Meta: Modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese ne shërbim te rritjes se eksporteve.

Meta: Modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese ne shërbim te rritjes se eksporteve.

ilirmeta04062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në qytetin e Lushnjës. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, z. Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. “Plani ynë për të vënë Shqipërinë në punë natyrisht që fillon nga rimëkëmbja dhe modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese në vend. Fillon nga mbështetja dhe subvencionimi i këtyre aktiviteteve fondamentale, jo vetëm për të rritur mirëqenien e fermerëve tanë por për të rritur prodhimin, për të rritur eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të tjera si rruga më e sigurt për një rritje të qëndrueshme dhe për një punësim të qëndrueshëm”, tha z. Meta.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se LSI është e angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë sesa deri më tani në mënyrë që të subvencionohen të gjitha inputet që janë aq të rëndësishme për të rritur rendimentin, për të rritur prodhimin, për të garantuar një proces të tërë zinxhir, të suksesshëm i cili e lidh më shpejt dhe në mënyrë të sigurt dhe të efektshme prodhimin me tregun. “Në mënyrë të veçantë do të theksoja rëndësinë që ne i kushtojmë subvencionimit me 50 për qind të çmimit për farat e zgjedhura me rendiment të lartë, pasi sot kontrolli i këtyre farave, mungesa e certifikimit të tyre është një problem i madh dhe serioz për mijëra e mijëra fermerë anembanë vendit. Subvencionimi njëkohësisht për sa i takon traktorëve, motokultivatorëve, në mënyrë që ne të nxisim modernizimin e bujqësisë, rritjen e rendimentit të prodhimeve bujqësore në vend”, u shpreh Lideri i LSI-së. Z. Meta tha se është i domosdoshëm krijimi i “Shoqërive bujqësore” dhe sipas tij një gjë e tillë do të mundësohet duke i mbështetur ato ferma që operojnë si entitet i vetëm me përjashtimin nga të gjitha taksat për 5 vitet e para të aktivitetit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, se serat do të kenë një mbështetje të veçantë pasi sipas tij rritja e kostos së prodhimit i ka vënë në vështirësi të madhe fermerët. “Një mbështetje të veçantë do të ketë për sa i takon zhvillimit të serave pasi kostoja e prodhimit në sera është rritur jashtëzakonisht shumë dhe kjo i ka vënë në vështirësi të mëdha të gjithë fermerët që janë të angazhuar në këtë aktivitet. Mbështetja e tyre në të gjitha drejtimet, që nga subvencionimi i një pjese të çmimit për karburantet dhe i të gjitha inputeve të tjera, do të jetë një prioritet i ynë për katër vitet e ardhshme”, tha Lideri i LSI-së.

Duke përfunduar z. Meta tha se vetëm duke zhvilluar bujqësinë, vetëm duke e modernizuar atë, duke ulur kostot e prodhimit në vend, do të arrihet të zhvillohen dhe të rriten në mënyrë të qëndrueshme ekonomia dhe eksportet shqiptare.