Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Njësinë nr. 1 në Tiranë

Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Njësinë nr. 1 në Tiranë

LGI.01.05.2015

Gjosha: Krenare që shoh tre herë më shumë gra dhe vajza se në 2013

Gjosha: Vota juaj në këto zgjedhje është votë për të ardhmen e familjeve tuaja

Gjosha: Njësia nr. 1 mbetet besnike e votës ndaj Lëvizje Socialiste për Integrim

Kryetarja e LGI-së, znj Klajda Gjosha, njëkohësisht edhe e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.

Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, znj. Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.

“Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013.

Ju falënderoj dhe jam e bindur se kjo do të thotë se në këto zgjedhje lokale, rezultati do të jetë akoma dhe më i mirë”, – tha znj. Gjosha.

Gjithashtu, Kryetarja e LGI-së kërkoi angazhimin e grave dhe vajzave në këto zgjedhje, duke theksuar se në 21 qershor qytetarët, votojnë alternativën më të mirë për familjet e tyre.

“Në këto zgjedhje lokale mbi të gjitha të gjitha ju që jeni nëna do të votoni edhe për fëmijët tuaj, për çerdhe e shkolla me kushte më të mira, për më shumë hapësira të gjelbërta e sportive,ndaj me besnikërinë tuaj ndaj LSI-së, unë do ju kërkoja që këtë votë t’ia jepni kandidatit të maxhorancës qeverisëse, z. Veliaj”, – shtoi Kryetarja e LGI-së.

Znj. Gjosha, nënvizoi gjithashtu se në zgjedhjet lokale do të ketë dy lloj votash, vota për LSI-në, prej së cilës do të zgjidhen këshilltarët në Këshillat Bashkiakë dhe vota për kandidatin e maxhorancës për Bashkinë e Tiranës, z. Erion Veliaj.

“Në këto zgjedhje ne përfaqësohemi me 50% kandidate gra dhe vajza, dhe më duhet të theksoj këtu mbështetjen reale që LSI-ja dhe veçanërisht Kryetari i saj, z. Meta ka treguar ndaj nesh. Është një mbështetje që na nxit të jemi më të angazhuara në këto zgjedhje”, – theksoi znj. Gjosha.
Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh se kësaj here vota do të shkojë për kandidatët e duhur, në mënyrë që Tirana ti rikthehet punës.

“Tirana ka nevojë për premtime të mbajtura dhe në besojmë se zoti.

Veliaj do të mund t’i ofrojë kryeqytetit zhvillimin e munguar, për ta kthyer vërtet në një qytet evropian.

Por, gjithashtu me këtë kandidat ne do të mundemi të gjithë të kemi një Kryebashkiak që është pranë qytetarëve dhe zgjidh problemet e tyre”, – deklaroi ndër të tjerash gjatë këtij takimi znj. Klajda Gjosha.