Meta: 100 Vitet e ardhshme, vitet e bashkimit të shqiptarëve. 

Meta: 100 Vitet e ardhshme, vitet e bashkimit të shqiptarëve. 

metanetetove100vjet

Me ftesë të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni z. Menduh Thaci, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë e festive të 100 Vjetorit të Pavarësisë në Tetove.

Përmbyllja e festimeve zhvillohet në kuadër të nismës “100 Vjet pa Shqipëri” të ndërmarrë nga PDSH. 

Z. Meta, në kuadër tv fesimeve mori pjesë nv zbulimin e pllakës dhe fotografisë pvrkujtimore tv ish Kryetarit të PDSH z. Arben Xhaferri në qendvr të Tetovvs, në prani të mijvra qyetarvve dhe bashkvkombasve. 

Më pas ceremonia u transferua në Pallatin e Kulturës ku u mbajt Akademia Solemne me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, gjatë së cilës u mbajt një minutë heshtje nv nderim tv z. Arben Xhaferri. 

Gjatë këtij manifestimi, z. Meta mbajti një fjalim duke shprehur mbvshtetjen e Shqiperisë dhe në vecanti të Lëvizjes Socialiste për Integrim për shqiptarët e Maqedonisë dhe të drejtat e tyre. 

Z. Meta u shpreh se nëse këto 100 vite kanë qenë pa Shqipërinë, 100 vitet që vijne do tv jenë vite me Shqipërinë, shume më të mira se të shkuarat. 

Z. Meta tha se këto 100 vite kanë qenë të vështira, kanë qenë vite të mbijetesës së shtetit që u krijua me përpjekjet e saktificat e shqiptarëve nga të gjitha trojet. 

“Por sot ne kremtojmë një Shqipëri të qendrueshme, anëtare në NATO, një Kosovë të pavarur, kremtojmë sakrificat e shqiptarëve në Maqedoni, ku PDSH ka luajtur një rol të jashtëzakonshem”, tha z. Meta.

Z. Meta gjithashtu theksoi se “100 vitet e ardhshme do të jenë vitet e lulëzimit të kombit tonë dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Ndaj e ardhmja duhet të vëre në vend padrejtësitë që i janë bërë kombit tonë”. 

Sot, u shpreh z. Meta, janë përpjekjet dhe sakrificat e paraardhësve tanë që na frymezojnë të clirojmë energji pozitive dhe të shpalosim vlerat tona progresiste dhe evropiane si komb, përkrah aleateve tanë. 

Gjatë fjales se tij, Kryetari i PDSH z. Menduh Thaci shprehu një vlerësim për rolin e z. Meta në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë por edhe për zhvillimin e forcimin e të drejtave të shqiptarëve në të gjitha trojet e tjera.