Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët mes strukturat e PS-së e LSI-së në Gjirokastër, ku u bë prezantimi i kandidates së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për bashkinë, znj. Zamira Rami

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët mes strukturat e PS-së e LSI-së në Gjirokastër, ku u bë prezantimi i kandidates së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për bashkinë, znj. Zamira Rami

IlirMeta.25.04.2015

Ilir Meta: Projekte të reja që janë në proces që tregojnë vëmendjen e jashtëzakonshme që ka qeveria e re për zhvillimin e Gjirokastrës

Meta: Këto projekte janë një avantazh i madh edhe për kandidaten tonë të përbashkët për Zamira Rami në drejtimin e Bashkisë së Gjirokastrës

Meta: Kam besim se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që të përshpejtohen ritmet e transformimit të Gjirokastrës dhe të rriten mundësitë e zhvillimit të saj

Meta: Do të apeloja ndaj të gjithë drejtueseve të institucioneve të jeni shembull i përfaqësimit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane në raport me qytetarët

Meta: Është koha për të kuptuar se pushteti bazohet jo vetëm tek vota që jepet ndaj nesh çdo 4 vjet, por te vëmendja që duhet të tregojmë çdo ditë ndaj problemet të tyre

 

Meta: Forca e kësaj aleance qëndron tek bashkëpunimi, te solidariteti dhe qëllimi i përbashkët që Shqipëria të bëhet një vend që ofron siguri e besim për të armen e çdo qytetari

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët mes strukturat e PS-së dhe LSI-së në Gjirokastër, ku u bë edhe prezantimi i kandidates së koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Gjirokastrës, znj. Zamira Rami.
Në këtë takim morën pjesë edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, Prefektja e Gjirokastrës, njëkohësisht kandidate për Bashkinë e Gjirokastrës, znj. Zamira Rami, deputeti i LSI-së, z. Vangjel Tavo dhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Bime.

Në fjalën e tij, kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta shprehu bindjen se reformat e ndërmarra deri tani nga qeveria por edhe nga Bashkia e Gjirokastrës do të jenë një avantazh në rikonfirmimin e të majtës në krye të Bashkisë së Gjirokastrës.

“Sot kemi patur një nisje të mrekullueshme të kësaj dite edhe të këtij sezoni veror për Gjirokastrën në parkun e Viroit, ishte hera e parë për mua që e kam vizituar këtë park dhe kam mbetur vërtet mjaft i mahnitur nga transformimi që parku ka pësuar në një kohë shumë të shpejtë, nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, z. Bime por edhe me mbështetjen e plotë të qeverisë.

Një investim shumë i mençur dhe aq i domosdoshëm për të gjithë komunitetin e Gjirokastrës dhe të gjithë gjeneratat. Dhe vërtet ishte mbresëlënëse pjesëmarrja në aktivitetet e sotme që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

Dhe është një park i cili do të plotësohet me investim të tjera në të ardhmen dhe që do ti shërbejë të gjitha gjeneratave të kësaj Bashkie të re. Kemi parë sot edhe investime të tjera që janë në proces siç është edhe pedonalja e re që lidh Parkun e Viroit me qytetin e Gjirokastrës dhe jemi njohur nga kryetari i Bashkisë dhe nga Ministri i Ekonomisë dhe i Turizmit, pra nga z. Bime dhe z. Ahmetaj, me shumë projekte të reja që janë në proces që tregojnë vëmendjen e jashtëzakonshme që ka qeveria e re për zhvillimin e Gjirokastrës por që tregojnë edhe profesionalizmin dhe përkushtimin e administratës të Bshkisë së Gjirokastrës për realizimin dhe ngritjen e këtyre projekteve, gjë që është një avantazh i madh edhe për kandidaten tonë të përbashkët për Zamirën në drejtimin e Bashkisë së re të Gjirokastrës”,- tha z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, lideri i LSI-së, z. Meta theksoi se “Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka vullnetin e mirë për të vijuar përmirësimin e kapaciteteve turistike të Gjirokastrës dhe se me ndarjen e re administrativo territoriale do të bëhet e mundur edhe rritja e politikave zhvillimore në fusha të ndryshme si agrobiznesi, manifaktura, industria ushqimore.

“Ne kemi vënë re me kënaqësi rritjen e jashtëzakonshme të interesit të turistëve për Gjirokastrën, kemi vënë re me kënaqësi sidomos pas 23 qershorit shumëfishimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sociale në Gjirokastër, dhe absolutisht që rritja e kapaciteteve mikpritëse të Gjirokastrës në shërbim të turizmit do të vazhdojë, sepse rritja e interesit për pikat turistike është e jashtëzakonshme dhe deri diku dhe e papërballueshme për momentin.

Por unë kam besim se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që të vazhdojmë dhe të përshpejtohen ritmet e transformimit të Gjirokastrës dhe të rriten mundësitë e zhvillimit të saj, jo vetëm përmes projekteve që ripërtërinë traditat historike, muzeale, kulturore të Gjirokastrës që janë të jashtëzakonshme, por edhe përmes shërbimit të mundësive të reja që të vijoj reforma historike administrative territoriale, për të gjitha bashkitë e Shqipërisë, por edhe për Bashkinë e Gjirokastrës sepse me zgjerimin e kësaj bashkime, me zgjerimin e hapësirave rriten edhe mundësitë për tu ndërtuar nga bashkia e re politika të reja të zhvillimit në fushën e bujqësisë, të agroturizmit, të industrisë ushqimore, të manifakturës, pra në shumë fusha të reja gjë që do të bëj të mundur edhe krijimin e vendeve të reja të punës”,- tha z. Meta.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se mazhoranca ka vullnetin për të përmirësuar edhe gjërat që nuk janë bërë në mënyrë perfekte dhe kërkoi që çdo i zgjedhur të tregoj seriozitet në raport me votuesit.
“Ne jemi të sigurt se ka shumë për të përmirësuar dhe avantazhi i aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe kësaj mazhorance është pikërisht aftësia për të reflektuar shqetësimet e qytetarëve, për t’i bërë ato pjesë e programit të saj për të mësuar edhe nga gabimet se jo çdo gjë është bërë në mënyrë perfekte, por vullneti ynë është i palodhur për tu vetë korrigjuar për tu vetë përmirësuar dhe unë jam i sigurt që edhe zgjedhjet lokale janë një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe për të reflektuar mbi këto shqetësime duke përmirësuar raportin tonë me qytetarët jo vetëm në nivel vendor por edhe në nivel qendror.

Ndaj unë do të apeloja ndaj të gjithë drejtueseve të institucioneve të jeni shembull i përfaqësimit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane në raport me qytetarët që të kuptojë se çdo mungesë përgjegjshmërie apo mungesë shërbimi nga ana e tyre dhe e institucioneve që përfaqësojnë, është një kosto e pamerituar për aleancën tonë dhe ne do të jemi të detyruar të mbajmë një qëndrim të qartë dhe të pa kompromis me të gjithë ata të cilët nuk e meritojnë këtë mandat përfaqësimi që ne në radhë të parë i kemi vënë atyre.

Është koha për të treguar seriozitet dhe përkushtim maksimal në raport me qytetarët, është koha për të kuptuar se pushteti bazohet pikërisht jo vetëm tek vota që jepet ndaj nesh çdo katër vjet, por bazohet tek vëmendja që ne duhet të tregojmë çdo ditë ndaj problemet të tyre, ndaj problemit të komunitetit ndaj problemit që ka vendi”,- tha lideri i LSI-së.

Kryetari i LSI-së më tej nënvizoj se ndërmjet dy partive të mëdha të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” nuk ka asnjë përçarje dhe se bashkëpunimi ndërmjet tyre do të siguroj nj fitore në këto zgjedhje.

“Unë nuk shikoj ndarje PS-LSI, absolutisht që ku kemi filluar këtë aleancë.

Unë shikoj vetëm një mazhorancë, Aleancën për Shqipërinë Evropiane dhe në këtë drejtim unë jam i bindur se forca e kësaj aleance qëndron tek bashkëpunimi, qëndron tek bashkimi, qëndron tek solidariteti dhe qëllimi i përbashkët që është Shqipëri të bëhet një vend që ofron siguri dhe besim për të armen e çdo qytetari. Besoj shumë
se të gjithë së bashku do të arrijmë ta forcojmë këtë bindje në Gjirokastër dhe në mbarë Shqipërinë. Suksese dhe fitore të gjithë së bashku në Gjirokastër, në Libohovë, në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe në të gjithë Shqipërinë”,- tha z. Meta.

Gjatë këtij takimi, kandidatja për Bashkinë e Gjirokastrës znj. Zamira Rami bëri edhe nj prezantim të projekteve të saj për drejtimin e bashkisë së re. “Ndihem shumë e privilegjuar si kandidate e koalicionit tonë të majtë, Aleanca për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Gjirokastrës tashmë shumë të madhe në territor dhe në banor.

Më lejoni të falënderoj përzemërsisht dy liderët tanë politik z. Ilir Meta dhe njëkohësisht Kryeministrin tonë z. Edi Rama. Gjatë gjithë kësaj periudhe paraelektorale kamë parë një mbështetje të pakursyer të të gjitha strukturave të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim në çdo komunë, në çdo fshat, edhe në qytetin e Gjirokastrës.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë dhe për ju për këtë mbështetjen në këtë garë që ne kemi përpara të 21 qershorit. Dua t’ju siguroj dhe t’ju garantoj se çdo problem që keni përcjell tek unë, çdo shqetësim, çdo hall, por edhe çdo pakënaqësi, do të jetë në programin elektoral në 4-vjeçarin e ardhshëm si Kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës.

Njëkohësisht dua të siguroj se do të jem kryetarja e Bashkisë e të gjithëve, e të gjithë banorëve të Bashkisë së madhe të Gjirokastrës. Dëshiroj gjithashtu t’ju them se do të punojë dhe do të shërbejë me përkushtim, me bindje, do të shërbej me zemër dhe do të drejtoj me profesionalizëm dhe me mendje”,- tha znj. Rami.

Deputeti i LSI-së, z. Vangjel Tavo në fjalën e tij për strukturave të LSI-së dhe të PS-së theksoi se dy partitë janë të njëjta pasi e gjithë anëtarësia është socialiste dhe se do të arrihet nj fitore plebishitare në të gjithë vendin.

“Motra dhe vëllezër socialit, dhe këtu përfshijë edhe ato të LSI-së sepse në fund të fundit ne jemi të gjithë socialist. Unë duke falënderuar Kryetarin e Parlamentit, Kryetarin e LSI-së për vizitën e tij sot në Gjirokastër, duke falënderuar ministrin z. Ahemtaj i cili ka kontribut të veçantë në këto dy vitet e para të qeverisë si deputet i Gjirokastrës, por edhe si gjirokastrit, por edhe në të gjithë zhvillimin që ka pasur Bashkia e Gjirokastrës në këto dy vite.

Duke falënderuar z. Bime i cili ka vlerat e tij të padiskutueshme duke drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, sinqerisht më vjen mirë që më në fund që nga 2013, por në vazhdim, jemi të gjithë së bashku.

Jemi të gjithë së bashku ashtu si socialist, si të majtë, për t’i dhënë fitoren bashkisë Gjirokastër dhe jo vetëm bashkisë së Gjirokastrës, por fitore të gjitha bashkive në të gjithë vendin.

Jemi këtu së bashku nga takimi i parë i sotshëm duke filluar të ngremë frymën ashtu siç ne socialistët dimë të ngremë frymën dhe të sjellim erën e fitores, dhe kësaj radhe nuk do të jetë thjeshtë erë fitoreje por të jeni të bindur se do të jetë uragan. Dhe fitorja është e padiskutueshme në këtë shtëpi, që quhet Bashkie Gjirokastër e cila është shtëpi jo vetëm e të majtës por edhe të gjithë gjirokastritëve, por tashmë jo vetëm e Bashkisë aktuale të Gjirokastrës por edhe më gjerë, e Bashkisë së madhe të Gjirokastrës.

Do të jetë shtëpi e të gjithëve për të zgjidhur hallet, shqetësimet e këtyre njerëzve që bëjnë pjesë në këtë bashki të Gjirokastrës. Duke nisur nga sot, unë mendoj se ashtu sikurse jeni këtu sot bashkë do të jemi në çdo lagje, në çdo strukturë, në çdo qendër gjirokastrite për ti dhënë të majtës fitore, fitore plebishitare në Bashkinë e Gjirokastrës”,- tha z. Tavo.