Iliri Meta: LSI-së në miratimin e tre ligjeve, do të ngelet historik

Iliri Meta: LSI-së në miratimin e tre ligjeve, do të ngelet historik

ilirmeta02062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mjaft entuziastë në qytetin e Krujës, takim në të cilin ka prezantuar kandidatët e LSI-së në Qarkun e Durrësit, veçanërisht kandidatin për Krujën, Bujar Dervenin. Në fjalën e tij z. Meta shprehu kënaqësinë për këtë takim duke e cilësuar Krujën si një qytet të lavdishëm i cili i mbush të gjithë shqiptarë me krenari për të kaluarën por edhe në frymëzim për të ardhmen. Jam i bindur se duke propozuar apo duke mbështetur një përfaqësues të denjë të këtij komuniteti të mrekullueshëm të qytetarisë, të urtësisë dhe mençurisë krutane dhe të intelektualëve krutanë, si Bujar Derveni, ne tregojmë respektin, vëmendjen dhe vullnetin tonë për t’i dhënë qytetit të Krujës dhe të gjithë krutanëve mbështetjen më të madhe për përfaqësuar me dinjitet në Parlamentin e ardhshëm dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore të vendit”, tha ai. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se Kruja ka nevojë për këtë përfaqësim të munguar kohët e fundit, ka nevojë të përfaqësohet me njerëz dinjitozë, me njerëz që përfaqësojnë vlerat më të mira të komunitetit, me njerëz që i bëjnë nder historisë së Krujës por njëkohësisht me një vizion për të ardhmen.

Z. Meta tha se prioriteti kryesor i LSI-së është punësimi dhe vetëm punësimi. Ne besojmë se Kruja ka një të ardhme të shkëlqyer, sikurse ka një histori të shkëlqyer, por ka nevojë për më shumë mbështetje nga shteti dhe nga qeveria. Ndaj ne angazhohemi edhe përmes programit tonë për katër vitet e ardhshme, ku prioriteti i parë, i dytë dhe i tretë është ai i punësimit, të mbështesim qytetarët e Krujës, të rinjtë e Krujës, për të ecur më shpejt në këtë rrugë. Për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe potencialet që ka Kruja, sidomos për zhvillimin e Turizmi, për zhvillimin e sektorit të shërbimeve, për zhvillimin e mëtejshëm e biznesit fason, ku punojnë me qindra e qindra gra dhe vajza të reja”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se LSI mbështetjen për biznesin fason e ka dhënë e para kur politika shqiptare nuk e artikulonte fare këtë çështje. “Shumë lehtësi që janë bërë këto vitet e fundit kanë qenë rezultat i insistimit të LSI-së, që nga bërja zero e taksës doganore për lëndët e para për industrinë fason, që nga bërja zero e taksave për pagat deri në 30 mijë lekë të reja, që nga heqja e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet e kështu me radhë. Ne do të vazhdojmë të japim një mbështetje akoma më të madhe sepse është një mundësi e shpejtë për të hapur më shumë vende pune, pikërisht tani kur problemet sociale janë të mprehta për shkak edhe të krizës evropiane që na rrethon”, vijoi ai.

Z. Meta deklaroi se një mbështetje të madhe LSI do t’i japi zhvillimit të turizmit. “Për këtë LSI do të ulë në 10% TVSH-në për zhvillimet turistike, në mënyrë që ne të konkurrojmë në këtë drejtim edhe me vendet e tjera të rajonit. Vetëm pasi artikuloi LSI këtë angazhim u kujtua para pak ditësh Kryeministri aktual për të thënë në një mbledhje qeverie se do të shikojë edhe këtë çështje, pa pasur asnjë qartësi dhe vizion. Ne duam që turizmi të kthehet në një burim i rëndësishëm mirëqenieje për të gjithë komunitetin tuaj dhe këtu një rëndësi prioritare merr mbështetja e prodhimeve artizanale, të cilat janë aq të rëndësishme për të nxjerrë në pah vlerat e traditës por edhe për të kënaqur interesin e turistëve dhe vizitorëve të shumtë. Për këtë ne do të mbështesim me grante, do të mbështesim me kredi me interesa të buta dhe afatgjata dhe do të bëjmë gjithçka që kjo traditë të forcohet dhe të jetë një burim punësimi dhe vetëpunësimi për shumë e shumë familje krutane”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se LSI është një parti e cila gjithmonë ka vënë në plan të parë interesat e vendit. “Edhe integrimin evropian ne e kemi si një angazhim madhor në shërbim të vendit, të zhvillimit të tij, të progresit të tij. Ishte LSI ajo që bashkoi Parlamentin shqiptar në kulmin e fushatës elektorale për një qëllim të përbashkët, për të votuar tre ligjet, në mënyrë që Shqipëria brenda këtij viti të marrë statusin e vendit kandidat dhe unë jam i bindur që ne do ta marrim dhe kontributi i LSI-së do të ngelet një kontribut historik. Vendi ka nevojë për ndryshime më të mëdha. Slogani ynë është “Të ecim më shpejt”, që do të thotë se ne nuk mohojmë arritjet e deritanishme por ne jemi të bindur se po të vazhdohet me këtë vetëkënaqësi, po të vazhdohet me këtë eufori problemet do të shtohen akoma më shumë. Vetëm pak ditë më parë raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregonte qartë se në tre muajt e parë të këtij viti ekonomia jonë u rrit vetëm me 0.5%. Kjo do të thotë se jemi shumë pranë recensionit apo rënie ekonomike, jo rritjes”, deklaroi z. Meta.

Ai tha se programi i LSI-së për zhvillimin ekonomik të vendit e për rritjen e punësimit është zgjidhja më realiste që ndihmon Krujën dhe krutanë dhe të gjithë qytetarët shqiptarë për të dalë nga kjo situatë e vështirë ekonomike dhe për të ecur drejt një ekonomie të qëndrueshme, drejt një ekonomie e cila rritet gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë afatgjatë. “Për këtë prioriteti ynë është tek rritja e prodhimit, tek rritja e eksporteve, të cilat do të garantojnë edhe një punësim të sigurt dhe afatgjatë. Kriza që po ndodh në Itali dhe në vende të tjera të Evropës pranë nesh është njëkohësisht një mundësi e shkëlqyer të cilën duhet ta fitojmë dhe duhet ta investojmë në interes të transferimit të shumë aktiviteteve, të shumë fabrikave, këtu në vendin tonë, vetëm në funksion të rritjes së punësimit. Kjo duke realizuar parqet industriale, lehtësitë infrastrukturore dhe ato fiskale që e tërheqin investitorin e huaj dhe që ne fitojmë punësimin e mijërave krutanëve dhe shqiptarëve. Është e rëndësishme që e t’i japim pune cilitdo që dëshiron të punojë. Është detyra e qeverisë, duhet të jetë vizioni dhe përkushtimi i saj për t’i shfrytëzuar të gjitha potencialet që ka e gjithë Shqipëria”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Duke përfunduar z. Meta u shpreh i bindur në një sukses të jashtëzakonshëm të LSI-së në Krujë dhe në të gjithë Qarkun e Kukësit. “Unë jam i bindur që me përkrahjen që shohim gjithnjë e në rritje në Krujë, me personalitetin e spikatur të Bujar Dervenit por edhe me ekipin tepër simpatik që ne kemi në Qarkun Durrës, me Lefter Kokën, me Prof. Panaritin dhe me të gjithë kolegët e tjerë, do të arrijmë të kemi një sukses të jashtëzakonshëm në Qarkun Durrës, në Krujë, në Fushë Krujë, e kudo. Në do të hapim rrugë të reja zhvillimi dhe komunikimi, sikurse është ajo rruga Krujë-Mukje-Tiranë, ashtu sikurse kemi nevojë të bëj
më investime të rëndësishme që kanë të bëjnë me rrugën në vendin e shenjtë të Sari Salltëkut. Ne do të bëjmë më të mirën për Krujën. Çdo votë e qytetarëve të Krujës është një detyrim i të gjithëve ne ndaj jush. Ne kujdesemi për njerëzit, ne i mbajmë premtimet. Ne jemi njerëz të fjalës së dhënë si fjalë e mbajtur.”, tha ndër të tjera në takimin e zhvilluar në qytetin e Krujës, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.