Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të gjitha kandidatët e tjerë në këtë qark, ka zhvilluar një tur takimesh në Bashkinë e Rubikut dhe në katër komuna t

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të gjitha kandidatët e tjerë në këtë qark, ka zhvilluar një tur takimesh në Bashkinë e Rubikut dhe në katër komuna t

monikakryemadhi07062013

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të gjitha kandidatët e tjerë në këtë qark, ka zhvilluar një tur takimesh në Bashkinë e Rubikut dhe në katër komuna të tjera të Qarkut të Lezhës, përkatësisht në fshatin Rreps të Komunës Orosh, në Fan dhe në Blinisht.

Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët znj. Kryemadhi deklaroi se ka ardhur koha që vëmendja të kthehet në Qarkun e Lezhës. Sipas saj politika duhet të mendojë në radhë të parë se si duhet t’i shërbejë lezhjanëve dhe të gjithë shqiptarëve dhe jo të shkëputet prej tyre dhe problemeve që qytetarët kanë.

“Mendoj se ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen në Qarkun e Lezhës, mendoj se ka ardhur koha që të kthejmë vëmendjen në Rrethin e Mirditës, në Rrethin e Lezhës, në Rrethin e Kurbinit. Ne duhet të mendojmë, në radhë të parë, se si duhet t’i shërbejmë njerëzve dhe se si politika duhet të kthehet në funksion të qytetarëve, në funksion të votuesve, në funksion të elektoratit të saj. Politika duhet të shkëputet një herë e përgjithmonë nga mendimet se populli është shërbëtor i politikës. Jo, politika është në shërbim të qytetarëve të saj. Vetëm kështu ne do të arrijmë të ecim më shpejt drejt Bashkimit Evropian, duke menduar me zëmër. Kjo është shumë e rëndësishme, është shumë e rëndësishme që ne të mos shkëputemi nga qytetarët sepse duke u shkëputur nga qytetarët shkëputemi nga problemet”, tha kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi.

Znj. Kryemadhi u shpreh se Lezha meriton më shumë, i gjithë komuniteti i Lezhës meriton më shumë.

Ajo i ftoi të gjithë të pranishmit që të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi kështu fillon historia e re, historia e zhvillimit. Kandidatja për deputete e LSI-së në Qarkun e Lezhës u zotua se do të jetë syri dhe zëri i qytetarëve lezhjanë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Dua t’i shërbej këtij komuniteti sepse ka ardhur koha që të mos konsiderohemi më si një shtojcë e Tiranës apo e Durrësit apo e Elbasanit sepse ju meritoni, sepse ky komunitet meriton më shumë. Meritoni më shumë sepse keni bërë historinë e Shqipërisë dhe ju takon të riktheheni në vendin që ju takon. Duke votuar numrin 26 më datë 23 qershor krijojmë mundësinë e punësimit të njerëzve, fillojmë historinë e re, historinë e zhvillimit të kësaj zone. Ju premtoj se unë do të jem zëri dhe syri juaj në Parlamentin e Shqipërisë. Të jeni të bindur se me votën tuaj për Lëvizjen Socialiste për Integrim në datën 23 qershor do të kemi mundësinë për të zgjidhur problemet që janë prej vitesh të ngulitura në komunitetin tuaj, tha Znj. Kryemadhi.

Duke prezantuar programimin e LSI-së “Plani i Punësimit”, Kryemadhi tha se punësimi është prioriteti i madh që e dallon LSI-në nga forcat e tjera politike. Sipas saj në këtë kohë të vështirë në të cilën ndodhemi punësimi i shqiptarëve ul varfërinë dhe lehtëson plagët sociale.

  “Shqipëria ka nevojë për një shtet jo vetëm rregullator, por edhe garantues. Prania e tij në sigurinë dhe mirëqenien e shqiptarëve është detyrim. Shteti është harmonizues i interesave të grupeve, apo shtresave të ndryshme sociale. Presioni që vjen nga kriza ekonomike, kërkon një shtet më të fortë në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe mjedisit tonë të përbashkët. Programi ynë për punësimin është në duart e të gjithëve ju. Në dallim nga të gjitha forcat e tjera programi ynë prioritet parësor ka çështjen punësimit dhe të gjitha politikat programore janë në funksion të punësimit, që nga politikat arsimore, ato të taksave dhe të gjitha politikat ekonomike. Padyshim që punësimi është politika më e efektshme dhe më me dinjitet nga pikëpamja sociale. Qëllimi ynë kryesor është rritja e punësimit dhe rritja e punësimit në një kohë sa më të shkurtër dhe njëkohësisht edhe duke vendosur në themele afatgjata. Ndaj për ne prioritet të veçantë marrin edhe sektorët me një intensitet më të lartë punësimi, të cilat me një investim më modest krijojnë mundësi për të hapur më shumë vende pune në një plan afatshkurtër”, tha ndër të tjera në takimet e zhvilluara, Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi.