Paskali, Caka : Përfaqësimi me 50% e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në forumet drejtuese të LSI-së,tregues i qartë për rolin e gruas në LSI

Paskali, Caka : Përfaqësimi me 50% e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në forumet drejtuese të LSI-së,tregues i qartë për rolin e gruas në LSI

takimfb-brunasilvaplan

Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Brunilda Paskali, dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e këtij forumi, Silva Caka, kanë zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale.

Pas tre takimeve të zhvilluara nga Lëvizja Rinore për Integrim, mbrëmjen e sotme Lëvizja e Gruas për Integrim ka organizuar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Brunilda Paskali, dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e këtij forumi, Silva Caka, kanë zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Ato iu përgjigjen pyetjeve te një auditori të gjerë, kryesisht studentë dhe gjimnazistë për mundësitë që u ofron LSI-ja, që gratë dhe vajzat shqiptare të kenë akses në vendimmarrjen në politikë dhe alternativat që ofron LSI për zgjidhjen e çështjeve të punësimit apo edhe rritjes së rolit të gruas në shoqërinë shqiptare.

Pyetjes së sa e rëndësishme është pjesëmarrja e gruas në vendimmarrjen brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim znj. Paskali iu përgjigj se sanksionimi me 50% e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në forumet drejtuese të LSI-së është një tregues i qartë se sa i rëndësishëm është zëri i grave në këtë forcë politike.

“LGI nuk është një strukturë e re e LSI-së por në këtë periudhë ka qenë në një periudhë organizimi dhe ka vënë një strukturë të shëndoshë. Përsa i përket pyetjes se sa janë të angazhuara gratë dhe vajzat në vendimmarrjen në LSI këtë më mirë se çdo gjë tjetër e thotë sanksionimi me 50% e pjesëmarrjes në forumet drejtuese. Ky sanksionim nuk do të ishte marrë nëse zëri ynë nuk do të ishte i rëndësishëm. Ky është një tregues shumë i madh”, tha ndër të tjera Nënkryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Brunilda Paskali.

Nga ana e saj Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e këtij forumi, Silva Caka, u shpreh se ky sanksionim është një risi jo vetëm për LSI-në apo LGI-në por për të gjithë politikën shqiptare dhe është një shembull shumë i mirë për tu ndjekur. “

Gratë dhe vajzat shqiptare kanë alternativën më të mirë duke iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim për shumë arsye. Përveç faktit që përfaqësohet në të gjitha strukturat apo forumet drejtuese të LSI-së ka edhe një favor tjetër që ka të bëjë me përthithjen e figurave të reja dhe premtuese për politikën shqiptare. Ka gjithmonë figura të reja dhe ky është premtimi më i madh që ne mund tu bëjmë grave dhe vajzave shqiptare. Ata tashmë mund të jenë shumë të përfaqësuara dhe kanë zërin e tyre të fuqishëm në Lëvizjen e Gruas për Integrim dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim”, tha ndër të tjera znj. Caka. Takimi në “Facebook” i LGI-së u moderua nga gazetari Bledian Koka në kohë reale online në internet.