Intervista e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhënë në televizionin “ABC News"

ilirmeta04062013-2

Z. Meta, kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, cilat janë pritshmëritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Pritshmëritë tona janë tepër pozitive. Në radhë të parë, ne do të kontribuojmë për një fushatë sa më pozitive, sa më konstruktive, sa më qytetare sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët tanë që të kemi zgjedhje të standardeve evropiane dhe pritshmëritë janë tepër pozitive edhe për Aleancën për Shqipërinë Evropiane dhe në veçanti për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Të përkthyera në shifra?

Unë besoj se do të jetë një diferencë tepër e dukshme, rreth 200 mijë vota ose të paktën 80 mandate për koalicionin e opozitës.

Po rezultati për Lëvizjen Socialiste për Integrim cili do të jetë?

Rezultati i LSI do të jetë gjithmonë dyshifror.

Z. Meta, me katër mandate deputetësh pas zgjedhjeve të 2009-ës siguruat tre poste ministrore. Kur ju flisni për shifra dyshifrore në zgjedhje, deri në ç’masë shkon pritshmëria për pushtetin e ardhshëm, në rast se ai do të vijë?

Për ne nuk është çështje raportesh të tilla. Për ne është e rëndësishme që vendi të fillojë një perspektivë tjetër, një perspektivë të re. Në radhë të parë të një mazhorance të re, e cila di të krijojë një ambient bashkëpunues, jo vetëm me opozitën e ardhshme por edhe me të gjithë aktorët e tjerë. Për një qeveri më gjithëpërfshirëse, vendimet e së cilës të kenë impakte pozitive, afatgjata për të gjithë vendin. Pra, nuk është thjesht shqetësimi i raporteve për të nesërmen midis PS dhe LSI.

E rëndësishme është marrja e një përgjegjësie në një qeverisje të ardhshme, përgjegjësi që e shihni të fokusuar ku?

Ne do të marrim të gjitha përgjegjësitë që qeverisja e ardhshme të jetë një qeverisje efektive, një qeverisje e cila do të përballohet me sfidat më të mëdha me të cilat ndeshen qytetarët tanë, por mbi të gjitha një qeveri bashkëpunuese në të gjitha ato elementë që unë përmenda dhe më parë. Pasi vendi, natyrisht që deri tani ka pasur një qeveri, ku ka qenë pjesë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por klima e përgjithshme, ngërçi i shkaktuar nga një pasion për tu konfliktuar ka sjellë shumë kosto dhe ka devijuar shumë energji të cilat duhet të ishin investuar për qeverisjen e

vendit drejt konflikteve dhe stanjacionit.

Ka një marrëveshje postzgjedhore midis jush dhe z. Rama për mënyrën se si do të ndahet pushteti dhe përgjegjësitë që do të marrë LSI dhe deri ku shkon kjo?

Ne kemi arritur një marrëveshje e cila është marrëveshja e Shkodrës, e cila është e njohur për të gjithë dhe mendoj se është një marrëveshje tepër parimore dhe tregon një vizion të përbashkët për një përmirësim substancial të qeverisjes, si koncept në radhë të parë.

Në rast se flasim për kosto konkrete?

Është tepër herët për të folur për këtë gjë sepse mendoj se çdo gjë do të jetë rezultat edhe i leximit të votës së qytetarëve shqiptarë.

A diskutohet një post si kryetar Parlamenti për Ilir Metën, sepse zëra ka?

Nuk diskutohet asnjë lloj posti. Sot diskutohet suksesi dhe fitorja e këtij koalicioni dhe njëkohësisht kontributi i këtij koalicioni për të garantuar një proces zgjedhor të niveleve sa më të larta, duke pasur në konsideratë disa shqetësime që janë krijuar deri tani, siç është rasti i KQZ-së apo edhe problematika të tjera.

Forca kryesore e koalicionit ka edhe të drejtën e postit kryeministror. Ju nuk e keni deklaruar ambicien tuaj apo as nuk e keni mohuar. Si e shpjegoni këtë situatë?

Ambicia jonë është që Shqipëria të vihet në punë sepse është në stanjacion. Kjo është çështja jonë kryesore dhe të kemi një mazhorancë dhe një program që si objektiv kryesor ka pikërisht si të vihet Shqipëria në punë, si të vihen shqiptarët në punë, pasi kjo është sfida më e madhe e cila ka të bëjë edhe me vetë rritjen ekonomike të vendit, pasi vetëm pak ditë më parë raporti i Bankës Evropiane për Investim dhe Zhvillim tregonte në mënyrë të qartë se për tremujorin e parë të këtij viti rritja ekonomike në vend ishte 0.5 për qind që do të thotë shumë pranë recensionit, pranë rënies ekonomike gjë që do të ishte mjaft negative për të gjithë. Pra, objektivat tonë kanë në plan të parë interesin e vendit dhe interesin e qytetarëve tanë.

Për këtë duhet bashkëpunim…

Patjetër. Ne kemi treguar që jemi një forcë tepër bashkëpunuese, tepër konstruktive dhe jemi një forcë që u qëndrojmë marrëveshjeve.

Duke iu referuar rastit të z. Tavo në Gjirokastër që ka akuzojë për negociata për eliminimin e LSI-së në këtë qark nga PS dhe PD-ja si dhe rastin e kryebashkiakut të Lezhës i cili akuzohet nga të dyja palët e këshillit bashkiak. Janë raste sporadike apo ekziston dhe frymë në bazë?

Mendoj se këto janë raste me karakter më shumë lokal, por Lëvizja Socialiste për Integrim jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës por edhe në qarkun e Lezhës, kudo në gjithë vendin është tepër e organizuar, tepër konstruktive. Ne nuk bëjmë fushatë negativiste. Nuk është ky qëllimi ynë. Qëllimi ynë është të përçojmë mesazhe pozitive, konkrete, të qarta, tokësore, të prekshme dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Ju kthehet në të njëjtën monedhë nga aleati juaj kryesor, z. Rama dhe Partia Socialiste?

Mesazhet e z. Rama janë tepër konstruktive.

Përse nuk keni vendosur të dilni së bashku me z. Rama në fushatë ? Dhe përse nuk e ndërmerrni një hap të tillë, qoftë edhe për të rritur raportet e besimit me elektoratin majtë?

Sepse nuk ekziston një shqetësim i tillë në elektoratin e majtë apo në elektoratin opozitar. Më shumë këto janë stisje analistësh për arsye se ne jemi shfaqur publikisht. Jemi shfaqur në Shkodër, jemi shfaqur në Pallatin e Kongreseve në Konventën e organizuar nga Partia Socialiste ku kemi qenë të ftuar dhe kemi përshëndetur, dhe jemi me z. Rama në komunikimin të vazhdueshëm. Por, duhet të keni parasysh që kjo është një fushatë, ku në fund të fundit, çdo forcë politike synon që të marrë sa më shumë vota dhe sa më shumë përkrahje dhe kjo është mëse normale. Nuk jemi si në rastin po themi si në zgjedhjet lokale, ku mund të dilet me një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie të cilin e mbështesin të gjitha forcat politike. Pra jo vetëm LSI-ja me PS-në por të gjitha partitë në koalicion, secila ka fushatën e saj, ka mesazhin e saj specifik por mesazhi i përgjithshëm është rrotacioni, është ndryshimi.

Megjithatë duke pasur parasysh marrëdhënien tuaj me z. Rama të gjitha kanë të drejtë të bëjnë pyetje. Jeni zhgënjyer deri tani 2 herë. Nëse zhgënjeheni për herë të tretë kujt i mbetet faji?

Ata që duan të mbeten dyshues kështu kanë për të ngelur gjithmonë. Për sa i takon raporteve tona mendoj që ato janë janë parimore, janë konstruktive dhe janë edhe shumë bashkëpunuese. Besoj se kështu do të vijojmë edhe pas 23 qershorit.

Z. Meta, në rast se do të gjendeshit pas 23 qershorit në të njëjtat pozita, me të njëjtat shifra, si në vitin 2009, mbi të njëjtat parime do ta ringrinit një urë bashkëpunimi me z. Berisha?

Së pari historia asnjëherë nuk përsëritet njësoj. Së dyti rasti i vitit 2009 ka qenë një rast i veçantë dhe konkret, duke pasur parasysh raportin jobashkëpunues të krijuar me lidershipin e PS-së në atë kohë dhe duke pasur parasysh se LSI u dëmtua jo pak nga kodi që u iniciua në të kohë i cili kishte si qëllim kryesor pikërisht dëmtimin e LSI-së dhe të partive të tjera. Ndaj rezultati i cili doli nga zgjedhjet e vitit 2009 ishte i tillë që impononte koalicion dhe nga pikëpamja morale, pavarësisht që nga pretendimet e lidershipit të PS-së në atë kohë, ishte plotësisht i moralshëm sepse LSI-ja kishte bërë fushatën e saj, ishte sulmuar shumë ashpër edhe nga PS dhe në fund fare kishte një rezultat i cili i jepte dy mundësi: ose të bëhej një faktor bllokimi ose të bëhej një faktor stabiliteti dhe një faktor që të kontribuonte në qeverisjen e vendit. Natyrisht që ne ndërmorëm këtë të dytën dhe mendoj se bëmë mirë.

Për të qenë sërish një faktor stabiliteti do ta bënin të njëjtën gjë pas 23 qershorit?

Mendoj se çdo vazhdimësi e mëtejshme me PD-në nuk do të ndihmonte stabilitetin e vendit, përkundrazi. Unë ju përmenda vetëm një tregues, atë të BERZH-it, i cili është zyrtar, për tremujorin e parë të këtij viti ku rritja ekonomike e Shqipërisë është vetëm 0.5%. Ndërkohë që po të shikojmë edhe fushatën e ndërtuar nga PD, edhe fjalimet e z. Berisha, ka një eufori të jashtëzakonshme që është jashtë këtij realiteti. Po të vazhdohet në këtë mënyrë padyshim që vendi do të shkojë drejt recesionit dhe drejt një krize akoma më të thellë. Por nuk besoj që do të lindë mundësia për të qenë në dilema të tilla, për arsye sepse paraneni i përcaktuar në një koalicion parazgjedhor, që do të thotë se ky koalicion është dhe paszgjedhor, është në qeverisje, por mund të jetë edhe në opozitë teorikisht në respekt të demokracisë. Por absolutisht të jeni të sigurt që koalicioni i ri është një koalicion që do të fitojë tepër bindshëm.

Objektivi kryesor mbetet rimëkëmbja ekonomike e shqiptarëve. Ju e thoni këtë z. Meta, këtë e thotë edhe z. Rama, por mënyra se si e koncepton këtë rimëkëmbje z. Rama është krejt e ndryshme nga ajo që keni deklaruar ju. Si do të mund të bashkëpunoni në një drejtim të tillë me z. Rama?

Unë mendoj se ne duhet të kemi më shumë durim deri më 23 qershor, për të lexuar edhe votën e qytetarëve shqiptarë. Për sa i takon çështjeve programore, LSI ka një program të saj. Ajo që mendoj unë se ka të veçantë LSI-ja është se të gjitha politikat programore kanë një objektiv të qartë që është rritja e punësimit në vend. Edhe politikat arsimore, edhe politika e taksave është në këtë funksion. Natyrisht që taksat ne i shohim si një instrument në drejtim të arritjes së atyre objektivave strategjike që duhen përcaktuar. Në objektivat tona strategjike është e para të rritet ekonomia, sepse në qoftë se nuk prodhohet, në qoftë se nuk shitet, në qoftë se dikush nuk punon, atëherë nuk ke se çfarë takse t’i marrësh. Me këtë funksion, politikat tona mendoj që janë të fokusuara shumë drejt. Dhe politikat e taksave i shikojmë në këtë funksion. Për sa i takon pastaj elementëve më konkret, unë kam vënë re që z. Rama ka qenë fleksibël në tryezat e ndryshme që ka organizuar me komunitetin e biznesit, etj. Megjithatë ne do të ulemi për këtë çështje dhe mendoj se do të prevalojë logjika dhe argumenti ekonomik mbi të gjitha.

Sa i takon çështjeve të tjera që përdoren fuqishëm në këtë fushatë elektorale janë shëndetësia, të cilën z. Rama e ka shpalosur me një program të gjatë, duke e konsideruar shëndetësinë e deritanishme zero. Janë koncesionet gjithashtu, të cilat z. Rama do t’i anulojë pas ardhjes në pushtet. Janë dy sektorë të mbuluar nga LSI-ja. Në mos direkt, indirekt në këto akuza të z. Rama akuzoheni ju apo jo?

Së pari nuk ndjehemi aspak të akuzuar. Mendoj se problemi kryesor i sistemit shëndetësor është financimi tepër i ulët. Pra financimi i shëndetësisë është jashtëzakonisht i ulët. Së dyti ne jemi të hapur për transparencë për gjithçka ka ndodhur këto katër vite, këto tetë vite. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj meraku. Ajo që të gjithë politikanët shqiptarë, mendoj unë, duhet të kuptojnë dhe për të cilën duhet një gjithë përfshirje në këtë debat dhe në vendimmarrjet e ardhshme kur bëhet fjalë për fatet e një vendi është pikërisht të përqendrohemi në realizmin e një modeli të ri ekonomik për vendin, të një modeli që garanton një rritje të qëndrueshme e cila mund të vijë vetëm përmes stimulimit të prodhimit, përmes stimulimit të eksporteve, përmes stimulimit të uljes së importeve duke nxitur prodhimin në vend. Përndryshe, mendoj që gjithçka tjetër do të ngelet në nivelin e një retorike të karakterit politik. Fokusi
i LSI është pikërisht përqendrimi në këto prioritete, sepse politika prandaj është për të vendosur prioritete.

Cilat janë pikat me të cilat do i imponoheni z. Rama dhe nuk do i toleroni lëvizje nga programi juaj?

Çështja kryesore e LSI është avancimi i të gjitha reformave që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit dhe kuptohet jo thjesht në kuptimin e përgjithshëm, por në kuptimin konkret të ecurisë së gjithçkaje në përputhje me direktivat e BE-së në çdo fushë. Mendoj që Shqipëria e ka një rrugë të qartë, të përcaktuar, e rëndësishëm është vullneti për të ecur më shpjet dhe një frymë sa më bashkëpunuese, jo thjesht midis partive të koalicionit të nesërm, nuk mendoj se është ky problemi më i rëndësishëm por i një frymë e përgjithshme bashkëpunimi ku të gjithë të ndihen të përfshirë në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit. Jo thjesht duke qenë pjesë e qeverisë por duke kontribuar me mendimet e tyre, me idetë e tyre, sepse në këtë vend ka shumë njerëz që kanë shumë përvoja të dobishme, zëri i të cilëve duhet dëgjuar.

Në frymën e bashkëpunimit problemi kryesor i këtyre zgjedhjeve është KQZ. Kemi një deklaratë të z. Islami që thotë se z. Rama nuk i zëvendëson vendet vakante sepse ka frikë se Ilir Meta firmos dhe certifikon rezultatin e zgjedhjeve. Përdoret Komisioni Qendror si alibi kontestimin dhe gjykimi juaj a duhet bërë sa më shpejt ky zëvendësim?

Gjykimi im besoj dhe i gjithë atyre të cilët kanë pasur mundësinë për tu përqendruar se çfarë ndodhi me KQZ ka qenë dhe mbetet që kjo lojë nuk duhet të ishte hapur nga ana e mazhorancës aktuale. Pra, cenimi i pavarësisë dhe integritetit të KQZ-së, ashtu sikurse për fat të keq edhe ndodhi. Jemi në një situatë ku praktikisht kemi një gjysmë KQZ. Natyrisht që kjo nuk është një gjë e mirë për të gjithë, jo vetëm për PD dhe për z. Berisha që kanë përgjegjësitë kryesore por për të gjithë vendin. Sigurisht që ka krijuar shumë shqetësim. Por natyrisht që i lë të tilla sepse synimi është për të kontestuar zgjedhjet janë shumë të gabuara. Sepse janë po këta të cilët në momentin që ndodhën dorëheqjet individuale të anëtarëve të KQZ, paralajmëruan që opozita do bojkotojë, do shtyjë zgjedhjet, ndërkohë që nuk ndodhi kjo gjë. Përkundrazi, opozita respektoi kodin në çdo element të tij, po merr pjesë në gjithë procesin e administrimit të zgjedhjeve dhe jo vetëm që nuk ka tentuar t’i shtyjë zgjedhjet por ka shprehur dëshirën për ti afruar ato.

Zgjidhja sipas jush?

Zgjidhja për mua duket e pamundur pa një reflektim nga ana e mazhorancës sepse çdo zgjidhje tjetër nuk është se do të rivendoste integritetin e KQZ-së, thjesht do të plotësonte jo tre vende përfaqësim por do të plotësonte tre vende pune. Kështu që, integriteti i KQZ është dëmtuar rëndë. Tani çdo veprim i KQZ është në monitorimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar. Në rast se nuk ka reflektim nga mazhoranca zgjidhja është vazhdimi i procesit në gjithë nivelet e tjera. Zgjedhjet nuk i vendos KQZ dhe numërimet nuk i bën KQZ por ndodhin në tryezat e numërimit dhe në KZAZ sipas qarqeve.

Së pari nuk ndjehemi aspak të akuzuar. Mendoj se problemi kryesor i sistemit shëndetësor është financimi tepër i ulët. Pra financimi i shëndetësisë është jashtëzakonisht i ulët. Së dyti ne jemi të hapur për transparencë për gjithçka ka ndodhur këto katër vite, këto tetë vite. Nuk kemi asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj meraku. Ajo që të gjithë politikanët shqiptarë, mendoj unë, duhet të kuptojnë dhe për të cilën duhet një gjithë përfshirje në këtë debat dhe në vendimmarrjet e ardhshme kur bëhet fjalë për fatet e një vendi është pikërisht të përqendrohemi në realizmin e një modeli të ri ekonomik për vendin, të një modeli që garanton një rritje të qëndrueshme e cila mund të vijë vetëm përmes stimulimit të prodhimit, përmes stimulimit të eksporteve, përmes stimulimit të uljes së importeve duke nxitur prodhimin në vend. Përndryshe, mendoj që gjithçka tjetër do të ngelet në nivelin e një retorike të karakterit politik. Fokusi i LSI është pikërisht përqendrimi në këto prioritete, sepse politika prandaj është për të vendosur prioritete.