25 Nov Meta: 100 Vitet e ardhshme, vitet e bashkimit të shqiptarëve.
Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni z. Menduh Thaci, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë e festive të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Tetove.
Përmbyllja e festimeve zhvillohet në kuadër të nismës "100 Vjet pa Shqipëri" të ndërmarrë nga PDSH.
Z. Meta, në kuadër tv fesimeve mori pjesë nv zbulimin e pllakës dhe fotografisë pvrkujtimore tv ish Kryetarit të PDSH z. Arben Xhaferri në qendvr të Tetovvs, në prani të mijvra qyetarvve dhe bashkvkombasve.
Më pas ceremonia u transferua në Pallatin e Kulturës ku u mbajt Akademia Solemne me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, gjatë së cilës u mbajt një minutë heshtje nv nderim tv z. Arben Xhaferri.


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një takim organizativ me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Bashkinë e Shijakut. Objekti kryesor i këtij takime ka qenë prezantimi i kryetarit të ri të LSI-së së Shijakut, z. Edmond Lala. Z. Meta ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, si dhe nga Prefekti i këtij qarku, Genci Alizoti.
2209 delegatë votuan për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues Kombëtar si dhe miratuan propozimet për ndryshimet në programin politik të LSI-së si dhe në statut
Të dashur delegate dhe delegatë të kësaj konvente. Dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj përpara konventës dhe në përgatitjen e saj për mposhtjen që i bëtë dje atij rrebeshi të paparë për angazhimin tuaj mjaft aktiv gjatë gjithë punimeve dhe seancave, sidomos për kontributin që dhatë gjatë tryezave që u zhvilluan dje për punësimin, bujqësinë, për arsimin, për shëndetësinë, për rininë, për gruan dhe njëkohësisht edhe sot për këtë debat për të modernizuar më tej programin e LSI-së por edhe statutin e saj. Sepse duam të ecim më shpejt me një ritëm më të lartë, me ritmin e Shqipërisë së vërtetë evropiane, me ritmin e atyre që ndiejnë përgjegjësi në radhë të parë për të ardhmen. Dua të përgëzoj grupin e punës për programin sidomos për çështjet ekonomike dhe dua të theksoj se për LSI-në punësimi mbetet prioriteti më i rëndësishëm, më i madh. Natyrisht krahas garantimit të rritjes së mëtejshmes ekonomike, por ajo që është thelbësore për LSI-në, edhe në raport me Partinë Demokratike, është se kjo rritje ekonomike duhet të shkojë në radhë të parë në interes të rritjes së punësimit në vend. Sepse kjo krizë e jashtëzakonshme që ka përfshirë Europën, që ka përfshirë vendet tona fqinje dhe partneret tona kryesore ekonomike dhe tregtare.