04 Apr Ilir Meta priti Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella.
Z. Meta dhe z. Pittella diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi situatën para zgjedhore.
Z. Meta e falënderoi z. Pittella për inkurajimin e vazhdueshëm të forcave social-demokrate evropiane në interes të krijimit të një momenti të ri bashkëpunimi mes partive të majta në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht se LSI ka qenë dhe mbetet gjithnjë e angazhuar për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë. Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi kontributin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të vendit dhe qytetarëve shqiptarë.