Mbyllet me sukses të plotë Konventa Kombëtare e LSI-së

Mbyllet me sukses të plotë Konventa Kombëtare e LSI-së

img-23412312209 delegatë votuan për anëtarët e rinj të Komitetit Drejtues Kombëtar si dhe miratuan propozimet për ndryshimet në programin politik të LSI-së si dhe në statut

Është mbyllur ditën e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim e zhvilluar mw 27-28 tetor. Punimet dyditore të kësaj konvente përfunduan sot me fjalën e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Dita e dytë të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së u hap me përshëndetjet e ndryshme të ardhura për këtë konventë ku më e veçanta ishte ajo e shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli. Më pas punimet e konventës vazhduan me përshëndetjet e përfaqësuesve të organizatave të LSI-së në Greqi si kryetari i LSI-së së Athinë, Lefter Kuqo, përfaqësuesi i organizatës së LSI-së në Selanik dhe Greqinë e Veriut, Guri Pejo, si dhe përfaqësuesi i organizatës së LSI-së në Volos, Eduart Tafaj. Objekti shumë i rëndësishëm i kësaj dite të dytë ishin ndryshimet që u miratuan për programin politik të LSI-së si dhe për statutin. Ndryshimet për programin i prezantoi para delegatëve Zv Kryetari i LSI, i cili ishte njëherazi drejtues i grupit të punës për ndryshimet në programin politik, Edmond Haxhinasto. Pasi prezantoi të gjitha ndryshimet z.

Haxhinasto e hodhi në votim propozimin dhe 2209 delegatët votuan unanimisht pro këtij programi të ndryshuar politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vëmendja e punimeve të Konventës Kombëtare Zgjedhore më pas u përqendrua në diskutimet në statut. Ndër ndryshimet më të diskutuara për në statutin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin:  Ulja e moshës së anëtarësisë në LSI e cila nga 18 vjeç u ul në 16 vjeç, u sanksionua gjithashtu që 50% e të gjitha forumeve drejtuese të jenë femra si dhe konventa miratoi ndryshimin që drejtuesit e organizatave të LSI-së në diasporë. Konventa Kombëtare Zgjedhore u mbyll me fjalën e Liderit të LSI-së, Ilir Meta. Mijëra delegatë të zgjedhur të organizatave të LSI-së nga i gjithë vendi dhe qindra të ftuar, asistuan gjatë datave 27 dhe 28 tetor në organizimin madhështor të punimeve të Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së. Kjo konventë u nderua në hapjen e saj me praninë e tërë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, në veçanti ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, si dhe ai i OSBE-së, Eugen Ëollfarth. Kanë nderuar me fjalën e tyre përshëndetëse në këtë konventë liderët e partive politike shqiptare nga i gjithë rajoni si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë. Më konkretisht e kanë përshëndetur Konventën Kombëtare të LSI-së: Hajredin Kuçi, Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Riza Halimi, Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës; Vegim Gashi, Nënkryetar i “Aleancës Kosova e Re”; Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës; Nagip Arifi, Kryetar i Partisë Demokratike në Luginën e Preshevës; Ali Ahmeti, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni; Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Maqedoni; Ahmet Isufi, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës; Rufi Osmani, kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare në Maqedoni; Genci Nimanbegu, nënkryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi dhe Jonuz Mysliu, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik në Luginën e Preshevës. Pas fjalës së hapjes së Kryetarit të Komitetit Organizator për Konventën e LSI-së, Petrit Vasili, fjalën e mbajti Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas përshëndetjeve të të ftuarve të nderuar, punimet e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së vazhduan me diskutimet e shumë prej personaliteteve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në pjesën e tretë të ditës së parë të punimeve të konventës, të pranishmit diskutuan në tavolina të ndryshme për ndryshimet në programin politik të LSI-së, si për çështjen e punësimit, arsimit, bujqësisë, rinisë, shëndetit dhe gruas.

Mbyllja e procesit të votimit për anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar

Procesi i votimi për anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u përmbyll sot në orën 14:00. Në një komunikim me mediet menjëherë pas këtij momenti, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, pasi njoftoi mbylljen e procesit shumë të rëndësishëm të votimi i cili ishte nëpërmjet nj teknologjie të lartë paralajmëroi gjithashtu që edhe numërimi i votave u bë po elektronikisht. “Dua të theksoj që teknologjia e re e aplikuar për herë të parë në sistem të plotë nga regjistrimi i delegatëve deri tek përpunimi i të dhënave, shënon një standard model, një standard shumë më të avancuar në realizimin e zgjedhjeve të lira, të zgjedhjeve me votim të fshehtë që bëhet e mundur falë këtij partneriteti që LSI ka me subjektet të tilla që aplikojnë teknologjinë më të avancuar që është sot në botë për të dhënë mesazhin që këto standarde, kjo cilësi pune është ajo që duhet të na tërheqë vëmendjen që edhe shoqëria kur votohet për zgjedhjet e përgjithshme, apo për zgjedhjet lokale ne të mos vazhdojmë të mbetemi më peng i proceseve manuale, por teknologjia e avancuar do t’i vijë në ndihmë procesit, sistemit dhe përmes kësaj të mund të bëhet e mundur që edhe Shqipëria të realizojë këtë cilësi votimi, me këtë nivel të teknologjisë siç e realizuam në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Delegatët me pjesëmarrjen e tyre në votim dëshmuan jo vetëm që procesi i votimit elektronik ishte shumë më i lehtë dhe më i adoptueshëm nga ata, pa pasur asnjë problem të përdorimit të teknologjisë por përkundrazi garanton maksimalisht fshehtësinë e votës dhe leximin e votës me korrektesë ashtu siç është dhënë nga secili delegat, sado që fleta e votimit ka qenë një fletë votimi me 282 kandidatë në të, nga të cilët do të duheshin të selektoheshin 120 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar që shkojnë në këtë forum për shkak të fitores në garën e votimit të fshehtë të cilëve do t’u shtohet pastaj edhe anëtarë të tjerë të forumit që vijnë ex officio dhe ku janë votuar më parë, të cilat janë të parashikuara në statutin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Duke shpallur rezultatin përfundimisht konsiderohet e mbyllur pastaj Konventa e cila natyrshëm i hap rrugën konstituimit të forumeve që do të dalin nga KDK-ja, konstituimit të vetë KDK-së fillimisht dhe pastaj natyrshëm nga KDK-ja do të dalë kryesia, do të zgjidhen edhe funksionarët e tjerë të lartë drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kjo do të përbëjë ekipin e ri politik që do të drejtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në katër vitet që vijnë. Por, padyshim përgjegjësia më e madhe, angazhimi më i madh i ekipit të ri drejtues që do të dalë bashkë me KDK-në, është natyrshëm sfida politike e zgjedhjeve të vitin 2013. Ashtu siç u pa edhe në Konventë të gjithë delegatët fokusin kryesor e kanë tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2013. ”, tha ndër të tjera z. Luan Rama. ndërkohë që më pas fjalën e mori kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në LSI, Klajda Gjosha, tha se nga 2209 delegatë kanë votuar 2107 prej tyre dhe në përqindje do ta përktheja rreth 94%.  “Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve unë Klajda Gjosha në prani të dy anëtarëve, Elio Elezi dhe Juliana Hoxha, më lejoni të shpall të mbyllur procesin e votimit, procesin e zgjedhjeve për Komitetin Drejtues K
ombëtarë të LSI. Unë kam në dorë listën e të gjithë kandidatëve për të cilën është votuar sot dhe ju mund ta shikoni është dhe e firmosur nga unë personalisht dhe nga të dy anëtarët. Mund t’u them që nga 2209 delegatë kanë votuar 2107 prej tyre dhe në përqindje do ta përktheja rreth 94%. Gjë e cila tregon dhe njëherë korrektësinë, sigurinë, dhe angazhimin e madh që kanë të gjithë delegatët dhe gjithë anëtarësia e LSI për të ardhur në votim, për të marrë pjesë, për të zgjedhur instancat e tyre drejtuese dhe për atë të cilën ato kanë votuar sot, Komitetin Drejtues Kombëtarë. Unë i falenderoj të gjithë delegatët për pjesëmarrjen e tyre dhe të gjithë anëtarët të cilët kanë ndihmuar në këtë proces votimi. Me lejoni të them dhe njëherë se ky ka qenë procesi elektronik i parë në Shqipëri, dhe i pari do thosha më i realizueshmi. Mbi të gjitha dhe çka është më e rëndësishmja ka qenë një sistem i ndarë i cekimit nga procesi i votimit, në mënyrë që siguroheshe vota e çdo anëtari, pra e çdo delegati vetëm njëherë dhe të parandaluar çdo lloj paragjykimi për votën e drejtë dhe të fshehtë të secilit delegatë. Ky është pak a shumë dhe rezultati i deritanishëm. Në fakt rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, ne do na duhet pak kohë, pra deri nesër për ta shpallur, pasi në listën që ne kemi këtu, më lejoni tu them se emrat janë të renditur në mënyrë alfabetore, pra nga A-ja deri në fund dhe ne do të na duhet ta përkthejmë këtë në vota e gjithsecilit, pra të bëhet renditja sipas votave që ka marrë çdo kandidatë. Unë ju falënderoj shumë, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen, për këtë proces të shkëlqyer zgjedhorë dhe shpresoj që deri nesër pra do të kemi dhe rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve. Ju falënderoj dhe njëherë të gjithëve”, tha ndër të tjera znj. Gjosha.