29 Mar Ilir Meta: Më 23 qershor, LSI-ja vendos shumë më tepër se sot në qeverisen e ardhshme në Parlamentin e ardhshëm

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së për Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë, Elez Gjoza, ka zhvilluar një takim në këtë njësi. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së deklaroi më 23 qershorit qytetarët shqiptarë do votojnë LSI-në sepse ata duan të ecin më shpejt dhe e kuptojnë plotësisht mesazhin dhe angazhimin e LSI-së.
“Të gjithë shqiptarët duan të ecin më shpejt dhe njëkohësisht sepse ne në dallim nga të tjerët nuk i drejtohemi yjeve por u drejtohemi njerëzve. Unë kam besim të plotë se ata e mirëkuptojnë plotësisht mesazhin dhe angazhimin tonë dhe e kanë të qartë se ne nuk bëjmë fushatë me ta por se ne i ndjejmë realisht problemet e tyre dhe jemi të angazhuar për t’i zgjidhur ato”, u shpreh z. Meta.







