe kërkon ritmin e shokëve dhe djemve si Ritvan Heba të cilat janë të kudogjendur, të cilët janë pranë njerëzve dhe në shërbim të tyre”, vijoi Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Z. Meta tha se LSI ka ambicie të mëdha për të gjithë Qarkun e Korçës. “Ne kemi ambicie të rëndësishme për të gjithë Qarkun e Shkodrës dhe këto kohë është bërë një punë e jashtëzakonshme për të cilën do të falënderoja në mënyrë të veçantë z. Agron Çela, zonjën e njohur dhe të palodhur Nora Malaj, dhe të gjithë ekipin tonë i cili synon që Lëvizja Socialiste për Integrim përmes përfaqësimit të saj të padiskutueshëm në Parlamentin e ardhshëm të jetë një garanci e rëndësishme për të gjithë ata që votojnë dhe besojnë këtë forcë politike, të jetë një garanci e rëndësishme për të gjitha angazhimet dhe për të gjitha premtimet që ne kemi bërë dhe do të bëjmë edhe përpara popullit të Malësisë së Madhe.

Ky rizgjim i LSI-së në Malësinë e Madhe shoqërohet me prurje gjithnjë e në rritje në këtë forcë politike, e cila është provuar që është forca e së ardhmes, sepse të gjitha vendimet e saj i merr në shërbim të së ardhmes. Mjaft të rinj e të reja janë anëtarësuar kohët e fundit në Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin por edhe këtu në Malësinë e Madhe. Ndaj, dhe unë kam nderin dhe privilegjin që të ftoj disa prej tyre dhe tu jap dokumentet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke i uruar mbarësi në këtë angazhim tyrin, i cili është investimi më i mirë që bëjnë për të ardhmen e tyre, të familjeve të tyre dhe të gjeneratës më të re të cilës ata i përkasin.

Duke iu uruar këtyre të rinjve dhe të rejave të mrekullueshëm të Malësisë së Madhe suksese në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe që të na sjellin mbarësi të padiskutueshme në zgjedhjet e 23 qershorit”, përfundoi fjalën e tij në takimin e zhvilluar në qytetin e Kolikut, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Ndërkohë që nga ana e tij kandidati i  i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, Ridvan Heba, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit i ftoi ata që më 23 qershor të votojnë LSI-së si një forcë politike e cila do të sigurojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë.