News

klajdagjosha14092013

Për mua është një nder i jashtëzakonshëm që ndodhem sot për herë të parë në këtë foltore të Kuvendit të Shqipërisë dhe me të vërtetë më lejoni të ndaj me ju një përgjegjësi të jashtëzakonshme kundrejt qytetarëve shqiptarë, qeverisë dhe partisë politike të cilën unë përfaqësoj, si dhe opozitës.

Mua më është caktuar dhe besuar një nga detyrat më të rëndësishme, ajo e plotësimit të aspiratës së gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Një proces i tëri integrues, i cili ka filluar ndër vite por që sot kërkon një punë të pa ndalur, jo vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat, por pse jo më pas duke hapur negociatat dhe duke anëtarësuar plotësisht vendin në Bashkimin Evropian.

pyetjepergjigjeedmondi

Pyetje nga deputeti i Qarkut Gjirokastër, Vangjel Tavo

1 - Përsa i takon Ministrisë së Transportit dhe të Infrastrukturës, z. Vangjel Tavo deputet i Qarkut Gjirokastër ka pyetur për parashikimin e përfundimit të aksit jugor Levan – Tepelenë, i filluar që prej 9 vitesh, thotë ai, por akoma i papërfunduar. Z. Tavo thotë gjithashtu se tashmë vlera i ka kaluar 50 për qind të saj. Dua të falënderoj deputetin e Gjirokastrës për këtë pyetje dhe dua ta siguroj që si çështje prioritare, si kriter prioritar në veprimtarinë përsa i takon sektorit të infrastrukturës, do të jetë përfundimi i të gjithë veprave që nuk janë përfunduar akoma, me qëllim që të realizojmë planin tonë të integruar për transportin në vend.

vangjeltavo14092013

Të nderuar kolegë!

Dëshiroj që t’ju uroj të gjithëve suksese në punën tuaj, duke shpresuar që kjo legjislaturë e VIII të jetë një shembull i jashtëzakonshëm i parlamentarizmit dhe të punojë me përkushtim për t’i përfaqësuar sa më mirë qytetarët shqiptarë, të cilët na dhanë besimin e tyre për të punuar në të mirën e vendit. Kjo legjislaturë e re ka edhe shumë kolegë të rinj, ndaj jam i bindur që ndërthurja midis eksperiencës së mençur, të ofruar nga kolegët më me përvojë, dhe energjia dhe filozofia e re që i shtohet këtij parlamenti, është një aset i vyer për mbarëvajtjen e jetës parlamentare dhe politikës në tërësi, në shërbim të bashkëqytetarëve tanë.

edmondhaxhinasto14092013-1

“Të nderuar deputetë!

Programi që ka paraqitur mazhoranca e re është i bazuar dhe ndërtuar mbi një sërë parimesh themelore të mirëqeverisjes dhe zhvillimit. Është e rëndësishme dhe e theksoj qysh në krye të herës që këtë program e mbështeten mbi një milion shqiptarë. Duhet të reflektojmë këtë fakt se shqiptarët shpeshherë, edhe në këtë rast, kanë pasur vizionin, urtësinë, zgjuarsinë për të bërë zgjedhjen e duhur. Ky program së pari trajton dhe zgjidh problemet e mëdha që ka vendi. Problemet e mëdha që ka qytetari, por edhe vetë sistemi. Sistemi institucional, por edhe vetë modeli ekonomik.

petritvasili01022013

Është mbledhur sot në ambientet e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Deputetët e LSI-së zgjodhën me konsensus Petrit Vasili si kryetar të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fjalën e tij Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i uroi suksese të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe u shpreh se LSI atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit evropian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit.  “Është një kënaqësi që të takohemi të gjithë bashkë përpara fillimit të legjislaturës së re. Me këtë rast ju uroj të gjithave dhe të gjithëve një mandat të suksesshëm, një përfaqësim dinjitoz të më shumë se 180 mijë qytetarëve shqiptarë që besuan për Lëvizjen Socialiste për Integrim por që besuan edhe tek secili prej jush dhe për të gjithë kandidatet dhe kandidatët tanë. Unë besoj se LSI atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit evropian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. Me këtë rast i uroj Klajdës, Edmond Panaritit, Edmond Haxhinastos, Nasipit dhe Lefterit suksese në angazhimin e tyre por edhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh z. Meta.

ilirmeta07092013-1

“Është kënaqësi të jem përpara jush së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës që ai po bën sot në Tiranë. Është gjithmonë kënaqësi që të takohem me z. Thaçi për të ndarë vizione dhe angazhime të përbashkëtat cilat ndihmojnë më tej forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës, fuqizimin e rolit të shqiptarëve si faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe integrimi në të gjithë rajonin tonë. Njëkohësisht për të diskutuar edhe lidhur me perspektivat e shpejta dhe afatgjata të konkretizimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

ilirmeta07092013

Në datat 1-3 shtator, në Bled të Sllovenisë u zhvillua “Forumi Strategjik i Bledit” me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve nga Europa dhe bota. Gjithashtu, me ftesë të veçantë, ishte i pranishëm dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta. Ky është një Forum Ndërkombëtar që zhvillohet çdo vit në Bled, ku trajtohen çështje politike dhe ekonomike me rëndësi globale.

lri-jale-3Akademia Verore për Politikën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës ka ulur siparin pas pesë ditësh mes aktiviteteve të shumta politike dhe kulturore. Përmes një organizimi unik dhe për t’u marrë shembull, qindra të rinj janë impenjuar mes trajnimeve dhe debateve të shumta, ku nuk kanë munguar edhe ambasadorë të shumtë në vendin tonë, që kanë pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që organizohet çdo vit nga Lëvizja Rinore për Integrim.

hacklink satın al Hacklink Panel Hacklink Satışı 2026 hacklink panel hacklink satın al hacklink al hacklink