LSI dënon ndalimin nga policia të kandidatëve për deputet të Qarkut Kukës

LSI dënon ndalimin nga policia të kandidatëve për deputet të Qarkut Kukës

ralfgjoni07022013

Konferencë për Shtyp
Ralf Gjoni

Shprehim shqetësimin e thellë për angazhimin politik të policisë së rrethit të Hasit, e cila sot në menyrë të qëllimshme dhe arbitrare, dhe jo për herë të parë, ka ndaluar automjetin me te cilin udhetonin kandidatët për deputet të LSI të qarkut Kukës, duke i penguar ata në ushtrimin e aktivitetit të tyre elektoral.

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon fort përdorimin politik që i bëhet policisë së shtetit në këtë periudhë zgjedhjesh, dhe i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Noka, i cili është edhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, të distancohet menjëherë nga këto akte të papranueshme dhe të mbajë qëndrim të menjëhershëm zyrtar, në mënyrë që Policia e Shtetit të mos jetë pjesë dhe vegël e lojëravetë ulëta politike, por të tregojë profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës që i ka hije uniformës së policit.

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes strukturave të saj të shtrira në të gjithë vendin, do vazhdojë të monitorojë akte të tila presioni dhe keqperdorimi të funksioneve të shtetit në sherbim të interesave politike, dhe do të informojë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht OSBE-ODHIR për incidentin në fjalë.

Shpresojmë që kjo sjellje e pahijshme dhe e papranueshme të mos përsëritet më dhe kërkojmë nga Partia në pushtet që të mos prekë integritetin e uniformave blu dhe dinjitetin me të cilin duhet të sillet Policia e Shtetit, e cila duhet të garantojë siguri për qytetarët dhe jo të intimidojë përfaqësuesit politikë në këto momente të rëndësishme fushate zgjedhore.