Meta, apelon per konsensus, Meta :Politika te jete e pergjegjshme per ti dhene shqiptareve statusin kandidat

Meta, apelon per konsensus, Meta :Politika te jete e pergjegjshme per ti dhene shqiptareve statusin kandidat

ilirmetapaskuqankonsensus

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Zv. Kryetari i LSI-së –së, Petrit Vasili, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e LSI-së në Komunën e Paskuqanit. Në këtë takim u bë një analizë e punës së bërë deri më tani nga struktura e LSI-së atje dhe u përcaktuan objektivat për të ardhmen. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se politika shqiptare është e papërgjegjshme dhe po pengon integrimin evropian të vendit.

Sipas tij roli i LSI-së në politikën shqiptare është vlerësuar si një alternativë e arsyeshme me këmbë në tokë që synon të zgjidhë probleme dhe jo të krijojë apo të shtojë problemet që edhe kështu siç janë janë të shumta. “Jemi në një moment të rëndësishëm, jemi në prag të 100-vjetorit por edhe ndërkohë që përgatitet i gjithë kombi për ta festuar këtë 100-vjetor, ne shohim një politikë të papërgjegjshme e cila pengon integrimin e vendit, shohim një politikë qesharake siç kjo puna e qarkut të Fierit, ku kryetari që pretendonte se ishte zgjedhur kryetar mungon në seancat gjyqësore kur merret vendimi për këtë çështje për paditë që ka bërë vetë dhe merr raport mjekësor nga gruaja e tij mjeke, dhe pasi skadon afati për miratimin e tre ligjeve në Parlament, del dhe thotë se ‘unë tërhiqem tani nga padia që kam bërë sepse i ka kaluar aktualiteti’ e kështu me radhë. E thashë këtë se sa serioze është situata në kuptimin e papërgjegjshmërisë politike. Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për përgjegjshmëri. I kemi bërë thirrje edhe Partisë Demokratike për të qenë sa më e përgjegjshme dhe konstruktive. I kemi bërë thirrje edhe Partisë Socialiste për të hequr dorë nga rruga e bllokimit sepse kjo dëmton vendin, nuk është se dëmton thjesht qeverinë. Ne natyrisht nuk e ndryshojmë dot as njërin as tjetrin. Por, ne u kemi treguar dhe u tregojmë shqiptarëve se ne jemi të përgjegjshëm, ne jemi për bashkëpunim, ne jemi për të gjithë problemet e njerëzve, ne jemi për të plotësuar detyrimet ndaj integrimit evropian. Nuk jemi për të bërë kokëfortësi me fatet e vendit edhe të qytetarëve sepse këto i paguajnë qytetarët. Unë them që kjo është ajo që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Ky është një vlerësim që i bëhet LSI-së si një alternativë e arsyeshme me këmbë në tokë që synon të zgjidhë probleme dhe jo të krijojë apo të shtojë problemet që edhe kështu siç janë, janë të shumta”, u shpreh z. Meta.

Rritja e LSI-së rit peshën e politikës së përgjegjshme në Parlament, në qeverisje, në komunikimin publik dhe kudo. Ne nuk synojmë as të shajmë njeri, as të shpifim për njeri. Ne synojmë të japim mesazhet e duhura të integrimit, të zhvillimit, të bashkëpunimit, të vëmendjes për të rritur punësimin sepse ky është problemi më i madh sot për të gjithë shqiptarët. Është për ata që janë në punë që të mos humbasin vendet e punës qoftë edhe për arsye të krizës, është dhe për ata që janë të papunë që të gjejnë mundësinë për të punuar. Edhe emigracioni nuk është tani një zgjidhje e lehtë dhe shumë prej tyre që kanë qenë në Greqi apo në vende të tjera nuk kanë më punë dhe shpresë më atje. Këtu duhet t’i përqendrojmë të gjitha energjitë tona. Natyrisht që LSI është një parti që do të eci përpara sepse ka konkurrencën dhe vlerësimin në bazë të meritave. Ne jemi të bindur që edhe në bazë të rezultatit që do të arrihet këtu do të bëhen dhe vlerësimet e duhura për të ardhmen. Ndaj është shumë i rëndësishëm organizimi sipas qendrave të votimit sepse rezultati është tek qendra e votimit. Ne mund të rrimë këtu dhe të bëjmë mbledhje çdo natë, të bëjmë debat apo edhe teori edhe pse duhet të bëjmë edhe mbledhje dhe të shkëmbejmë mendime të ndryshme por puna dhe rezultati është tek qendra e votimit”, vijoi ai. Z. Meta tha se Konventa Kombëtare e LSI-së ishte një ngjarje e rëndësishme që reflektoi në gjithë vendin, një shembull demokracie që nga zgjedhjet për kryetar, një votim elektronik i realizuar për herë të parë në Shqipëri duke bërë që rezultati të dalë sapo mbaron votimi, të printohet dhe e shikon kushdo në prani të kamerave e kështu me radhë, pasi edhe puna e zgjedhjeve është çështje vullneti.

Në politikë gjithçka peshohet me votë, edhe kalkulateti, edhe reputacioni, edhe angazhimi, edhe serioziteti, puna që bëhet e kështu me radhë. Unë besoj që këtu është një ekip shumë i mirë që mund të bëjë një punë shumë të madhe për të ardhmen dhe jo vetëm që mund t’i realizojë ato objektiva që ju përmendet këtu por edhe t’i tejkalojë ato. Sot mund të duken pak si të forta, por pas tre muajsh vërtet si tërësisht të kalueshme.

Ne nuk kemi frikë as nga konkurrenca dhe as nga demokracia. Përkundrazi i duam ato pasi ato mund të na çojnë përpara”, u shpreh Z. Meta.