Fjala e Deputetit të LSI-së, z. Luan Rama

Fjala e Deputetit të LSI-së, z. Luan Rama

luanrama15092013

Me eshte dashur ta lexoj me endje e ta qemtoj me vemendje Programin e Qeverise se Aleances Per Shqiperine Europiane, per te gjetur ne te ate qe deshiron dhe qe duhet te gjeje ne fakt çdo qytetar i ketij vendi, pavaresisht prej permbajtjes se votes qe ka dhene me 23 qershor, pavaresisht prej vendit ku banon, dialektit me te cilin komunikon apo nese beson apo jo ne zot, e gjithaq edhe cilido shqiptar qe nuk ka votuar fare me 23 qershor: horizontin ku duam te mberrijme te gjithe sebashku.

 

Programi qeverises eshte gjithe çfare merr persiper te realizoje maxhoranca e re ne permbushje te pritshmerise jo vetem te atyre qe e kane votuar kete maxhorance, por me po aq vemendje dhe perkushtim edhe per ata qe e kane votuar kunder, e gjithaq edhe per te gjithe shqiptaret kudo jetojne e gjenden, qe kane syte, zemren dhe shpirtin te Shqiperia jone e perbashket.

Sfida eshte aty. Eshte per te gjithe ne si perfaqesues te zgjedhur, por eshte po aq edhe per te gjithe shoqerine. Pra nuk eshte sfide vetem e qeverise. Por, Qeveria duhet te na udheheqe dhe te punoje qe gjithesecili qytetare i ketij vendi te jete kontributor.

Ndaj e gjej te udhes te veçoj se Programi perligj pergjegjesite, angazhimet, pritshmerite.

Pa u referuar konkretisht ne morine e prioriteteve dhe çeshtjeve qe ofron dhe guxon te marre persiper te zgjidhe Programi i Qeverise, nuk mund te mos sjell ne vemendjen tuaj dhe te publikut qe na ndjek cilësinë gjuhësore, letrare dhe shprehëse të programit të qeverisë së re, paraqitur në emër të saj nga kryeministri i dekretuar zoti Edi Rama. Rrallë herë i janë paraqitur kësaj audience ligjvënëse platforma të tilla, me elegancë dhe kurim të vëmendshëm të fjalës. Rrallë herë kemi pasur shansin të dëgjojmë një fjalë të tillë puritane në pikëpamjen e formës e të etikës. Programi shpreh në këtë mënyrë identitetin e kryeministrit vetë, si njeri i letrave dhe i fjalës, i cili do te na duhet te deshmoje nga sot, neser e çdo dite me shume dite pas dite se te se njejtes cilesi do te kete edhe veprat.

Programi i qeverisë së re, me përbashkësinë dhe ngjyresat e saj brenda vetes dhe miksimi serioz me kontributet programore dhe qeverisese te LSI-se, ashtu si dhe fushata e zgjedhjeve të 23 qershorit, cilësohet sa prej sloganit të rilindjes shqiptare, një slogan që shtypi perëndimor, sidomos ai francez, e pati profetizuar e uruar qysh në fundin e viteve 1990; një rilindje llazariane, sipas konceptit të këtij shtypi; një rilindje si ajo e shekullit të lindjes së kombit shqiptar, sipas konceptit të përparuar të bashkëkombësve tanë, dhe tipizohet permes slloganit “Te ecim me shpejt” si shenje e guximit per te mberritur ne cakun e horizonteve europiane qe enderrojme dhe aspirojme prej kohesh.

Unë jam i parimit se kush nuk don të gabojë në interesat kombëtarë, le të mendojë si rilindësit. Ndaj i kujtoj sot me nderim profesorët e mi ne Shkoder, që na e mësonin aksiomën “vetëm rilindësit nuk kanë gabuar” në një kohë të vështirë. E, sigurisht që të mendosh si rilindësit, për më tepër të premtosh e të veprosh si ata, është një fjalë e madhe shumë, është ndoshta projekti më ambicioz që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët, është ëndrra për një Shqipëri tjetër, për një Shqipëri siç nuk ka qenë asnjëherë. Dhe me të vërtetë, programi i qeverisë së re është jashtëzakonisht pretencioz, ashtu siç ka qenë dhe programi elektoral, është një program që projektohet në katër vjet e më tej tyre.

Në lidhje me këtë, nëse duam të jemi vërtet rilindësit e shekullit të 21-të, premtuesit e një Shqipërie të ardhshme, më të denjë se ajo e ditëve tona; një Shqipëri që do të përmbyllë rotacionin e dytë, duke premtuar Rilindjen ne na takon të gjykojmë duke e parë programin qeverisës në kuadrin e së shkuarës, së sotmes dhe së ardhmes.

Për shembull, qeveritë ndryshojnë, qoftë në pikëpamje të shumicave që krijohen; qoftë në pikëpamje ideologjike siç ka ndodhur shpesh tek ne; qoftë në pikëpamje të grupimeve. Por bashkë me qeveritë nuk ndryshojnë dhe strategjitë. Klasat ndoruese kanë më se mjaftueshmërisht gjëra për të ndryshuar me projektet e tyre, prej preferencave deri tek referencat.

Por, aleatët strategjike, orientimet strategjike, përparësitë strategjike, qendrojnë mbi investiturat e tyre. Sa u takon raporteve me strategjitë, çdo qeveri e re që mandatohet e ka në përgjegjësinë e vet që të jetë konservatore. Aleatet strategjikë, për shembull, nuk ndryshojnë për pragmatizëm, sepse raportet dhe marrdheniet strategjike percaktohen nga interesat strategjike, por kushtëzohen edhe prej kujtimeve historike, nga simpatitë dhe empatitë midis popujve, nga gjurmët e së shkuarës, nga emocionet e historisë, nga përfytyrimi për tjetrin si stereotip dhe shumë rrethana të tjera. Miqësitë strategjike para së gjithash janë të lidhura me mirënjohjen historike. Prandaj shqiptarët i duan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ishte presidenti amerikan ai që denoncoi i pari privimin e popujve prej së drejtës së vetëvendosjes; i duan Nato-n dhe Europën, sepse kanë ndryshuar fatin historik të gjithë shqiptarëve, pozitën gjeopolitike të tyre në rajon e në kontinent, perspektivën e tyre.

Programi i Qeverise se re ofron kontinuitetin e nevojshem per gjithçka perben fondamentin e investimit shteteror, pavaresisht se te cilit krah apo te ciles ngjyre kane qene qeverite pararendese, duke konsideruar me vizion e ne dimension tjeter Shqiperine anetare te NATO-s, Shqiperine qe pret te mberrije ne Bashkimin Europian, Shqiperine qe guxon te artikuloje nje rol edhe me ndikues si faktor i rendesishem paqeje, stabiliteti dhe integrimi ne rajon.

Por si mund të dallohet një qeveri nga një tjetër, atëherë? Për mendimin tim dallimi shprehet në ato që quhen kontribute shtesë. Në këtë kup
tim, mundësia e vetëdallimit të një qeverie shprehet tek politika e punësimit, pagave, mbrojtjes së minimumit jetik (që, meqë ra fjala, qeveria do te duhet ta deklaroje), mbrojtjes së së drejtës së jetës, sigurisë në familje e në bashkësi.

Shpesh, kur flitet për minimum jetik, kjo perceptohet per fat te keq edhe prej mediumeve politike si një prag ekzistencial jetese. Unë personalisht e kuptoj këtë të lidhur me cilësinë e jetës në përgjithësi, që do të thotë jo vetëm me bukën e përditshme, por dhe ushqimin shpirtëror: çfarë i ofrohet me politika kulturore qytetarit: në media, në shtyp, në skenë, në ekran, në librin e printuar, në mjedisin etno-kulturor. Në fund të fundit fytyra e një qeverisje përdallohet esencialisht prej qendrimit që mban ndaj kulturës.

Sepse kultura eshte paqe, eshte stabilitet, eshte siguri, eshte rend, eshte integrim, dhe ne krye te te gjithave eshte identitet.

Qeveria duhet te guxoje, edhe sepse ka ne krye nje njeri qe vjen prej botes se kultures, te formesoje nje konstante te qarte te politikave te subvencionimit te mbrojtjes dhe promovimit te vlerave te kultures kombetare. Nuk ka pse te na trembe dhe as te na duket e huaj fjala subvencion. Sepse kulturen e vet e mbrojne me politika subvencionuese edhe ato qe zhvillohen prej gjuhesh te medha si anglishtja, frengjishtja, spanjishtja, italishtja, gjermanishtja, rusishtja etj.

“Misioni yne, eshte te ecim me shpejt, per te ndertuar Shqiperine e Gjenerates Tjeter”, – u shprehet ju zoti Kryeminister, ne fjalen tuaj te pare si Kryeminister perpara ketij Kuvendi. Dhe me tej, permes nje enumeracioni pershkallezues, renditet nje mori fenomenesh dhe dukurish negative te cilat shqiptaret dhe Shqiperia nuk i meritojne.

Shqiptaret nuk meritojne shkeljet e vazhdueshme te lirive dhe te te drejtave te tyre; shqiptaret nuk meritojne korrupsionin dhe kriminalitetin; nuk meritojne papunesine, varferine, analfabetizmin, nuk meritojne shkaterrimin e gjithanshem te natyres etj.

Shqiptaret e dine se çfare nuk meritojne, ndaj me zgjedhjen qe bene me 23 qershor e ndane veten e tyre nga ajo qe nuk meritojne. Shqiptaret votuan maxhorancen nga e cila doli Qeveria qe drejtoni ju zoti Kryeminister dhe presin nga ju, presin nga te gjithe ne te fillojme te punojme qe ata te gjithe te prekin e te ndjejne te tyren ate qe meritojne.

Jam i prirur të besoj se një program i formuluar me fjalë të zgjedhur dhe pergjegjshmeri qytetare, do të ketë në përmbajtje e në realizim dhe një frymë zotuese cilësore.

Une besoj!