Naço: Partia Demokratike është bërë tamam si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër

Naço: Partia Demokratike është bërë tamam si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër

nasipnaco-1

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, z. Nasip Naço ka deklaruar se Kryeministri Berisha gjatë tetë viteve që qeverisi vendin nuk arriti të mbaronte dot as 3 kilometra rrugë në Skrapar.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Berati, z. Naço u shpreh se Berisha do të vijë me helikopter në Skrapar, teksa theksoi se Partia Demokratike tashmë është bërë si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër.

“Berisha nuk i mbaroi dot as tre kilometra rrugë në Skrapar gjatë tetë viteve qeverisje dhe tashmë ai do të vijë me helikopter në Skrapar. Po ta vini re Partia Demokratike është bërë tamam si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër”, ka deklaruar kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkaq, z. Naço shprehu bindjen e tij se LSI-ja do të dalë forcë e parë politike në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e përgjithshme. Në fund, kandidati për deputet tha se LSI-ja po vjen si ortek më 23 qershor nga mali i Tomorit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim po vjen si ortek më 23 qershor nga mali i Tomorit dhe ju premtoj se do të jetë forcë e parë politike në Qarkun e Beratit”, përfundoi prononcimin e tij për mediat nga Berati, z. Nasip Naço.