Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në Konventën parazgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim në Tiranë

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në Konventën parazgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim në Tiranë

LRI.04.05.2015

Ilir Meta: Vota vuaj për këta kandidatë të rinj në Këshillin Bashkiak është një garanci se problemet tuaja dhe të rinjve të Tiranës do të jenë në fokusin kryesor të punës së kryetarit të ri të Bashkisë

Meta: Të garantojmë më shumë shërbime dhe punësim, në mënyrë që të ecim më shpejt në drejtimin e duhur për Tiranën dhe në drejtimin e duhur për të gjithë bashkitë e Shqipërisë

Meta: Ky ishte dhe mbetet edhe qëllimi i madh i reformës administrative dhe territoriale për të sjellë një rol të ri të kryetarëve të bashkive në jetën e komunitetit
Meta: Të gjitha votat për Erjon Veliajn, kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” në Tiranë, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra e deri në Sarandë
Meta: T’i jepet fund përdorimit të bashkive për të bërë luftë me qeverinë, sepse e pësojnë qytetarët, e pëson komuniteti

Meta: Kërkoj votën tuaj në Tiranë e kudo në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e një progresi dhe në rrugën e rritjes ekonomike

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në Konventën e LRI-së, që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë i shoqëruar nga kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Tiranës, z, Erjon Veliaj dhe figurat kryesore të LSI-së.

Duke iu drejtuar mijëra të rinjve pjesëmarrës në aktivitet se, z. Meta tha se LSI parashikon dhe garanton me 30% përfaqësimin e të rinjve në këshillat bashkiake.

“Në Tiranë lista jonë, jo vetë ka 60% emra që vijnë nga të rinjtë, por edhe nga 15 emrat e parë në listën e këshillit bashkiak, 10 prej tyre i takojnë LRI-së”.

Kryetari i LSI-së u shpreh se të gjitha energjitë duhet të shkojnë në një drejtim për më shumë shërbime dhe punësim, sepse ky ishte dhe mbetet edhe qëllimi i madh i reformës administrative-territoriale për të sjellë një rol të ri të kryetarëve të bashkive në jetën e komunitetit.

“Prandaj të gjitha votat për Erjon Veliajn, kandidatin e ‘Aleancës për Shqipërinë Evropiane’ në Tiranë, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra e deri në Sarandë.

Sigurisht që këto janë zgjedhjet vendore, sigurisht që këto janë zgjedhje administrative, sigurisht që këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e shtuara në Tiranë dhe në shumë prej qyteteve dhe komunave të deritanishme.

Por pa asnjë diskutim që zgjidhja e këtyre kërkon një vullnet politik, kërkon që të jepet fund konceptimit të bashkive si instrumente politike të partisë që ka kryetarin e Bashkisë, apo që ka shumicën e Këshillit Bashkiak. T’i jepet fund përdorimit të bashkive për të bërë luftë me qeverinë, sepse e pësojnë qytetarët, e pëson komuniteti”, deklaroi z. Meta.

Më tej, Lideri i LSI-së theksoi se bashkitë e këshillat e bashkive janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve, në Shkodër, në Tiranë, në Sarandë e kudo tjetër.

“Nuk janë për të marrë porosi nga partitë në Tiranë në mënyrë që të bllokojnë qeverinë nëpër bashki.

Ndaj kërkoj votën tuaj në Tiranë, për Erjon Velinë, kërkoj votën e shkodranëve në Shkodër për Keti Bazhdarin, kërkojmë votën e sarandjotëve për Floriana Koka në Sarandë, në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e një progresi dhe në rrugën e rritjes ekonomike”, – vijoi z. Meta.

Duek folur për zhvillimin ekonomik, z. Meta tha se nuk është vetëm qeveria përgjegjëse dhe se çdo bashki ka përgjegjësitë e saj për të rritur ekonominë e komunitetit që ajo administron.

“Të gjitha energjitë duhet të ecin në një drejtim, atë të rritjes ekonomike të Shqipërisë sepse vetëm kjo krijon më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të rejat për t’u punësuar. Krijon më shumë mundësi për investimet e huaja dhe për të rritur investimet e sipërmarrjes vendase.

Ekonomia jonë ka sfida të mëdha sepse ekonomia e rajonit tonë, e fqinjëve tanë ka sfida të jashtëzakonshme, sepse ekonomia e eurozonës dhe e të gjithë kontinentit ndeshet me vështirësi të mëdha.

Shpesh themi se rritja ekonomike e Shqipërisë, pa dyshim që nuk është më e mira pasi ishim të prag të një katastrofe. Por themi që rritja ekonomike e Shqipërisë është në parametrat e vendeve të tjera të rajonit duke përfshirë këtu edhe vendet tona fqinje si Maqedonia apo Kosova”, shtoi z. Meta.

Gjithashtu, Lideri i LSI-së falënderoi Ministrin e deritanishëm të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erjon Veliajn sepse ai ndërtoi një politikë e cila do të japë rezultate të padiskutueshme për formimin profesional, edukimin profesional. Sipas z. Meta nuk mund të rritet asnjë sektor i ekonomisë pa kualifikuar të rinj, pa arsimuar të rinjtë në të gjitha këto fusha ku vendi ka mundësi dhe ku investitorët janë të prirur për t’i investuar.

“Ndaj që të rritet Shqipëria ekonomikisht, që të rritet ekonomia jonë kombëtare duhet që edhe të rinjtë dhe të rejat të rriten, jo thjesht në moshë, por në dije, në ide, në formim dhe në kualifikim profesional në mënyrë që ne të arrijmë brenda një kohe sa më të shpejtë t’i rikthehemi ritmeve të rritjes ekonomike të cilat do të na çojnë në ato nivele që ekonomia shqiptare ishte para krizës.

Sepse koha që ekonomia jonë bazohet te modeli i vjetër që përmes të ardhurave të emigrantëve blinim prodhimet që vinin përsëri nga jashtë dhe financonim një ekonomi konsumi ka përfunduar. Dhe për këtë përgjegjësia është e të gjithë politikanëve”, – deklaroi z. Meta.

Ndërka, Kryetari i LSI-së u ta tha të rinjve se largimi nga Shqipëria nuk mund të jetë më as zgjidhja dhe as ëndrra e një të riu dhe e një të reje, por ai kërkoi të mos bëhet politikë me vështirësitë ekonomike që kanë disa pjesë të vendit.

“Ne e dimë se Kukësi është një nga qarqet më të vështira, ne e dimë që është shumë e lehtë të akuzosh qeverinë e sotme për problemet që ka Kukësi, por është e pamundur për qeverinë që ishte për 8 vite që thotë se cilin vend pune hapi në Kukës në tetë vite. Ndaj të mos e përdorim varfërinë e shumë shqiptarëve thjesht për të bërë politikë, sepse nuk është ndonjë zbulim.

Le të angazhohemi të gjithë për të dhënë zgjidhje, për të gjithë shqiptarët për t’i ndihmuar dhe për t’u rritur shpresën , për ta parë të ardhmen në vendin e tyre”, – tha ndër të tjerash Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta në Konventën e LRI-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, z. Erjon Veliaj vlerësoi mbështetjen e fuqishme të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Miqtë e mi, unë vijë pas një periudhe që shërbeva në Gjirokastër. Jam shumë i lumtur që një kolege e LSI-së po kandidon në Gjirokastër, aty ku ne fituam bindshëm në 2013 dhe ku do të fitojmë prapë në Gjirokastër në 2015. Nëse në Gjirokastër po kandidon një shoqja ime, përfaqësuesja e LSI-së, në Tiranë po kandidon nj shoku juaj, përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, sepse ne progresistë kemi kuptuar se kur jemi bashkë jemi të pamposhtur.

Prandaj unë jam shumë i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen entuziaste të të gjithë të rinjve të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Miqtë e mi, qeveria jonë, me Edi Ramën dhe me Ilir Metën ka treguar se bashkimi bën fuqinë dhe kur ne jemi bashkë nuk ka asnjë njeri që na mposht”, – theksoi z. Veliaj.

Z. Veliaj deklaroi se ndihet krenar që ka qenë pjesë e një qeverie ku Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë në 18 muaj ato që nuk janë bërë në 18 vjet. Sipas tij, kjo është edhe forca e bashkimit.

“Mezi pres që në bashkinë e re të Tiranës të punojmë me djemtë dhe vajzat e LRI-së, të punojmë me kandidatët e LSI-për për Këshillin Bashkiak që të sigurohemi që Tirana shkon në drejtimin e duhur.

Ne kemi pasur 4 vjet që Tirana shkoi në drejtimin e gabuar. 4 vjet që nuk janë bërë qendra rinore, 4 vjet që nuk është pastruar qyteti, 4 vjet që nuk është ndërtuar asnjë park. Ashtu siç po e bëjmë Shqipërinë me Edi Ramën dhe me Ilir Metën, ashtu do të bëjmë edhe Tiranë me Partinë Socialiste dhe me Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – tha z. Veliaj.

Kandidati për të majtën në zgjedhjet e 21 qershorit, ftoi të rinjtë që të marrin në dorë fatin e Tiranës për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur.

“Ka disa njerëz siç është një gjysh 72 vjeç që rri tërë ditën në “facebook” dhe shanë rininë me mendimin që rinia është e ardhmja dhe hesapet me rininë nuk do ti bëjë kurrë.

Ne i themi atij dhe kudo tjetër që për ne socialistët dhe progresistët, për PS dhe për LSI-në, rinia nuk është e ardhmja, është e tashmja, është sot, është tani.

Kjo është koha jonë. Miqtë e mi, ne kemi vetëm një jetë.

Ne jemi të rinj vetëm një herë dhe kemi detyrim t’i themi brezave që do të vijmë se kur ishim të rinj ne kishim në dorë fatet e vendit, fatet e qytetit. Ju ftoj të gjithëve të merrni në dorë fatin e Tiranës që ta çojmë Tiranën në drejtimin duhur”, tha më tej z. Veliaj.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj tha se LSI propozon një plan konkret.

“Ne kërkojmë më shumë mundësi, më shumë punësim për të rinjtë shqiptarë. Këto zgjedhje që na presin janë zgjedhje për qytetet tona, për lagjet tona. Këto zgjedhje janë për ndryshim që na erdhi me reformën administrative- territoriale. LSI propozon një plan konkret, propozon lista të këshillit bashkiak që do t’i kthejë bashkitë tona në bashki funksionale, në bashki që janë në shërbim të qytetarëve.

Përpara më shumë se dy vitesh qëndroja në të njëjtin vend dhe kërkoja më shumë hapësira për të rinjtë. Sot jam krenare sepse LSI besoi tek gjithsecili prej nesh. Sot jam krenare sepse propozimi ynë kryesor për ne jeni pikërisht ju të rinjtë e Tiranës, të rinjtë e Shqipërisë.

Duhet të jemi të mençur , duhet të jemi të ndërgjegjshëm,ne duhet të dimë se çfarë do të zgjedhim,. Ne do të votojmë Erjon Veliajn, ne do të votojmë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ne votojmë LSI, sepse LSI mbështet rininë. Ne votojmë LSI, sepse LSI është rinia”, – theksoi znj. Kejdi Mehmetaj.

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braillari tha se të rinjtë e kësaj force do të punojë pa u lodhur që rinia shqiptare të jetë një rini e arsimuar, një rini profesioniste, një rini evropiane, një rini e aftë të përballet me tregun e punës.

“Vërtet jeni bërë shumë, vërtet jemi një forum rinor aktiv dhe gjithëpërfshirës. Dhe e dini arsyen e vërtetë pse ndodh kjo gjë? Kjo ndodh sepse Lëvizja Socialiste për Integrim është familja jonë.

Është shtëpia jonë, është streha jonë dhe ne do të punojmë pa u lodhur që rinia shqiptare të jetë një rini e arsimuar, një rini profesioniste, një rini evropiane, një rini e aftë të përballet me tregun e punës sepse ne kemi nevojë për energji , për solidaritetin, për mbështetjen, për përkushtimin e çdo të riu.

Jo vetëm sot në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha z. Endrit Braimllari.
Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho tha se LSI është forca e së ardhmes së garantuar të rinisë shqiptare për më shumë shërbime dhe punësim.

“Unë jam njësoj si ju dhe jam një nga shembujt e shumtë të të rinjve të LRI-së që është përkrahur, mbështetur për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes, ku padyshim dija, përkushtimi, dëshira, puna në grup dhe solidariteti janë kritere të panegociueshme për LSI-në. LSI është zëri është forca e së ardhmes së garantuar të rinisë shqiptare për më shumë shërbim dhe punësim për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë”, tha në fjalën e saj znj. Erisa Xhixho.

Në këtë aktivitet, u prezantua edhe kënga që të rinjtë e LSI-së do të kenë si kolonë zanore për këtë fushatë.

Fjalimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

Përshëndetje LRI-ja!
Përshëndetje Kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj!
Përshëndetje Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës!
Them përshëndetje Këshillit të ri të Bashkisë, sepse pavarësisht se statuti ynë e parashikon dhe garanton me 30% përfaqësimin e të rinjve në listat e Këshillave Bashkiakë, në Tiranë lista jonë jo vetëm që ka 60% nga Lëvizja Rinore për Integrim, por në 15 këshilltarët e parë në listën e LSI-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, 10 prej tyre i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim.

Ndaj jam i bindur se jo vetëm pjesëmarrja juaj në këtë fushatë, jo vetëm fitorja e padiskutueshme e Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë, Erjon Veliajt, i cili përfaqëson gjeneratën tuaj dhe gjeneratat më të reja, por edhe vota vuaj për këta kandidatë të rinj në Këshillin Bashkiak është një garanci se problemet tuaja dhe të rinjve të Tiranës do të jenë në fokusin kryesor të punës së kryetarit të ri të Bashkisë dhe të Këshillit të ri të Bashkisë së Tiranës në mënyrë që të garantojmë më shumë shërbime dhe punësime, në mënyrë që të ecim më shpejt në drejtimin e duhur për Tiranën dhe në drejtimin e duhur për të gjithë bashkitë e Shqipërisë, nga Shkodra me Keti Bazhdarin e deri në Sarandë me Floriana Kokën, sepse të gjitha energjitë duhet të shkojnë në një drejtim, në një drejtim për më shumë shërbime dhe më shumë punësim. Sepse ky ishte dhe mbetet edhe qëllimi i madh i reformës administrative dhe territoriale për të sjellë një rol të ri të kryetarëve të bashkive në jetën e komunitetit, për t’i dhënë fund konceptimit, perceptimit dhe për fat të keq edhe përjetimit nga shumë prej kryetarëve të kësaj detyre në aspektet më të parëndësishëm, për qytetarët për t’i dhënë një kuptim të ri bashkive të reja, kryetarëve të rinj të Bashkive dhe Këshillave të reja të bashkive.

Që do të thotë një përkushtim dhe një vizion i ri strategjik për zhvillimin e komunitetit, sidomos për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndaj janë zgjeruar bashkitë, ndaj janë krijuar hapësira të reja për bashkitë e për komunitetet në mënyrë që kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës dhe në mënyrë që kryetarët dhe kryetaret e reja të Bashkive të Shqipërisë, të kenë më shumë mundësi, të kenë më shumë instrumente, të kenë më shumë resurse në duart e tyre për të bërë politika më efikase të cilat rrisin ekonominë e këtyre bashkive, rrisin dhe begatojnë jetën e këtyre komuniteteve dhe familjeve të tyre. Prandaj të gjitha votat për Erjon Veliajn, kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” në Tiranë, të gjitha votat për kandidatët tanë nga Shkodra e deri në Sarandë. Sigurisht që këto janë zgjedhjet vendore, sigurisht që këto janë zgjedhje administrative, sigurisht që këto janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e shtuara në Tiranë dhe në shumë prej qyteteve dhe komunave të deritanishme.

Por pa asnjë diskutim që zgjidhja e këtyre kërkon një vullnet politik, kërkon që të jepet fund konceptimit të bashkive si instrumente politike të partisë që ka kryetarin e Bashkisë, apo që ka shumicën e Këshillit Bashkiak. T
‘i jepet fund përdorimit të bashkive për të bërë luftë me qeverinë, sepse e pësojnë qytetarët, e pëson komuniteti. Opozita nuk ka përse të kërkojë bashkitë për të luftuar qeverinë. Opozita e ka parlamentin dhe ju e dini që ia kemi krijuar të gjitha mundësitë që ta bëjë luftën e saj në parlament brenda të gjitha normave demokratike.

Bashkitë e Këshillat e Bashkive janë për të zgjidhur problemet e qytetarëve, në Shkodër, në Tiranë, në Sarandë e kudo tjetër. Nuk janë për të marrë porosi nga partitë në Tiranë në mënyrë që të bllokojnë qeverinë nëpër bashki. Ndaj kërkoj votën tuaj në Tiranë, për Erjon Velinë, kërkoj votën e shkodranëve në Shkodër për Keti Bazhdarin, kërkojmë votën e sarandjotëve për Floriana Koka në Sarandë, në mënyrë që e gjithë Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e një progresi dhe në rrugën e rritjes ekonomike.

Nuk është vetëm qeveria përgjegjëse për zhvillimin ekonomik të vendit. Çdo bashki ka përgjegjësitë e saj për të rritur ekonominë e komunitetit që ajo administron. Ka për detyrë të bashkëpunojë me qeverinë në këtë drejtim.

Të gjitha energjitë duhet të ecin në një drejtim, atë të rritjes ekonomike të Shqipërisë sepse vetëm kjo krijon më shumë mundësi për të rinjtë dhe për të rejat për t’u punësuar. Krijon më shumë mundësi për investimet e huaja dhe për të rritur investimet e sipërmarrjes vendase.

Ekonomia jonë ka sfida të mëdha sepse ekonomia e rajonit tonë, e fqinjëve tanë ka sfida të jashtëzakonshme, sepse ekonomia e eurozonës dhe e të gjithë kontinentit ndeshet me vështirësi të mëdha. Shpesh themi se rritja ekonomike e Shqipërisë, pa dyshim që është më e mirë pasi ishim të prag të një katastrofe.

Por themi që rritja ekonomike e Shqipërisë është në parametrat e vendeve të tjera të rajonit duke përfshirë këtu edhe vendet tona fqinje si Maqedonia apo Kosova.
Por mjafton të kapim vetëm një aspekt thelbësor për të kuptuar se sa shumë energji duhet të investohet për rritjen ekonomike të vendit dhe në burimet e reja të kësaj rritje ekonomike dhe se sa kohë të padobishme harxhojmë me akuza dhe me retorika të pa nevojshme.

Edhe pse ne kemi më shumë emigrantë si vend, edhe pse jemi një vend më i madh se sa Kosova dhe Maqedonia, të ardhurat nga emigrantët në Kosovë dhe në Maqedoni janë dyfishi i të ardhurave të emigrantëve të Shqipërisë për një arsye objektive, sepse emigracioni i tyre është në vendet që janë prekur më pak nga kriza, në Gjermani dhe në Zvicër, ndërsa emigracioni ynë është në vende që janë goditur më rëndë nga kriza si Greqia apo Italia.

Dhe nuk është pak që të mungojnë në ekonominë e një vendi si Shqipëria gati 500 milionë euro çdo vit dhe kjo është një arsye e rëndësishme, është një arsye themelore, është një arsye objektive e trashëguar e cila mund të zgjidhet vetëm duke punuar me vizion dhe përkushtim për të rritur ritmet ekonomike të vendit në ata sektorë ku potencialet prodhuese ekzistojnë.

Por kjo nuk është vetëm çështje dëshire dhe qartësie.

Kjo kërkon një politikë akoma dhe më efikase në drejtim të investimit në këta sektor dhe unë dua të falënderoj sot Ministrin e deri tanishëm të Punës, Erjon Veliajn sepse ai ndërtoi një politikë e cila do të japi rezultate të pa diskutueshme për formimin profesional, edukimin profesional, sepse nuk mund të rriten këta sektorë të ekonomisë pa kualifikuar të rinj, pa arsimuar të rinjtë në të gjitha këto fusha ku vendi ka mundësi dhe ku investitorët janë të prirur për t’i investuar.

Ndaj që të rritet Shqipëria ekonomikisht, që të rritet ekonomia jonë kombëtare duhet që edhe të rinjtë dhe të rejat të rriten, jo thjesht në moshë, por në dije, në ide, në formim dhe në kualifikim profesional në mënyrë që ne të arrijmë brenda një kohe sa më të shpejtë t’i rikthehemi ritmeve të rritjes ekonomike të cilat do të na çojnë në ato nivele që ekonomia shqiptare ishte para krizës.

Sepse koha që ekonomia jonë bazohet te modeli i vjetër që përmes të ardhurave të emigrantëve blinim prodhimet që vinin përsëri nga jashtë dhe financonim një ekonomi konsumi ka përfunduar. Dhe për këtë përgjegjësia është e të gjithë politikanëve.

Tani nuk është koha për të vënë gishtin tek fajtorët, tani është koha për të ndërtuar një politikë të re dhe unë jam i bindur që këtë synon edhe ligji për arsimin e lartë dhe e gjithë reforma që po bëhet në fushën e arsimit për të orientuar arsimimin dhe edukimin e të rinjve drejt perspektivës më të mirë ekonomike, drejt atyre degëve dhe sektorëve që do ta rrisin ekonominë e Shqipërisë që do të hapin vende të reja pune, për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Largimi nga Shqipëria nuk mund të jetë më as zgjidhja dhe as ëndrra e një të riu dhe e një të reje.

Ne e dimë se Kukësi është një nga qarqet më të vështira, ne e dimë që është shumë e lehtë të akuzosh qeverinë e sotme për problemet që ka Kukësi, por është e pamundur për qeverinë që ishte për 8 vite që thotë se cilin vend pune hapi në Kukës në tetë vite.

Ndaj të mos e përdorim varfërinë e shumë shqiptarëve thjesht për të bërë politikë, sepse nuk është ndonjë zbulim.

Le të angazhohemi të gjithë për të dhënë zgjidhje, për të gjithë shqiptarët për t’i ndihmuar dhe për t’u rritur shpresën , për ta parë të ardhmen në vendin e tyre. Le të bëjmë më shumë debate në parlament për rritje që ndihmojmë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe dua të falënderoj Erjon Veliajn sepse si Ministër i Punës e shumëfishoi fondin për punësimin i cili pothuajse nuk ekzistonte fare në të kaluarën duke stimuluar të gjithë ato sipërmarrje të cilat hapnin vende të reja pune.

Dhe kjo politikë duhet të vazhdojë dhe jam i bindur që kjo politikë do të jetë një nga drejtimet kryesore të Bashkisë së re të Tiranës. Unë sot kam vendosur të iki në stadium, sepse luan Tirana me Partizanin. Por kam vendosur të iki në stadium, sepse më në fund stadiumet tona po mbushen plot edhe kur nuk luan kombëtarja.

Dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Dhe unë e di se ju kishit një debat për orarin e mitingut sepse shumë prej jush sot do të shkonin në stadium.

Ju e dini që dje në Shkodër kryeministri Rama përuroi fillimin e punimeve për stadiumin e ri të Shkodrës që është një vepër e jashtëzakonshme dhe që Shkodra e meriton më shumë se kushdo sepse është ajo që e lindi futbollin në Shqipëri.

Unë jam i bindur se mbështetja e sportit është rruga e duhur për të rritur një rini aktive, një rini të shëndetshme, një rini e cila i përballon me sukses të gjitha sfidat në jetën e saj,. Dhe unë besoj se Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës do të bëjë shumë herë më tepër për sportin. Dhe këtë mundësi ia jep kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës edhe reforma që ne bëmë dhe hapësira e re në të cilën shtrihet kjo bashki në mënyrë që kjo bashki t’i garantojë të gjithë qytetarëve të Tiranës më shumë ambiente sportive, më shumë stadiume, më shumë fusha sporti. Ashtu sikurse jam i bindur se kryetari i bashkisë e ka lexuar shumë mirë shqetësimin tuaj të shprehur edhe këtu, të shoqërisë civile për t’i zgjeruar hapësirat e gjelbërta dhe jo për t’i vrarë ato, sepse u duhet të rinjve, u duhet fëmijëve, u duhet edhe të moshuarve.

Unë besoj se kryetari i ri i bashkisë së Tiranës me mbështetjen tuaj dhe të këshillit të bashkisë ku ju do të jeni një zë shumë i rëndësishëm, do ta kthejë në realitet kartën e studentëve në mënyrë që studentët të kenë mundësi për shërbime më të mira, por edhe më të përballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Jam i bindur se
jeni në rrugën e duhur, në drejtimin duhur në Tiranë me Erjon Veliajn, në drejtimi e duhur me kandidatët e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”në të gjithë vendin.

Jam i bindur që jemi në rrugën e fitores, jo të një fitoreje për të mundur kundërshtarët, nuk është ky qëllimi ynë, nuk është kjo beteja jonë. Por të një fitoreje për të përballuar me sukses këto sfida dhe vështirësi me të cilat ndeshen qytetarët e Tiranës në jetën e përditshme,ndeshen të rinjtë dhe të rejat e Tiranës në jetën e përditshme. Jemi duke bërë një fushatë mjaft pozitive.

Dhe dua ta përshëndes edhe kandidatin tonë për bashkinë e re të Tiranës z. Veliaj i cili ka komunikuar në mënyrë shumë qytetare me kandidatin tjetër të opozitës z. Kosova dhe e ka ftuar dhe garantuar për një fushatë sa më qytetare , siç e meriton kryeqyteti i Shqipërisë.

I ftoj të gjithë kandidatët tanë që të bëjnë këtë gjë sepse Shqipëria e vitit 2015 meriton një fushatë vetëm pozitive, një fushatë që bazohet mbi projekte, një fushatë që bazohet mbi ide, një fushatë që bazohet tek bashkëpunimi në radhë të parë me qytetarët, por dhe tek respekti për rivalët dhe kundërshtarët, prandaj mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju, për Lëvizjen Rinore për Integrim.

Ju jeni fuqia e vërtetë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Unë jam shumë krenar për ju, por jam i bindur se edhe prindërit tuaj janë shumë krenarë për ju. Janë krenarë për ato që ju keni arritur, edhe duke u marrë me politikë dhe me një organizatë si Lëvizja Rinore për Integrim, sepse drejtuesit tuaj janë studentë të shkëlqyer, janë shembulli më i mirë për çdo të ri dhe të re.

Se si angazhimi politik i ndihmon që të bëhen më të fortë, i ndihmon për t’u socializuar në komunitet, i ndihmon për të ecur më shpejt në jetë, i ndihmon për të qenë përfaqësues të gjeneratës e cila ka për detyrë pikërisht, siç tha Erjoni sot, tani për t’i dhënë Shqipërisë atë ritëm dhe atë energji që e ardhmja e saj, e ardhmja juaj meriton. Jam i bindur se pas 21 qershorit, Tirana do të ecë shumë më shpejt me ritmin e Erjon Velisë dhe me ritmin e këshillit të ri të bashkisë së Tiranës që ju do të zgjidhni me votën tuaj.

Jam i bindur se e gjithë Shqipëria nën shembullin e Tiranës do të ecë akoma më shpejt. Fitore dhe suksese të gjithëve në këtë fushatë . Edhe njëherë tjetër mos harroni provimet. Angazhimi në fushatë nuk mund të jetë justifikim për provimet. Suksese dhe fitore! Përpara nën drejtimin duhur. Me Erjon Veliajn, me LSI dhe me “Aleancën për Shqipërinë Europiane”.

Teksti i plotë i këngës së LSI-së për fushatën 2015

Jemi një komb
Jemi të rinj krenarë
nga historia

Me dashuri
paqe në shpirt
me sytë nga ardhmëria

Çdo ditë që nis
do jetë më mirë
shpresojmë tek mirësia

Në rrugën tonë
pa ndalur vijojmë
me paqen dashuruar

Jemi këtu
dhe jemi shumë
eja me ne bashkuar
Zemrën dëgjon
fatin ndryshon
me shpirtin e ndriçuar

Në forcën tonë
Kaq shumë besojmë
Dhe hapi ynë nuk ndalet

Ref: Në rrugën tonë…