27 Apr Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e strukturave të PS-së dhe LSI-së në Libohovë, ku u bë edhe prezantimi i kandidates së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Libohovës, znj. Luiza Mandi
Ilir Meta: Jam i bindur në fitoren e padiskutueshme jo vetëm në Libohovë, jo vetëm në Gjirokastër jo vetëm në Tiranë por edhe në gjithë Shqipërinë
Meta: Ne nuk jemi një alternativë perfekte, por jemi pa asnjë diskutim alternativa, jo vetëm më e mirë, por edhe e vendosur për t'u përmirësuar çdo ditë
Meta: Ne momentin më të vështirë e kemi lënë pas dhe tani jemi duke ecur drejt përmirësimit të qëndrueshëm dhe të sigurt të ekonomisë së vendit
Meta: Kandidatja jonë në Bashkinë e Libohovës do të ketë mbështetjen tonë gjatë 4 viteve në mënyrë të vazhdueshme që të realizojë një transformim të këtij komuniteti dhe të kësaj bashkie të re