31 May Kryetari i LSI-së, bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë të Universitetit Evropian të Tiranës

Ju falënderoj të gjithëve. Unë jam një mik i hershëm i Universitetit Evropian të Tiranës në bashkëpunimet që kemi pasur në interes të publikut dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Sot nuk mund ta nis këtë bashkëbisedim pa përmendur dy ngjarje pozitive që kanë ndodhur dje. E para që janë miratuar tre ligjet nga Kuvendi i Shqipërisë. Janë miratuar në kulmin e fushatës elektorale, që tregon në fund të fundit një akt përgjegjshmërie dhe bashkëpunimi për një interes më të madh që është ai i vendit dhe i të ardhmes evropiane. Shpresojmë që ngjarje të tilla të ketë sa me shpesh në mënyrë që ne të ecim drejt realizimit të një Shqipërie me standardet më të larta evropiane. Së dyti dje në mbrëmje një sukses i jashtëzakonshëm ka qenë edhe suksesi i Elhaida Danit, një këngëtare e re dhe mjaft e spikatur e cila arriti një sukses të madh në një vend të madh evropian dhe një vend i madh edhe në muzikë dhe në kulturë.








